Leskaj: Kursi i ri i PS-së nuk duhet parë si tërheqje nga opozita e fortë

24 Gusht 2011, 10:30Politika TEMA

Deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, ka deklaruar se kursi i ri që është duke ndjekur kjo parti, nuk duhet parë si një tërheqje nga një opozitë e fortë.

“Kursi i ri i PS-së nuk duhet lexuar si tërheqje nga një opozite e fortë, pasi opozita është e fortë, kur ajo është eficente, kur përzgjidhet ajo qasje që në momente të caktuara jep rezultatin më të lartë, që s’do të thotë rrugë”.

“Një proces reflektimi dhe debati lidhur me qasjen e opozitës në sezonin e ri, i shoqëruar me një analizë të mjedisit politik, ekonomik, socialdhe të proceseve integruese, është zgjidhja më e mirë”, ka thënë Leskaj në një intervistë për “Mapo”.

Leskaj ka folur edhe për raportin e ODIHR/OSBE, duke thënë se ai ka qenë shumë kritik dhe i drejtëpërdrejtë.

“Raporti ishte më kritik se ai paraardhës, sidomos në cilësinë e administrimit të zgjedhjeve dhe konfirmon të gjitha shqetësimet e opozitës, mjafton të shohësh problemet e evidentuara lidhur me listat, median, përdorimin e administratës publike, vendimet e KQZ-së dhe të Kolegjit Zgjedhor dhe rekomandimet e bëra, për të kuptuar sesa serioz ishte ky raport në vlerësimin e tij për zgjedhjet”, tha Leskaj.

6 komente në “Leskaj: Kursi i ri i PS-së nuk duhet parë si tërheqje nga opozita e fortë”

  1. JIMMY says:

    se ju po e vrisni mendjen teke problemet qe ka ai popull ju jeni te marre funde me keqe se salije berisha krimineli

  2. migena aleksi says:

    eh moj zonja leskaj, zgjodhet te degjonit ca ambasadore te paguar dhe jo zerin e lengates popullore. Ia pafshi hajrin zgjedhjes tuaj. Funderrina jeni si Saliu. e percmoni popullin tuaj, e quani te padenje per em shume se kaq. Kur nuk reagojne keta qe kane miliona, si mund te presin nga populli i varfer te mund Saliun? Pse jane kaq te poshter e te mallkuar??

    1. arber says:

      plotesisht e vertete, mendoj se keni te drejte kur PS nuk eshte gje tjeter vetem ana tjeter e medaljes e PD, duhet permbyse sistemi i korruptuar dhe te mos pajtohemi me to.

  3. nastradini says:

    Kursi i ri i Partise se dinosaurave komuniste eshte qe sa me shpejt t’i zboje keto kafshe prehistorike nga Partia e tyre. Me pas te ndryshoje emerin e gazetes famekeqe te Enver Hoxhes “Zeri i Popullit”. Qe i kujton shumices se popullit shqiptar per vuajtjet qe ka hequr nen grushtin dhe thundren e sadistit komunist Hoxha. Te harroje per piramida te mumjeve komuniste, per 8 nentore dhe 29 nentore si simbole ogurzinj per fatin e vendit. Por edhe per fatin e PS-se. Dhe se fundi t’i jape fund vajtimeve te kukumjackes nga pylli paszgjedhor ku eshte futur, por te dale ne fushen e betejes me Sali DEMONIN. Qe ja fali shqiptareve po kjo parti socialiste pas zullumeve te tij ne vitin 97 me shume viktima nga pas. Kur t’i beje keto do te jete gati t’i perballet Bajlozit te Zi me emerin Sali. Se do te kete pas vete jo vetem fanatike enveriste por edhe mesen gri te shqiptareve. Prandaj zonja Leskaj me mire te flase me shkoqur se me fraezollogji boshe dhe t’i lere nuancat per lidhje e koalicione me rushfetciun Ilir Meta. Se do te humbasin shumicen e elektoratit.

  4. Savo Dukati! says:

    Nastradini ka shkruar qart, si patriot. Nuk kam ç,ti shtoj. Kush nuk pronocohet hapët karshi tradhëtis sot është bashkpunor!

  5. PaKurs says:

    Znj.Leskaj per cfare kursi e keni fjalen?Egzistojne vetem dy rruge per te larguar kriminelin Berisha nga pushteti i vjedhur qe perpiqet ta mbaje me dhune.1) Presion i forte nderkombetar 2) Protesta te panderprera popullore.Alternativa e pare ka pak gjasa te ndodhe se lobimi i Berishes dhe kontratat qe u jep te huajve jane te majme.Alternativa e dyte eshte e mundur por organizimi eshte i veshtire sidomos ne keto momente kur edhe opozita i ka braktisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje