PS: Berisha nuk heq dot dorë nga vjedhjet e zgjedhjeve

22 Gusht 2011, 14:05Politika TEMA

Partia Socialiste e ka akuzuar kryeministrin Berisha se e ka të vështirë që të heqë dorë nga vjedhja e zgjedhjeve. Deputeti Taulant Balla ka thënë se me anë të KQZ-së dhe banditit Arben Ristani, pasi shkatërroi zgjedhjet e 8 majit me grabitjen e mandatit të Tiranës, Berisha po përpiqet që të vjedhë edhe zgjedhjet e komunës Shalë.

“Berisha nuk heq dot dorë nga vjedhja e zgjedhjeve. Pasi dështoi të vjedhë zgjedhjet në komunën e Shalës, tani Saliu ka vendosur të përdorë sërish Ristanin për të vjedhur mandatin e radhës.

Nuk mund të ketë numërim të ndershëm kur në krye ndodhet banditi Arben Ristani.

Nuk mund të ketë rezultate të ndershme nga institucioni që shkatërroi zgjedhjet e 8 majit.

OSBE ka kërkuar riformatimin e KQZ-së, që do të thotë se ky institucion nuk ka asnjë besueshmëri dhe ka pushuar praktikisht së pushuari”, tha deputeti Balla.

Reagimi vjen pas vendimit të KQZ-së për numërimin e votave të komunës së Shalës, ku o zhvilluan zgjedhjet dje, pikërisht në Tiranë.

15 komente në “PS: Berisha nuk heq dot dorë nga vjedhjet e zgjedhjeve”

  1. enofieraku. says:

    mire jua ben , ju gjeti koken ju vuri festen, ju dilni e beni tellalin ,me keq se ato grat e liga, derri do plum or mik !!!

  2. Ton says:

    Popopo sa te zgjuar! Si e gjeten xhanem?

  3. stalinsali says:

    Ha, prisni prisni zgjedhjet e qendrorit, shikoni se ca do ndodhe

  4. eli-Tiv says:

    …keta kenaqen sa here qe Saliu i vjedh…

  5. rentless says:

    Ka halle “te tjera” ne koke Salebani po mos e lini te marre fryme. Edhe pse komuna Shale eshte gje e vogel, prape duhet ndjek.

  6. tani says:

    Looooolllll!
    Nuk ke ç’thua tjetër!

  7. Defrim nga Elbasani says:

    Zoti Taulat Balla kam respekt për ju, por Z.Berisha nuk do ti ja fare për kundërshtarin se është gjall apo vdekur është i pathyeshëm nga ju.Ka aftësi ti bëj ndërkombëtarët që të mendojnë se vetëm Z.Berisha di të bëjë Demokraci në Shqipëri.

  8. Rani says:

    Vazhdoni me konferencen e shtypit te radhes ju ndersa Saliu vazhdon me vjedhjen e radhes, se Saliu e di se nuk e gjen asgje nga ju se jeni te tredhur si parti……………

  9. argjiro says:

    Nderkaq qe ju beni konstatime se si i vjedh zgjedhjet saliu gjeniu i manipulimit ai poni dhe qindra te tjere po pergatisin vjedhjen e rradhes .Me siguri qe manipulimi do te jete me i sofistikuar sepse poni i saliut eshte gjithmone nje hap para Po priti opozita te vije ne pushtet me zgjedhje qe organizon saliu te shkoje te gjeje nje lider ne ndonje kopsht femijeshe te presi sa te rritet .Tani dini ta perktheni fjalen e tij ;une ju garantoj zgjedhje te lira e te ndershme

  10. Brazili says:

    Shyqyr qe e kuptuat mbas 15 vjetesh qe Sala eshte hajdut votash me license.

  11. rexha10 says:

    KUSHE ESHTE MESUAR ME VRASJE E VJEDHJE ESHTE VESHTIRE TE HEQE DORE ,DHE KURE NE PLEQERI KU VESET SHTOHEN DHE JO PAKSOHEN.

  12. pelivan says:

    T’a kete me gjithe mend balla kete qe thote?! A thua me te vertete mund te ndodh kjo?! Jo se,mbase balla nuk e di qe sala paskej nxjere shamin dy-tre here e kish fshire lotet para ndrkombetareve qe e kishin bere gati te vdekur per ate vjedhjen e pare,dhe u paskej thene:”Amani o vellezer! Se ajo qe ndodhi,nuk do ndodh me…dhe pike. Kete e mori vesh gjithe populli biles u bind,vetem balla s’do kete qene ne Shqiperi,cudi me ca deputet!

  13. Agim says:

    Zoti Edi Rama.
    Largo te gjithe kokat e shemtuara te mbushura me dhjame.

  14. tani says:

    Me keto mend qe keni, mos u bani merak,prape do ua fusi Sali Bisha!
    Pa zhdukur Bishen nga qeveria, as te mos u shkoj nderment se mund te fitoni ne zgjedhje!

  15. bobi says:

    me kete surrat do t’i marresh zgjedhjet ti sali berishes?! hahahahahahaha. ky ngjan sikur sapo ka ngrene mengjes me sheqer pare, tollumba, buke te thekur dhe caj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje