Xibri: ACR të plotësojë urgjentisht kërkesat e minatorëve

22 Gusht 2011, 19:41Politika TEMA
Xibri: ACR të plotësojë urgjentisht kërkesat e

Kreu i Sindikatës së minatorëve “Janar 1991”, Fiqiri Xibri, apelon për plotësimin e kushteve të minatorëve nga ACR. Më poshtë, letra e plotë e Xibrit.

Të indinjuar nga nga qëndrimet, veprimet dhe mosveprimet e padenja te strukturave përgjegjëse shtetërore ndaj grevës së minatorëve të Bulqizës, si edhe nga thika pas shpinës së minatorëve nga pseudosindikata e pseudosindikalistë, Sindikata e Minatorëve «Janar 1991» deklaron se :

Kërkesa e Minatorëve për rritje të pagës dhe përmirësim real të sigurisë në punë dhe kushteve të punës është tepër e drejtë dhe tepër minimale.

Greva e minatorëve është në përputhje të plotë me ligjin dhe ndërhyrja e Ministrisë Ekonomisë, Gjykatës dhe Zyrës Përmbarimit të Dibrës si edhe të Policisë së Shtetit janë akte të papreçedente të terrorizmit shtetëror dhe të kapjes së shtetit nga segmente të pushtetit të lidhura me mafian e kromit.

Mbështesim fuqimisht dhe vendosmërisht grevën e minatorëve të Bulqizës, u bëjmë thirrje atyre që të mos e ndërpresin grevën pa arritur marrëveshjen për plotësimin e kërkesave të tyre jetike.

I bëjmë thirrje të gjithë minatorëve, në punë apo në reformë, të mbështesin fuqimisht dhe me sakrificë minatorët e Bulqizës. Të njëjtën thirrje ua bëjmë gjithë qytëtarëve të Bulqizës, por edhe mbarë opinionit shqiptar.

I bëjmë thirrje minatorëve të Bulqizës, që të mos lejojnë provokimet brënda rradhëve të tyre, të mos bien pre e makinacioneve të kompanisë konçensionare e të disa drejtuesve sindikalë, që nuk kanë për qëllim të mbrojnë minatorët, por të bëjnë pazare me qeveritarët. Minatorët i njohin mirë këto pseudosindikata pazarexhinjsh.

Vëllezër minatorë të Bulqizës ! Qëndroni të bashkuar që nga drejtuesit e grevës e deri tek grevisti më i fundit. Bashkimi është forca juaj dhe do jetë fitorja juaj. Mos u tërhiqni pa realizuar rritjen e pagës, përmirësimin e kushteve të punës dhe të sigurisë në punë.

Kërkesat janë tuajat. Realizimi i kërkesave është interesi juaj direkt. Kurse çdo fitore apo humbje e juaja është edhe fitorja ose humbja jonë, e çdo minatori, e çdo bulqizaku, e çdo punonjësi e qytetari shqiptar, që nuk dëshiron të kapitullojë para arbitraritetit dhe dhunës së pushtetit.

Ne ju mbështesim me gjithë fuqinë tonë. Nëse përsëri nuk do ketë marrëveshje dhe realizim të kërkesave, ju ftojmë edhe një herë tjetër, që të koordinojmë së bashku, ju edhe ne, të organizojmë e të përshkallëzojmë protestën deri në maksimum, në rast nevoje duke sakrifikuar edhe jetën në mbrojtje të të drejtave tona.

Sot nuk është koha për të pritur nga pushtetarët. Sot është koha për të luftuar dhe fituar. Për të luftuar me çdo lloj mjeti dhe çdo lloj sakrifice. Makutëria për pushtet dhe para nuk mundet kurrë të jenë më të forta sesa e drejta jonë për të jetuar si njerëz në Shqipërinë tonë të përbashkët, nga pasuria jonë e përbashkët që Zoti i dha shqiptarëve dhe djersa e sakrificat tona të përbashkëta i mundësuan si në diktaturë, ashtu edhe deri sot.

I kërkojmë qeverisë të heqë dorë nga çdo lloj forme e dhunës ndaj minatorëve heroikë I kërkojmë ACR-së ngritjen e pagës dhe përmirësimin e kushteve të punës mbi bazën e kërkesave të grevistëve.

I sugjerojmë si grevistëve, ashtu edhe ACR-së që të mos humbasin kohë dhe nerva të çmuara me efekte dytësore, por të konkludojnë urgjentisht në bisedime serioze mbi thelbin e kërkesave më imediate të shtruara për zgjidhje.

 

7 komente në “Xibri: ACR të plotësojë urgjentisht kërkesat e minatorëve”

  1. ai says:

    Zoti Xibri megjthë rspektin për ty , them se je tepër i vonuar me këtë thirje.

    1. Thana says:

      Qenka i vonuar! Po ti mos je i shpejtuar pak? Apo je vete AI:

  2. rexha10 says:

    ZOTI XIBRI KERKONI NDIHME NGA KRERET E SINDIKATEVE EUROPIANE.PERVEC VRASJES SALIU NUKE JU AFRONE GJE TJETER.,. SHIKOJ POLICET ME SYZE .A THUAJSE SE PO SHIKOJME KU_ KUS _ KLANIN

  3. Bulzaku i Gjermanis says:

    Zoti Xibra une personalisht nuk ju njoh,por per cka lexoj ne shkrimin ketu dhe nga emri i sindikates tuaj mendoj se jeni njeri HIPOKRIT.Sinqerisht nuk ju njoh dhe ndoshta mundet ta kem gabim,por gjuha juaj e shkruar me ben te besoj se kam te drejte.Ju flisni me urrejtje per sindikaten qe drejtoi greven deri me sot,dhe kete mund ta bej nje vegel e Berishes.Ku ishit deri sot more PELIVAN??Cfare lesh sindikate jeni ju kur nuk i bete qofte dhe nje mbeshtetje te vetme minatorve te Bulqizes?Sindikata e kujt jeni ju?Pse nuk mobilizuat minatoret qe ju perkasin ju,neper minierat e tjera te vendit?Ju dukeni i paturpshem si eprorit qe i perkisni.

    1. jo kot says:

      E ke gabim. Nuk ka c’te bej Xibri, madje dhe teper ka bere, mos harro si e masakruan ne polici me 21 Janar. Nuk ka sindikata ne shqiperi dhe nuk cohet shqiptare kur dajakun nuk e provon me kurrizin e vet. Ndaj dhe minatoret sot kane ngel vetem. Ky eshte problemi sot o Bulzak

  4. Fiqiri Xibri says:

    O Bulzak o Bulzak, qe besoj se me nickname qe i ke vene vehtes ke dashur te thuash Bul(qi)zaku.
    Qenke aq i zgjuar, sa nuk akoma nuk ke mesuar te lexosh. Po meqe nuk di te lexosh, pse te genjen mendja se mund te komentosh more buçko ?! Me cuba si ti, qe u punon gjuha para mendjes ka ec aq para Gjermania, sa perpak desh ja kaloi edhe Shqiperise se Sali Berishes.

  5. xhemal says:

    kerkesat e minatoreve jane te drejta bile ata kerkojne minimalen e asaj qe ata kontribojne.ato duhet te plotesohen vetem shikoni cfare pasurie ka ne bulqize e si jetojne qytetaret e saj te mire e te bute une them se ata jetoje nen nivelin e varferise ,shikoni e verifikoni si jetoje femijet si ushqehen mesojne e edukohen si argetohen e dyta si eshte ifrastruktura rruget parqet lulishtet biblioteka fushat spoirtive si pastrohet e mirembahet qyteti si eshte spitali si administrohen taskat leket e qytewtareve qe paguajne per nje jete me te mire .per mua per pasurine qe posedon komuna e bulqizes duhet te jetronte ne nivelit e vendeve me te zhvilluara atje absolutisht nuk duhet te kete papunesi bile atje ka mundesi te vene forca punetore nga vende tew tjera pjesa me e madhe e te ardhurava nga miniera te kaloje ne buxhetin e pushtetit lokal per punetoret e minieres niveli i jeteses se tyre duhet te jete i siguruar seose bejjne nje pune shume te veshtire sakrifikojne edhe jeten e tyre mendoj se me nje qeverisje lokale me te mire e cila mbron interesat e qytetareve te bulqizes mund te arrihen suksese te admirushme ne nje periudhe te shkurter ,Mbeshteja e levizjes se minatoreve eshte detyre imperative per arsyen e thjeshte se padrejtesia eshte kethyer ne ligj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje