Ende asnjë marrëveshje mes ACR-së dhe minatorëve

22 Gusht 2011, 12:51Politika TEMA

Edhe pse u bënë tre ditë nga dalja e grevës, minatorët dhe kompania koncensionare ACR nuk kanë gjetur një marrëveshje për zgjidhjen e situatës së krijuar.

Situata mëngjesin e sotëm në Bulqizë ka qenë e tensionuar, ku minatorët nuk pranuan ftesën për negociata të kompanisë ACR, pa qenë i pranishëm kreu i Sindikatës, Kolë Nikolla.

ACR është shprehur se do të hyjë në bisedime me minatorët, por vetëm nëse në to nuk merr pjesë Kolë Nikolla. Për këtë arsye bisedimet kanë ngecur.

Nikolla ndërkohë ka bërë me dije se ACR dhe Ministria e Ekonomisë, me veprimet e tyre kërkojnë që të përçajnë minatorët.

Nikolla fajësoi direkt Ministrinë e Ekonomisë e cila përmes deklaratave të Repartit të Shpëtim të Minierave tentoi të përcajë minatorët e t’i nxjerrë ata nga ambientet e grevës.

Ky qendrim i shtetit sipas kreut të sindikalistëve tregoi më së miri suportin politik që qeveria i ka dhënë firmës koncesionare ACR.

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje, minatorët kanë deklaruar se do të hyjnë sërish në grevë urie.

 

8 komente në “Ende asnjë marrëveshje mes ACR-së dhe minatorëve”

  1. jimy says:

    jame interesuare prane nje kompanije ne .PERTHE TEaustralise ku ashte qendra e minjerave per tu punesuare ne minjere edhe i pyeta ne kompani sa paguhem ne muaje ajo me tha do te paguhesh 9 000.$ ne muaje edhe shtepija eshte falas nga kompanija drite edhe uje paguhet shume peke .mose u largoni jo 40 perqinde ngritje rroge pore te pakten 2.000 EU ne muaje .jU SI PUNTORE TE NENTOKES JENI HEROJE . kure bizedova me nje inxhinjere te minjerave ketu edhe i shpjegova per grevat qe po bejne puntoret e minjereve ne ALBENI ju tre gova kushte e punes edhe pagen mujore te nje puntori ne minjere nuke e besoi duke tundure koken ne shenje e pabesushme

    1. fule says:

      C’i ngaterron te shkretet me Qytetrimin. Ne i kemi trute nga Azia-Vogel (po te ajo e vjetra – jo te e reja sot), na e hypen keq e tani do vuajme pasojat pa fund.

  2. Agroni says:

    Zoti Kol Nikolla në momentin që ju dolët nga greva e urisë ti dihet ta kuptoje që greva mori fund.
    Respkt për ju.

    1. Shefqet Cela says:

      Agron a i ke trute ne vend? Nuk e di ti se ne miniere hyne forcat e RENES se Saliut, per te mbrojtur interesat e te huajve.
      Kol Nikolla eshte per ti marre shembull; i veprave dhe jo i fjaleve

      1. Agroni says:

        Unë e kam ndjekur Z.Kolë dhe nuk e di që janë nxjerr forcërisht ju betohem.

  3. gello says:

    krahasimin kerkoje ne afrike dhe jo ne australi

  4. Fiqiri Xibri says:

    D E K L A R A T Ë S H T Y P I

    Të indinjuar nga nga qëndrimet, veprimet dhe mosveprimet e padenja te strukturave përgjegjëse shtetërore ndaj grevës së minatorëve të Bulqizës, si edhe nga thika pas shpinës së minatorëve nga pseudosindikata e pseudosindikalistë, Sindikata e Minatorëve «Janar 1991» deklaron se :

    Kërkesa e Minatorëve për rritje të pagës dhe përmirësim real të sigurisë në punë dhe kushteve të punës është tepër e drejtë dhe tepër minimale.

    Greva e minatorëve është në përputhje të plotë me ligjin dhe ndërhyrja e Ministrisë Ekonomisë, Gjykatës dhe Zyrës Përmbarimit të Dibrës si edhe të Policisë së Shtetit janë akte të papreçedente të terrorizmit shtetëror dhe të kapjes së shtetit nga segmente të pushtetit të lidhura me mafian e kromit.

    Mbështesim fuqimisht dhe vendosmërisht grevën e minatorëve të Bulqizës, u bëjmë thirrje atyre që të mos e ndërpresin grevën pa arritur marrëveshjen për plotësimin e kërkesave të tyre jetike.

    I bëjmë thirrje të gjithë minatorëve, në punë apo në reformë, të mbështesin fuqimisht dhe me sakrificë minatorët e Bulqizës. Të njëjtën thirrje ua bëjmë gjithë qytëtarëve të Bulqizës, por edhe mbarë opinionit shqiptar.

    I bëjmë thirrje minatorëve të Bulqizës, që të mos lejojnë provokimet brënda rradhëve të tyre, të mos bien pre e makinacioneve të kompanisë konçensionare e të disa drejtuesve sindikalë, që nuk kanë për qëllim të mbrojnë minatorët, por të bëjnë pazare me qeveritarët. Minatorët i njohin mirë këto pseudosindikata pazarexhinjsh.

    Vëllezër minatorë të Bulqizës ! Qëndroni të bashkuar që nga drejtuesit e grevës e deri tek grevisti më i fundit. Bashkimi është forca juaj dhe do jetë fitorja juaj. Mos u tërhiqni pa realizuar rritjen e pagës, përmirësimin e kushteve të punës dhe të sigurisë në punë.

    Kërkesat janë tuajat. Realizimi i kërkesave është interesi juaj direkt. Kurse çdo fitore apo humbje e juaja është edhe fitorja ose humbja jonë, e çdo minatori, e çdo bulqizaku, e çdo punonjësi e qytetari shqiptar, që nuk dëshiron të kapitullojë para arbitraritetit dhe dhunës së pushtetit.

    Ne ju mbështesim me gjithë fuqinë tonë. Nëse përsëri nuk do ketë marrëveshje dhe realizim të kërkesave, ju ftojmë edhe një herë tjetër, që të koordinojmë së bashku, ju edhe ne, të organizojmë e të përshkallëzojmë protestën deri në maksimum, në rast nevoje duke sakrifikuar edhe jetën në mbrojtje të të drejtave tona.

    Sot nuk është koha për të pritur nga pushtetarët. Sot është koha për të luftuar dhe fituar. Për të luftuar me çdo lloj mjeti dhe çdo lloj sakrifice. Makutëria për pushtet dhe para nuk mundet kurrë të jenë më të forta sesa e drejta jonë për të jetuar si njerëz në Shqipërinë tonë të përbashkët, nga pasuria jonë e përbashkët që Zoti i dha shqiptarëve dhe djersa e sakrificat tona të përbashkëta i mundësuan si në diktaturë, ashtu edhe deri sot.

    I kërkojmë qeverisë të heqë dorë nga çdo lloj forme e dhunës ndaj minatorëve heroikë I kërkojmë ACR-së ngritjen e pagës dhe përmirësimin e kushteve të punës mbi bazën e kërkesave të grevistëve.

    I sugjerojmë si grevistëve, ashtu edhe ACR-së që të mos humbasin kohë dhe nerva të çmuara me efekte dytësore, por të konkludojnë urgjentisht në bisedime serioze mbi thelbin e kërkesave më imediate të shtruara për zgjidhje.

    SINDIKATA E MINATORËVE TË SHQIPËRISË “ JANAR 1991 “

    Ja patem derguar dje nje numuri te madh gazetash, po nuk e botoi asnjera. Shyqyr qe do dale “TEMA” neser, te na e botoje “TEMA”, se mesa duket vetem kjo ka ngel gazete opozitare.

  5. CERI says:

    NJE PERGJIGJE PER AGRONIN , GONI SA PER DIJENI ME NJE NAIVITET JU THONI QE GREVISTET DOLEN NGA GREVA KESHTU QE GREVA MORI FUND , GREVA JO QE SMBAROI POR GREVISTET E URISE I NXOREN ME FORCE TRUPAT E RENEAS , MINATORET KISHIN DISA KERKESA DHE NUK MOREN ASNJE PERGJIGJE , FIRMA KONCESJONARE SHKUAN ME PUSHIME TANI QE I MBARUAN ATO DUAN TE BEJNE BISEDIME , NE KETO MOMENTE SHTOHET EDHE NJE KERKESE TU PAGUAJ LEJEN E ZAKONSHME MINATORVE PANVARSISHT SE KANE QENE NE GREVE , KAM SHUME PER TE THENE POR E KOTE SE TI SHIKONKE VETEM NJGJYREN BLU ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje