Autokratët s’e lënë pushtetin pa e çuar vendin në buzë të greminës

23 Gusht 2011, 10:24Politika TEMA

Udhëheqësit demokratë ndryshojnë nga ata autokratë në shumë drejtime. Por ka një ndryshim themelor mes tyre, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendet që qeverisin. Një udhëheqës demokrat i përgjigjet protestave popullore me dorëheqje ose zgjedhje të reja. Ndërsa një autokrat i përgjigjet me plumba. Dhe historia ka treguar se autokratët vazhdojnë t’i përdorin plumbat deri në minutën e fundit, kur vendi ka shkuar në buzë të greminës.
Moammar Gadhafi, autokrati që ka sunduar Libinë për katër dekada, nuk bën përjashtim nga autokratët e tjerë. Madje ai mund të jetë një shembull i shquar ndër ta. Pasi trupat e kryengritësve dhe popullsia e Tripolit, kryeqytet të Libisë, morën në kontroll pothuaj gjithë qytetin dje, u duk se Gadhafi nuk do të përdorte më plumbat – pra, do ta dorëzonte pushtetin. Por, në fakt, trupat besnike të tij, të ngujuar në tre lagje të ndryshme të Tripolit, vazhduan të qëllojnë kundër çdo qenie të gjallë që lëvizte në rrugët përreth tyre.
Një nga djemtë e Gadhafit, i kërkuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës, tha mbrëmë vonë në një intervistë me CNN, se babai i tij ishte shëndoshë e mirë në Tripoli dhe se forcat besnike të tij do ta merrin shpejt në kontroll qytetin dhe “do t’ua ndreqin mirë kurrizin atyre minjve dhe gangsterëve që guxuan ta sulmojnë atë”. Sot në mëngjes CNN raportonte se të shtënat vazhdojnë të lokalizuara në tri lagjet ende të kontrolluara nga forcat e Gadhafit.

Respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2011/8/23/autokratet-se-lene-pushtetin-pa-e-cuar-vendin-ne-buze-te-gremines

17 komente në “Autokratët s’e lënë pushtetin pa e çuar vendin në buzë të greminës”

  1. nastradini says:

    Po te kthehemi pak mbrapa ne histori dhe te shikojme pushtimin e Berlinit ne 1945 nga ruset tablloja e sotme e Tripolit do te ishte si fushe me lule. Me urdher te gjeneral Zhukovit per marjen e Rajhshtagut u vrane me se 200 mije ruse dhe 100 mije gjermane per disa ore luftime. Sheshet dhe rruget mbusheshin me kufoma ushtaresh dhe civilesh si kodra dhe male mortore, te tjere kalonin mbi ta per t’u vrare nga armiku. I gjithe ky tmerr i papare ne histori vetem qe ruset te mernin Rajshtagun nje ore me pare dhe gjermanet qe te zgjasnin jeten e Hitlerit me disa ore ne bunkerin e tij. Ndryshe pas disa ditesh cdo gje te do te zgjidhej vetiu pasi Berlini ishte i rrethuar totalisht dhe ishte i destinuar te binte. Kjo ishte perballja finale midis nacional-socializmit te Hitlerit me komunizmin-totalitar te Stalinit. Qe para luftes kishin lidhur pakt miqesie pasi ideologjia ishte me te njejten baze: Pronesia shteterore totalitare e mbi mjetet e prodhimit dhe investimet. Dhe ku jeta e njeriut nuk ka asnje vlere. Gedafi dhe Libia eshte perseritje e historise sic eshte edhe Enver Hoxha me Sali Berishen ne vendin tone.

    1. anticensurë says:

      pas mbarimit të ngjarjeve gjithkush mund të gjkojë nastro!
      ishte a s’ishte i drejtë këtë mund ta tregojnë faktet!
      faktet të paktën për fundin e komunizmit treguan se nuk u derdh gjak!treguan se pasardhësi i tyre jo vetëm ishte por dhe është një autokrat i një niveli të ndyrë dhe të pa ndreqshëm!me gjith shansin që pati për herë të dytë ai jo vetëm që nuk ndrysoi por dhe u egërsua më shumë!
      si çdo gjë e ndodhur në shqipëri ose jashtë saj, por që ka pasur të bëjë me fatet e shqipërisë,do të mbetet pjesë e historise tonë!
      por asnjëherë nuk mund të krahasohet një fundërrinë e ndyrë si sali berisha me diktatorin enver hoxha!janë dy botë të ndryshme!nuk ja vlen të diskutojmë për një gjë të tillë,është superdiskutuar!
      përshëndetje

      1. turi says:

        Per anticensure – Nuk jam aspak dakort me mendimin tend, per vete faktin se :
        Sali Berisha, ky kriminel i lindur dhe super funderrine , u zgjodh pikerisht nga funderrinat e diktatures se djeshme te E. H. , vetem per te ringjallur nostalgjine e diktatures se tyre te djeshme, duke perdhosur imazhin e Demokracise.
        – Ne nuk po perjetojme dy bote te ndryshme, por po perjetojme fazen e dyte te diktatures komuniste, sepse Ne po drejtohemi po nga ” ATO TE DJESHMIT” , qe qendrojne nen hije duke nxjerre pinjollet e tyre, njerezit me te ligj, BESNIKET E PARTISE SE PUNES” , si dhe vezet e tyre, ne skene, sepse ATO vete BOSSET e kesaj katrahure, qe Ne po perjetojme jane pergjegjesit kryesore te te gjithe te keqijave tona.Sali Berisha dhe te tjeret jane vetem beniaminet e tyre, jane politikane te punesuar dhe ecin vetem sipas direktivave te BOSSEVE te tyre. Sali Berisha nuk ka aftesi drejtuese por vetem ligesi, por ai nuk eshte i vetem, perndryshe nuk do qendronte. Politika jone eshte e mbushur me ligesi, sepse keshtu u pelqen BOSSEVE , familjes Hoxha dhe Aliaj, kryeligesise tone.
        Gjate viteve 90- te , nuk mundi komunizmi jone te beje gjakderdhje te madhe, sepse ishte vete mareveshja qe shtetet e Europes lindore bene per ndryshimin e sistemit te tyre te falimentuar, sepse vete sistemi komunist deshtoi , sepse vdiq urie. E dyta , tek Ne nuk u be gjakderdhje e madhe sepse kasta jone e vjeter kishte frike se perfundonte si CAUSHESKU ne Rumani, por ato menduan rrugen tjeter , me djallezoren qe ate gjakderdhje qe nuk e bene dje, po vazhdojne ta bejne akoma edhe sot me politiken e tyre te ndyre, korruptive e kriminale.
        Nuk besoj se do te ishte derdh me shume gjak , ne vitet 90-te, sa jane derdhur kete 20 vjet dhe po vazhdon te derdhete akoma, duke u thelluar akoma me teper lufta e klasave dhe politika perca e sundo, ne popull.
        Dje patem Ne nje diktature qe te vriste ne emer te shtetit , kurse sot po ajo lloj diktature, por duke perdorur menyren me djallezore, te vret me doren e tjetrit , ku shqiptaret jane bere armiq dhe hasem me njeri tjetrin ,duke i drejtuar armet njeri tjetrit dhe duke asimiluar njeri tjetrin,pra ku shteti eshte kthyer ne nje spektator dhe nxites i kesaj gjeje.
        Dhe per sa i perket asaj qe ti thua se – jane dy bote te ndryshme, nuk ja vlen te diskutojme per nje gje te tille, eshte superdiskutuar!, faktet jane me kokforte dhe flasin qarte, se NE po perjetojme DIKTATUREN NR. 2, qe eshte vazhdimi i asaj te djeshmet, vetem se ka KTHYER XHAKETEN, se ne thelb mbetet po ajo e djeshmja dhe qe Ne nuk e kemi nisur akoma diskutimin, gjykimin dhe denimin e saj. Per sa gjate nuk do te behet kjo gje , per aq gjate Ne do te vuajme nen te njejten diktature.
        Eksprienca dhe historija ka treguar dhe vertetuar qe nuk mund te kemi ndrrim te nje sistemi ,pa gjakderdhje dhe pa venien para pergjegjesise te DIKTATORVE.
        Sali Berisha qendron ne kembe sepse e detyrojne BOSSET E TIJ , qe e kane zgjedhur dhe qe ai i sherben me devotshmeri ashtu sikurse dje. Po keshtu eshte i gjithe spektri i jone politik.

      2. nastradini says:

        Po ku je o miku dhe oponenti im i vjeter anticensure, si ja con me pune dhe shnet ne keto kohe te turbullta me shume tallaze demokracie? Se Edi Rama eshte depresionuar shume qe kur Saliu i vodhi votat per Bashkine e Tiranes si magjyp ne mes te dites. Dhe qan nate e dite si kukumjacke pylli dhe ka filluar te shkruaje ne gazetat TEMA dhe SHEKULLI. Por edhe sepse nderkombetaret bene shurdhin dhe memecin. Pse keshtu? Pyesin shume. Sepse ta thote nastradini. Sepse Edi nuk degjoi nastradinin dhe u ul ne tavoline me DEMONIN e demokracise shqiptare Sali Berisha per te ndryshuar ligjin themeltar te Republikes. Me pas hyri ne zgjedhje si cjapi tek kasapi pa menduar me pare per Kodin Zgjedhor mekatar qe kishte sajuar me djallezi Saliu me kollonen e tij te peste ne PS. Disa thone: “Cfaredo t’i besh Saliut ai prape do te vjedhe zgjedhjet.” Qe nuk eshte e vertete, sepse DEMONIT po t’i ngulesh kunjin e drunjte ne zemer ai vdes. Kunji i drunjte per Saliun eshte shoqeria civile pa ngjyre politike, njerezit e lekundur. Pa fanatiket enveriste dhe ata berishiste. Kete mase duhet te beje per vete Edi dhe e ka fitoren ne xhep. Por me pare duhet te flake nga Partia e tij dinosauret prehistorike te Partise se Punes, te ndryshoje emerin e gazetes famekeqe te Enver Hoxhes, Zeri i Popullit, te harroje 8 nentorin dhe 29 nentorin si tata qe sollen zine ne vendin tone si edhe shume reforma te tjera brenda Partise se vet. Me pas te meret me ndryshimet teknike ne Kodin Zgjedhor. Le ta lexoje si ja kane bere vendet e tjera me DEMONET e tyre qe te aplikoje eksperiencen e tyre ne vendin tone. Nuk dua te futem ne polemike pa vlere reale, por Enver Hoxha dhe Sali Berisha jane pinjolle te nje ideollogjie qe i ka rrenjet ne uzurpimin e mjeteve te prodhimit ne doren e nje njeriu. Qe do te thote se ky njeri percakton shpenzimet dhe te ardhurat e vendit sipas trunit te tij duke komanduar me dore te forte. Kjo eshte ideollogjia e diktatoreve qe i bashkon si dy pika uji: Hitlerin, Stalinin, Enverin, Gedafin, Saliun dhe shume te tjere. Viktimat e komunizmit o mik i vjeter kane qene kaq shume sa historia nuk i kishte njohur me pare. Ne Rusi ne vitet 1923-1933 vdiqen nga uria e politikes kunder kulakeve me shume se 30 milione vete. Po te shtojme ketu ata qe u ekzekutuan dhe vdiqen ne kampet e perqendrimit GULAG ne Siberi kjo shifer do te shumfishohet disa here. Duke krahasuar keto shifra me viktimat e Enver Hoxhes per 50 vjet dhe ato te Sali Berishes per 20 vjet do te dalim ne konkluzionin e nastradinit se viktimat e Gedafit te Libise sot jane si fushe me lule ne krahasim me viktimat e nacilal-socializmit te Hitlerit dhe ato te komunizmit-totalitar te Stalinit. Vetem se te gjithe keta diktatore i lidh vetem nje fije, pavarisisht nga numeri i viktimave qe kane lene pas: Deshira per pushtet absolut qe i ben ata te uzurpojne mjetet kryesore te prodhimit te shoqerise. Dhe ketu fillon dallimi i MADH midis tyre dhe shoqerive demokratike ku mjetet e prodhimit jane ne doren e privatit. Eshte koha qe shqiptaret ta kuptojne kete ndryshim te madh konveptual dhe t’i japin fund edhe enverizmit edhe berishizmit. Per te miren dhe te ardhmen e vendit.

    2. q says:

      arsyeja pse ruset deshin ta merrnin berlinin nje ore e me pare ishte se nga ana tjeter po afroheshin aleatet. gjermania kishte rene por puna ishte kush do te njihej si ajo qe e rrezoi rusia apo aleatet.dhe russia me ate betej qe beri donte ti tregonte botes se ishte ajo superfuqia

      1. nastradini says:

        Zoti Q apo KU ne gjuhe te huaj, kur ruset moren Berlinin dhe lane male me kufoma pas tyre, Aletatet Perendimore ishin me mijera kilomatra larg ketij qyteti. Dhe sa per dijenine tuaj ruset vazhduan ofensiven dhe takimi u be dikua afer kufirit francez me ushtrine anglo-amerikane. Me pas u detyruan te terrhiqen prapa, por prape Berlini mbeti ne zonen ruse. Dhe te fatin e keq te berlinezeve u nda si nje ishull ne mes te oqeanit me urin famekeq te Berlinit. Prandaj malet me kufoma te Stalinit dhe Hitlerit nuk ishte sepse po afroheshin aleatet, por mantaliteti i diktatorit absolut. Per te cilin jeta e njeriut nuk ka asnje vlere. Sic predikonte edhe ideollogjia nacional-socialiste e te dy monstrave te diktaturave me te errta qe ka njohur njerezimi. Sic predikonte e njejta ideollogji qe perdori me shume djallezi aventurieri Enver Hoxha. Qe e transformoi Shqiperine ne nje prone feudale te tipit mesjetare. Sic predikon edhe sot nxenesi i tij, Sekretari i Partise se Punes Sali Berisha, qe po kerkon te veteshpallet si nje mbret prehistorik.

        1. Koli says:

          Sala e meriton te jete mbret…
          Pa brire eshte Pasha
          Pa brire eshte dhe Moda

          mmmmmmmmm ?

  2. korcari1 says:

    Prandaj mos i leme ta shpien vendin ne gremine,po te bejme cdo gje eshte e mundur per ti sikterisur keta kriminele plera.

  3. bimi says:

    si do veje kjo puna jone thuaj , si do ja bejme ketij Gedafit tone, edhe sa kohe do degjojme fjalimet e peshtira ne televizion???

  4. lirir uk says:

    eshte qesharake te krahesoshe kadafin me berishen..Shikoni e se cpo behet me popullin e shkret ne lybi ,hipokritet dhe hajdutet e botes anglia ,franca e usa e futen nje kombe te ter ne lufte civile , totalisht nje tragjedi per ate kombe.Ne emer te demokracise,e medemek ne mbrojtje te civilve kane 6muaje qe nuk kane lene gje pa bombarduar e shkretuar.Por kure me paraqisin me propaganden etyre njesoje si hitleri,si luftetare te lirise e demokracise ata spiunet ,tradhetare te kombit te tyre ,ata nuk jane gje tjeter vecse te paguar te drejtuar nga amerikanet …Qellimi dihet gllaberimi i naftes,pas luftes cdo gje do te blihet nga evropjanet per nje cop buke,se qellimishte ata me porosite e tyre gjate konfliktit do ti demtojne pjeserishte gjithe cka te beje me industrine e naftes ,me qellim uljen e vleres reale te tyre..E njejta strategji qe u ndoqe ne irak…Ndryshimi nga lufta ne irake eshte se kesaje radhe ata nuk po perdorin forcat e tyre tokesore,por vendine e tyre e kane zene viktimat,e ctragjedi.Kondraditat per ndarjen e tortes libjane filluan qe dije,anglezet jane ne lufte diplomatike me francezet se Sarkozi ftoi ne france perfaqesusit e bengazit per takime ne france pa u konsultuar me anglezet… Anglezet kane frike se pjesa e tyre do jete shume e vogel,ne krahesim me cfare eshte rene dakorte ne planin fillestare..Anglezet jane ne pozicion te veshtire se aeroplanet e tyre perdorin aeroplanmbajtesen e francezve ,se te tyren e cuan per skrap kete kart te fort luan sarkozi..shkurt ai qe kontribon me shume i takon me shume..K jo eshte tragjike ,keta pisa deri dje ishi bythe breke me kadafin apo ne momentin qe u mbylli rubinetin e naftes u be diktator kadafi..loja vazhdon pase libis radhen e ka siria , e irani megjithse loja filloi para dy vjetesh me iranin por planet nuk u dolen..ku jane keta qelbesira ne palestine ku izraeli i bombardon e terrorizon cdo dite apo mbyllim syte ketu se nuk na intereson …

    1. Ton says:

      Ilir islamiku. Eshte ”funny” se jeton edhe ne nje vend qe paraktikisht eshte ne kundershtim me parimet e tua islamike, aleat i Amerikes se keqe.
      Eshte tipike reagimi i ceket i disave qe se kane ”haberin”.
      Kadafi i shtrydhi ”kokrrat” popullit te vet, e vodhi sa deshi dhe me ne fund e ka fajin Amerika?
      Jo mor ti! Nuk e ka fajin Amerika, jo!
      Bravo i qofte Libianeve qe e zbythen plehren islamike Kadaf.
      Sa per mbylljen e rubinetit te naftes, o Ilir UK, eshte nje organizate qe percakton gjithshka OPEC dhe Kadafi nuk mund te beje asgje per sa kohe eshte anetar i OPEC.
      Te ishin gjerat aq te thjeshta qe t’i vije kapak ti me ca te tjere me komente te TemA nuk do kishte nevoje per organizma nderkombetare.

    2. turi says:

      O ilir uk
      Mir e supozojme se shtetet e tjera kane nje qellim te keq ndaj Libise, po perse nuk na thua zotrote se cfare beri Gadafi per popullin e tij, perse ai instaloi nje diktature te eger ndaj popullit te tij, perse ai mendoi vetem per veten e tij dhe kopilat e tij ? Meqenese libija eshte nje vend i pasur ne nafte ,perse vuan aq shume ai popull ne cdo drejtim, nderkohe qe gadafi me kopilat e tij shkerdhehesh neper europe dhe libi, duke krijuar hareme dhe duke bere nje jete te shfrenuar, ku harxhonte miljona pare dhe duke e lene popullin e vet ne nje jete mizerje ? Perse ai nuk ndertoi nje shtet te lire dhe demokratik si shtetet perendimore qe ti i permend siper, cfare valle i mungonte?
      Po te njejten gje mund te themi edhe per shtetin tone te kalbur , qe vetem shtet nuk i thuhet sepse qelbet nga era e korrupsionit dhe e krimit.
      Ne duhet te mesojme shume nga ngjarjet ne Libi e gjetke, sepse Gomarin nga Balta e nxjerr i zoti dhe shtetin e se drejtes askush nuk ta dhuron.

    3. Vllaznia says:

      Se merr zoti vesht me disa njerez si puna jote Ilir. Me thith mend jeni interesante. Ke edhe emer t’bukur pra. Pse mor burr gjithe qa keni dale jasht jeni ba super turq? qa ju ka gjet mor? A e din se edhe Arabet i kan ba thirrje Gadafit me ik? Pse nuk shkon me jetu ne Arabi ti? hmmm qa t’bajn ty atje ee. Se me siguri i ke mbush hund mire para se me e shkru kyt. Edhe masandej anglia e keqe. Banu mor djale me perendimin se primend je i neveritshem nqs se mendon se arabia asht shtet qe me u dasht. Je europian mor djal apo burr. Mire apo keq bany me tendin.

  5. Ton says:

    Eshte e habitshme se sa shpejt u harrua 97-a! Habi e madhe! Me te vertete!
    Me e bukura eshte se pyesim: Cfare do t’i bejme ketij te tonit?
    Kaq shpejt u harrua fytyra e ti e deshperuar ne 1997qe gati sa s’qante nga frika?
    Kaq shpejt harruat si e nisi familjen ne Itali t’i shpetonte lekuren?
    Kaq shpejt e harruat si e perqafonte Bashkim Finon sikur e kishte baba se po i shpetonte lekuren?
    Ky manipuloi gjithshka ne 97 dhe ne emer te shpetimit te kombit ri-rehabilitoi veten perseri.
    Ndryshimi yne rrenjesor me kombet e tjere eshte se ne jemi i vetmi komb qe pas gjakderdhjes e rehabilituam Kadafin tone!
    Plus ne kemi Kadafin me tinzar dhe me te poshter nga te gjithe te tjeret.
    Ky i yni, qan, qesh, ulerin, bertet, te lan, te lyen, ndryshon, te vret, te pret, te ben hero, te fut ne burg, te vjedh, var buzet, ngre buzet, shtremberon buzet, te shuan, te Kosta Trebick, te Gerdec, te Durres-Kukes, te puth bythen, sipas situates dhe kerkesave, vetem e vetem qe te rrije ne pushtet.
    Nqs keto qe shkruajta mesiper nuk jane te verteta ju lutem me ”thoni”!

    1. turi says:

      Shume te verteta i ke thene , por kujt ja thua, njerezit tek Ne e kane me kollaj te vrasin baben, vellane , nenen, motren kusheririn per nje pellembe toke apo shokun ,komshiun per nje banalitet se sa te ngrihen kunder te keqes me te madhe , shtetit te kalbur, qe po i vjedh, tredh, poshtero, shperfytyro, injoro, perdhuno dhe vret per dite. Fatkeqesi e madhe per Ne si popull pa shtylle kurrizore dhe te keqt e vetvetes.

  6. Elzir Bushati says:

    pervec sa thua ,qe je shume i sakte dhe falja e detit grekerve dhe regjistrimi etniko fetar duhen thene qe te plotesohet kuadri qe kjo specie per pushtet nuk ka ci duhet as jeta e vet

  7. arbeni nga tepelena says:

    ky i joni e coi nje her ne 97 ku dhe ambasadori usa nuk ishte kur u be president,do zoti s’ka me vuajtje te tilla per ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje