Shqipëria dhe Kosova, në garë se kush dënon më ashpër rregjimet diktatoriale

23 Gusht 2011, 17:57Politika TEMA

Shqipëria ishte një nga vendet e para, pas fuqive të mëdha, SHBA-së, BE-së dhe NATO-së, që reagoi për marrjen e Tripolit nga rebelët. Kryeministri Berisha dhe Ministria e Jashtme e përshëndetën me entuziazëm këtë ngjarje.

Vetëm pak minuta më vonë reagoi Ministria e Jashmte kosovare, e cila gjatë ditës së sotme ka dënuar ashpër edhe dhunën në Siri nga Bashar al-Assad.

E ndërsa fuqitë e mëdha shprehen me tone të matura në deklaratat e tyre, dy vendet tona përdorin gjithë metaforat e mundshme kundër këtyre rregjimeve, duke shprehur dashurinë e madhe për popujt dhe lirinë.

Këto deklarata duken qesharake në fakt, pasi përveçse për të shkaktuar humor në Shqipëri dhe Kosovë, nuk i dëgjon kush në botë.

Duhet theksuar se askush nga vendet e Ballkanit nuk ka reaguar me deklarata zyrtare dhe me conference zyrtare për këto zhvillime. Madje, edhe vendet afrikane, ku po ndodhin këto zhvillime, nuk kanë pasur këtë reagim dhe këtë entuziasëm sa është shfaqur nga politikanët tanë.

6 komente në “Shqipëria dhe Kosova, në garë se kush dënon më ashpër rregjimet diktatoriale”

  1. Brazili says:

    Karagjoze,si gjithmone.Nuk dine cfare te bejne dhe dalin ne konferenca shtypi pa bosht,pa arsye.

  2. mimi says:

    gjithmon zelli i tepruar e i nxituar, tregon mungese personaliteti dhe pjekurie!

  3. Ngjela Sot says:

    Mrekullite gjithmone i sjell rastesia por mrekullia Shqipetare qendron tek vitualiteti popullit te mrekullushem qe kur ben shume vape mesohet dhe kur ben shume ftohte vaposet. Duhet denuar komunizmi, por duhet ta denojne me pare ata qe jane vrare dhe ata qe jane burgosur per bindje politike dhe jo une qe sme ka hyre gjemb ne kembe nga komunizmi. Kur nje pjese e mire e te denuarve dhe te mbijetuarve jane pro ish PPSH, nuk e kuptoj se çkemi ne te tjeret… dhe une vete i shaje por nuk e di perse…

  4. zani_tirane says:

    Fatkeqesia e ketij kombi gjithmone ka qendruar tek drejtuesit e politikes dhe shtetit,qendrimet e tyre te peshtira servile e tradhetare.A nuk e kuptoni qe pos fqinjeve Sllave-ortodoksedhe Italiane,sot eshte ngritur dhe Turqinia per te na palluar.Dhe kjo vetem pse udheheqesit tane i kane zbathur breket dhe kane hapur shalet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje