Ministria e Transporteve, reklamë kompanisë ajrore që solli falas votuesit e Bashës

23 Gusht 2011, 17:06Politika TEMA

Ministria e Transporteve reklamon falas kompaninë ajrore “Belle Air”. Sot zyrtarisht ky institucion ka publikuar të dhënat në lidhje me fluksin e fluturimeve ajrore. Në njoftim thuhet se viti 2011 ka sjellë një bum rritjesh në numrin e fluturimeve  ajrore nga Shqiperia drejt destinacioneve  të ndryshme të botës, si dhe anasjelltas.

“Nëse do ti referoheshim të dhënave  për transportin ajror,  rezulton se  kemi një rritje  prej 23 % të numrit te pasagjerëve  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, ku numri i pasagjerëve ka qënë  644.914 dhe aktualisht ka  shkuar në 793995 pasagjerë. Rritjen prej një 23 % të numrit të pasagjereve, mund ta përkthejmë si pasojë e shumë faktorëve, ku sigurisht më i rëndësishmi  mbetet, Shqiperia destinacion turistik, tashmë i preferuar nga shumë turistë të huaj, por sigurisht një ndikim ka pasur edhe liberalizimi i vizave,  që i dha mundësin shqiptarëve të udhetonin drejt  të gjithë destinacioneve të botës”, thotë njoftimi zyrtar.

Më tutje konstatohet se, përsa i përket numrit të hyrje – daljeve  te pasagjerëve,  kemi përkatesisht një rritje prej 25 % te hyrjeve   dhe 22% të daljeve krahasur me nje vit më parë, ku numri i pasagjerëve që kanë hyrë, nga 314734 ka shkuar përkatësisht në 392462, ndësa numri pasagjerëve të dalë nga 330180 ka shkuar në 401533.
“Krahas rritjes bombastike të numrit të pasagjerëve, risi tjetër për këtë vit ka qënë edhe  shtimi i destinacioneve të reja të futurimeve, përmendim këtu  destinacionet per në Antalia ku deri vjet ofrohej vetëm me  fluturime charter, nderkohë që këtë vit Shoqëria Ajrore ‘’Belle Air’’ vendosi në funksion të pasagjerëve  linjë direkte. Po kështu mund të përmendim linja të të tjera, të reja  me destinacion  Athinën , Barcelonën, Genovën , Londrën, Parisin, Rhodosin dhe  Zurichun. Shtimi i ketyre  linjave të reja ajrore  ka shkurtuar në mënyrë të ndjeshme  udhetimin për në keto destinacine të cilat më parë ofrohenin vetëm me anë të tranzitit dhe jo me linja direkte”, nënvizon njoftimi./lajmifundit.com/

3 komente në “Ministria e Transporteve, reklamë kompanisë ajrore që solli falas votuesit e Bashës”

  1. LajmiFundit says:

    pershendetje Tema!
    korrektoni burimin e artikullit, AMA qe ju citoni, e ka marre nga Lajmi i Fundit, ketu: http://www.lajmifundit.com/wp/2011/08/23/ministria-e-transporteve-%E2%80%9Creklame%E2%80%9D-flas-kompanise-%E2%80%9Cbelle-air%E2%80%9D/,
    dhe e ka cituar qe e ka marre nga burimi ne fjale.

    pune te mbare!

  2. norton says:

    PO SIGURISHT KA RRITJE SE ESHTE E VETMIA SHOQERI SHQIPTARE NJE MONOPOL I VERTET , ME BILETAT E SHTRENJTA QE KA TAMAM HAJDUTE TE NDYRE ,, PER MOS TE FOLUR PER TRAGETET TE QELBUR E TE SHTRENJTE E NUK NISEN KURRE NE ORAR

  3. stalinsali says:

    BelleAir eshte shoqeri hajdute !
    Po cmund te presesh kur aksionere eshte dhe Lulzim Basha me nje socialist qe sja mbaj mend emrin!
    E kam hequr vete ne kurriz. Preva nje bilete vajtje ardhje, shkova ne tirane, per tu kthyer me nxoren nje problem bajat se chekini i vendit te ardhjes kishte bere gabim !?!?! U perpoqa te asyetoja me biletarine e BelleAirit ne Rinas, pas nje debati inkompetent nga ana e BelleAir, ne fund me thane qe qe e kote dhe se ne doje te ikja duhet ta prisja me mire se do me ike avioni. Ne fund mu desh te prisja bilete tjerer kthimi !
    Telefono zyrat qendreore ne Milano apo Tirane, asnjeri se ngrinte telefonin !
    Aeroplanet ishin si furgonat ne shqiperi, te shqyer, te thyer, stolat qe nuk rrinin me drejt ! Ndonje dite sdo te cuditesha po te ndodhte ndonje aksident me avionat e kesaj linje ( nuk ja uroj askujt ! )
    Hera e pare dhe e fundit me inkompetentet dhe hajdutet e BelleAir !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje