Minatorët e Bulqizës nisin sërish protestat

23 Gusht 2011, 10:32Politika TEMA

Minatorët e Bulqizës kanë rinisur gjatë mëngjesit të sotëm protestat, pasi firma ACR ende nuk ka përmbushur kërkesat e tyre.

Firma austriake u ka dërguar një marrëveshje dje minatorëve, ku u ka shpjeguar se firma merr përsipër sigurimin e kushteve më të mira në punë, transparencën e investimeve dhe rritjen e pagës me 20 për qind.

Ndërkohë, firma nuk merr përsipër të paguajë minatorët për ditët e protestave dhe grevës së urisë, ndërsa ka vënë si kusht gjithashtu që marrëveshja të nënshkruhet pa Kolë Nikollën.

Këto kushte nuk janë pranuar nga ana e minatorëve, të cilët tashmë ndodhen që prej mëngjesit para zyrave të ACR-së, ku vihet re një prani e forcave të shumta policore.

Minatorët kanë paralajmëruar se do të rinisin grevën e urisë, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

 

 

1 komente në “Minatorët e Bulqizës nisin sërish protestat”

  1. Kol Frroku says:

    Zoti Berisha ju lutem bëj kujdes me minatorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje