Përgjakja e rrugëve, 475 aksidente gjatë kësaj vere

21 Gusht 2011, 16:55Politika TEMA

Periudha e verës shënon një bilanc tragjik nga pasojat e aksidenteve me 73 persona të vdekur dhe një numër prej 475 aksidentesh. Shtimi i automjeteve në vend gjatë muajve të verës ka ndikuar në rritjen numrit të aksidenteve me pasoja të rënda.

Këto aksidente shkaktohen si pasojë e mungesës së sinjalistikës dhe mosnjohjes së rrugës nga emigrantët të cilët janë edhe shkaktarët më të shumtë të aksidenteve.

Edhe pse policia ka shtuar ndjeshëm postblloqet dhe masat ndëshkuese ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit, numri i madh i aksidenteve ka treguar se kjo nuk është e mjaftueshme pasi nevojitet edhe vet ndërgjegjesimi i qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit.

Shpejtësia tej normave të lejuara si dhe qarkullimi nën efektin e pijeve alkolike kanë rezultuar shkaku i një numri mjaft të madh aksidentesh, aksidente të cilat shtohen ndjeshëm gjatë muajve të verës, pasi ardhja e emigrantëve të cilët nuk njohin rrugët bëhen burim aksidentesh të ndikuara në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe nga mungesa e sinjalistikës.

Kështu, sipas statistikave zyrtare të policisë gjatë periudhës qershor-korrik si dhe në 10 ditëshin e parë të gushtit shënohet një numër prej 475 aksidentesh rrugore, ose thënë ndryshe 19 aksidente më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë që janë shënuar 456 aksidente. Edhe pse numri i aksidenteve është në rritje vit pas viti, ajo që vihet re është ulja e numrit të personave që humbasin jetën në aksidente.

Gjatë tremujorit qershor-korrik-gusht të vitit 2010 kanë humbur jetën 120 persona nga aksidentet, ndërsa në pot ë njëjtën periudhë të vitit 2011, duke marrë parasysh se gushti ende nuk ka përfunduar kemi një shifër prej 73 personash që kanë humbur jetën, një numër dukshëm më i vogël se një vit më parë./ora-news/

19 komente në “Përgjakja e rrugëve, 475 aksidente gjatë kësaj vere”

  1. gazi says:

    -jepi sali-120 vete per 3 muaj
    edhe te pushkatonte 1 njeri ne dit Enveri s’ta kalonte dot–rruget e fshatit nuk exzistojne me
    ca i shtrojne vet fshataret,ca kan shkare dhe gomari s’kalon dot-humnerat pa mbrojtese
    pa sinjalistike-jepi sali zhduke kete komb se ke gjetur metod te mir-ate te rrjetes se merimanges
    per cdo gje e ka fajin rrjeta jo merimanga

    1. EDI DETROIT says:

      Ti Gaz51, a Gaz63, te kam filluar te lexoj disa nga keto pacavure qe shkruan ketu,ne cdo koment qe ben na fut Enverin. Kam pershtypjen se do kesh qene ndonje brigadier kooperative ose sekretar byroje, apo kapterr ne ushtri qe ke kaq nolstagji per ate kriminel. Mundohu te komentosh sa me pak dhe ne lidhje me temen, dhe mos qaje per Enverin se na e shpife.,si dhe sa me pak te komentosh me mire eshte, mire o bolshevik I Enverit?

    2. jimy says:

      I RA . PARALIZE SALI BERISHES

  2. Petrit Ferhati says:

    Nuke e kam pa vet me syt e mi por miqte denmokrat me kane thene se rruget dhe sinjalistika jane te persosura se Kryeministri i eshte futur punes. Ndaj nuk i besoj keto shifra me siguri i keni manipulu ju komunistat.

    1. altini007 says:

      po hajde e shifi vet o te plaçin syte
      meqe nuk u beson komunistave atehere hajde

    2. nesti says:

      ik ore bole demokrate, dele.

    3. 1444 says:

      ik futu ne shpelle o petrit dhe mos na caj shume k….. ,gomar .

      1. Rani says:

        hahahahah mos t’ja kishe thene ti natyrisht qe do t’ja thoja une hahahah

    4. lenti says:

      O PETRO,nga po shkrun nga jashte si naimi per shqiperine? hajt kalo ke zogu i zi dhe ke dogana e re se as puplat s kan per te ngel me!!!!!!! hajde shikoje vepren e komunistit tend sal ram berisha!!!!

  3. Ferhat Petriti says:

    Ore Petrit trapi ti do jesh viktima e rradhes nga sinjalistika e persosur e Kryeministrit. Dhe sa per ate qe i eshte futur punes pergjigjen e ka gati populli me thenien: UJKU QIMEN E NDERRON PO ZAKONIN SE HARRON. Dhe kujdes ku e parkon gomarin here tjeter o Ferhat se na mbushe me bajga rruget! Hahahahaha

    1. Stalini says:

      O kingo.. po ju kush jeni… se ke harruar ke shkruar emrin e atije qe i thua trap….. Po qe se ti nuk e pelqen mendimin e tjetrit, anashkaloje… Nuk mund te jene kurre te gjithe ne nje mendje se vaj medet….. rrofte aleanca per te pa njohurit dhe poshte dielli pervelues.. i ketyre diteve.

  4. dallkauku says:

    ore po ca boet kshu more , u beme me keq se las vegasi e california ku ka 50 milione automjete

  5. gello says:

    per sinjalistike e per rruge qe ka shqiperia ka te drejte te krenohet sali mavria

  6. dane dyfeku says:

    Lajeni gojen kur te zini ne goje xhaxhin,se me veprat tije jeton akoma pushteti i Sali banditit.Le ti prishi dhe hidrocentralet sic prishi te tera veprat e xhaxhit dhe athere do theme qe i eshte perveshur punes.Po te ndertoje hidrocentrale madheshtore si ato te ENVERIT,nuk do i themi gje dhe per leket qe do vjedhi se do thote qe i mori lumi.

  7. fshatari pa toke thote says:

    Pse duhet te njoheshe rugen qe mos te besh aksident JO eshte vjedhja e fondeve qe e lene pa sinjale mos kerkimi i llogaris nga qeveritaret Nuk eshte fai i qeveris eshte fai im

  8. mali says:

    Mos e hani grepin, P.Ferhati eshte acaruesi i ketij forumi. Ai mbyll syte dhe perfytyron sikur salen e ka ka bo si pete lakrori me makinen e vet.

    1. fule says:

      ? E zgjuar pjesa pare e fjalise, e bukr pjese dyte

  9. Salushja says:

    Vai djelmosha apo pleq, fryhuni duke imagjinuar dhe sharje per politiken. Me keq eshte kur ndonjerit i djeg b… po ti shashe Edin apo Saline…. Kjo tregon fundin e zgjuaresise te nje punetori llaçi … manovali… apo te nje Xhardinieri qe rri tere diten me forline ne krah. Eh keshtu jane keto pune se punet e mira i bejne vete keta qerratallare. Mjere kush behet peng i nje partie.. Nuk eshte turp te lavderosh dhe nje njeri qe se meriton… kur thone italianet bravo…e ke…. por keq eshte kur e (prek ne seder) tjetrin dhe shkon e shane nga partillaret e tije… ja ja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje