A duhet të ketë dialog PS-PD?

23 Gusht 2011, 12:30Politika TEMA

Nga Preç Zogaj

Dalja e Raportit përfundimtar të ODHIR-it për zgjedhjet e 8 majit ka rikthyer thirrjet për dialog të ndërkombëtarëve drejtuar forcave politike shqiptare, më saktë Berishës dhe Ramës si krerët respektivë të shumicës dhe opozitës. Si në një ritual që përsëritet prej vitesh nga zgjedhjet në zgjedhje, trojka e ambasadorëve të nderuar të SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së ishin të përpiktë në daljen e radhës dhe në kërkesat e radhës: Të fillojë dialogu! Të reformohet Kodi! Të zbatohen rekomandimet që shoqërojnë Raportin.

Me gjithë çfarë ka ndodhur e çfarë është shkruar në raportin e ODHIR-it për zgjedhjet e fundit në Tiranë kjo thirrje të lë pa gojë. E megjithatë duket korrekte, e paqortueshme, nga ato që nuk ke ku ta kapësh. Dialogu është mjeti i marrëveshjes në demokraci. Të kërkosh dialog është fisnike. Të kërkosh dialog është gjëja me e lehtë për dikë që pozicionohet në mes si palë e tretë. Të kërkosh dialog je gjithnjë brenda. Të gjitha këto janë të vërteta, por jo gjithë e vërteta. Ekziston edhe dialogu për dialog, sa për të larë gojën, sa për të prodhuar një fotografi duarsh që shtrëngohen, pa hyrë në thellësi të shkaqeve që kanë prodhuar dhe ushqejnë një krizë apo një ngërç politik. Është provuar me dhjetëra e qindra herë se ky lloj dialogu është mashtrim. Është gjëja më sterile që mund të mendohet. Është më i keq se konflikti, pasi krijon iluzione dhe vret në thelb shpresën për ndryshime.

Të kuptohemi! Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë dialog për dialog. Nuk kanë asnjë arsye të bëjnë teatër në Tiranë. Përkundrazi. Ata duan të bëhet më e mira; qëllimet e tyre janë vetëm të mira. Por qëllimet e mira nuk të çojnë gjëkundi pa mjetet e duhura. Ka diçka sipërfaqësore dhe libreske në mënyrën si e shohin dhe e si adresojnë ambasadorët thirrjen e tyre për dialog; shihet qartë se duan t’i bien shkurt, duke rrezikuar t’u dalë gjatë, siç thotë një shprehje e popullit. Thirrjet e tyre nuk kanë tingullin, forcën dhe besueshmërinë që kanë pasur dikur, në dekadën e parë të tranzicionit demokratik. Ato vinë duke u shuar pa jehonë, nga zgjedhjet në zgjedhje, si thirrjet në shkretëtirë. Kjo ndodh jo se shqiptarët nuk e njohin dhe nuk e duan dialogun si vlerë. Absolutisht jo. Momentet më të ndritshme të tranzicionit tonë demokratik, aq pak sa janë, shkëlqejnë si vepra të mirëkuptimit dhe konsensusit politik të gjetur me durim dhe të respektuar me korrektësi nga të gjitha palët. Arsyeja pse dialogu ka filluar të tingëllojë si një fjalë e keqe në mjedisin politik dhe shoqëror të vendit ka të bëjë pikësëpari me komprometimin e tij, që është diçka më e rendë se dështimi. Dialogu komprometohet si vlerë kur shkelen, braktisën apo tradhtohen frytet e tij. Kjo ka ndodhur e po ndodh në Shqipëri. Kur dëgjon si reagojnë njerëzit, kupton një gjë të rëndë: Dialogu nuk është më një burim shprese, siç duhet të jetë, por një burim frike. Shumë njerëz kanë frikë se po të ulen krerët e partive kryesore edhe me keq do të bëhet. Nuk është paranojë. Është përvojë. Përvojë negative e thelluar nëpër vite. Publiku shqiptar e di dhe ndërkombëtarët duhet ta dinë: përpara se të eksperimentonte formulën e një KQZ-je të kompozuar politikisht, si kjo që prishi zgjedhjet e 8 majit në Tiranë, Shqipëria ka pasur të ashtuquajturën KQZ jopolitike, të kompozuar me individë gjoja të pavarur. Në zgjedhjet vendore të vitit 2000, formula e KQZ-së me të pavarur çoi në një raport gjashtë me një në favor të shumicës socialiste të kohës. Kalimi nga KQZ-ja “pa parti” te KQZ-ja politike është bërë nga një tryezë bipartizane në bazë të një rekomandimi të OSBE-së. E njëjta gjë ka ndodhur me Gjykatën e Zgjedhjeve. Në vitin 2001, ankesat zgjedhore i shqyrtonte Gjykata Kushtetuese. Pas këtij viti, meqenëse në këtë gjykatë u tjetërsuan mandate deputetësh, me rekomandim të OSBE-së dhe me konsensusin e dy forcave kryesore politike në vend u vendos krijimi i Kolegjit Zgjedhor. Ja, i këtij Kolegjit që damkosi së fundi ODHIR-i. Mund të vazhdojmë me shumë shembuj të tjerë të kalimit nga shiu në breshër apo nga breshëri në shi, ku zgjedhjet shqiptare rregullohen aty ku prishen në zgjedhjet e fundit dhe prishën aty ku janë rregulluar në zgjedhjet e parafundit. Dhe kështu pa mbarim, në një farsë të tejzgjatur që kalon nga legjislatura në legjislature me etiketën e reformës zgjedhore! Reformë zgjedhore bipartizane, në bazë të rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it. Zot, na ruaj!

Shembulli më domethënës, apo xhevahiri i farsës, që nuk mund të mos përmendet, është “konsensusi i madh” Berisha-Rama për të drejtën e hapjes së kutive me kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së. Kur nuk i duhej, Berisha e dha pa u menduar dy herë. Kur erdhi momenti për ta zbatuar për zgjedhjet e vitit 2009, ai i tregoi opozitës bërrylin e tij të mbuluar me togat e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Kuptimi i aktit ishte si vijon: “Unë ia kam dhënë këtë të drejtë opozitës me mendimin se nuk do t’i duhej ndonjëherë, por nuk mund të mos ia merrja kur iu desh vërtetë”! Ja, në këtë terren bizantinist të talljeve, pabesive, diversionit, intrigave, hilerave, lojës me maska, shkeljes pa të keq të fjalës dhe marrëveshjeve, poshtërimit dhe dhunës, pra në këtë kënetë e ka tërhequr dhe mbytur komunikimin me opozitën e tij kreu i Ekzekutivit shqiptar. Vitin e kaluar u ul me Ramën në Strasburg. Atje ranë dakord për hetimin parlamentar të zgjedhjeve. Parlamenti Europian nxori edhe një rezolutë konsensuale, ku i kërkonte Shqipërisë të hetonte zgjedhjet. Kur ishte ende një copë letër, zoti Berisha bënte avokatin e flaktë të rezolutës. Por kur erdhi dita për ta vënë në jetë, nxori një bisht dhe kaloi mbi të. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme i vuri në mendime ndërkombëtarët, por reagimi i tyre nuk ishte në lartësinë e sfidës që u kishte bërë Berisha. Në këtë kontekst erdhën zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë, që shënuan një kulm të arbitraritetit dhe nëpërkëmbjes së kundërshtarit politik. Berisha nuk do ta kishte bërë kurrë atë që bëri me zgjedhjet në Tiranë, nëse Europa do të kishte mbrojtur rezolutën e Parlamentit të saj për hetimin e zgjedhjeve të vitit 2009. Raporti i ODHIR-it e ka përshkruar me detaje domethënëse momentin kur katërshja berishiane në KQZ merr me gojë, me shumicë të thjeshtë, një vendim që nuk e quan akt normativ, pavarësisht se do të prodhojë një normë dhe nuk e hedh në letër dhe turret ta zbatojë pa i lenë askujt afat për apelim, ndërkohë që kutitë e përzgjedhura për t’u hapur janë venë në radhë prapa derës. Mu sikur po mban shënim veprimet e një bande, raporti nënvizon faktin se kutitë ishin bërë gati, ndërkohë që merrej vendimi që ndryshonte rregullat e lojës pas mbarimit të lojës. Ambasadorët e nderuar e kanë lexuar këtë paragraf. Kanë lexuar edhe paragrafët e rëndë për Kolegjin Zgjedhor; kanë parasysh patjetër panoramën e talljeve dhe hipokrizisë së qeverisë me marrëveshjet. Dhe përsëri apelojnë për dialog mes palëve për të reflektuar në Kodin e ri zgjedhor rekomandimet e mbartura nga zgjedhjet e vitit 2009 dhe rekomandimet e reja nga zgjedhjet e vitit 2011. Janë të fortë. Janë për t’u hequr kapelën, por ka diçka që nuk shkon në mënyrën dhe formën e angazhimit të tyre. Situata e krizës zgjedhore në Shqipëri është e tillë që qeveria dëmton, ndërsa opozita dëmtohet; qeveria vjedh ndërsa opozita vidhet. Në këto rrethana, të kërkosh dialog pa asnjë koment a kusht, mu sikur të bëhej fjalë për dy palë që kanë mundësi dhe arrijnë t’i bëjnë të njëjtin dëm njëra-tjetrës, tregon më e pakta mungesë respekti për palën e dëmtuar. Opozita shqiptare është aq e qytetëruar dhe iluminuar sa të kuptojë kurdoherë momentin kur duhet të hedhë prapa krahëve dhunën e qeverisë dhe të ngrihet mbi vetveten për një interes kombëtar. Por, ndërkohë opozita shqiptare është aq dinjitoze dhe me karakter sa të mos ulet për të bërë dialog për dialog me kundërshtarë që e kanë mashtruar, vrarë dhe grabitur. Është koha për një reflektim të thellë nga ndërkombëtarët për arsyet e thella të ngërçit shqiptar. Vetëm kështu mund të gjendet një zgjidhje praktike dhe efikase. Nuk na e kanë borxh, sigurisht. Guximi ynë për t’ua kërkuar ketë mbështetet në detyrimet e anëtarësisë së Shqipërisë në NATO dhe OSBE dhe në detyrimet e miqësisë me SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian.

Gjashtëdhjetë rekomandimet e OSBE-së në dy palë zgjedhje nuk janë gjashtëdhjetë harresa, por çarje dhe plagë në ndërtesën e zgjedhjeve. Tashmë është krejt sempliciste të merresh me riparimin e Kodit që prishet sistematikisht në zgjedhje. Kjo histori mund të mos mbarojë kurrë. Ligjvënia nuk mund të jetë në garë të përjetshme me tundimin votëvjedhës të qeverisë. Duhet një qasje e re, të cilën ndërkombëtarët, me përvojën që kanë, mund ta gjejnë. Ndoshta nuk ka përse preket Kodi sa herë shkelen nenet e tij. Një gjë që nuk prehet, nuk zgjat, thoshte De Mestre. Ligji duhet lenë të prehet që të zërë vend. Për mendimin tim, ndërkombëtarët janë në një lloj ngërçi me ngërçin shqiptar ngaqë sillen si palë e tretë edhe atje ku nuk ka vend për t’u sjellë si palë e tretë. Me parimet dhe standardet zgjedhore, për shembull, nuk ka vend për t’u sjellë si palë e tretë. Nuk them kurrsesi se duhet lenë mënjanë dialogu. Dialogu, për aq sa është i nevojshëm për ndonjë ndryshim të përligjur në Kod, mund të funksionojë në komisionin e Ligjeve. Por për ta shëruar këtë vlerë nga komprometimi dhe për t’i dhënë një impuls të fortë progresit politik të Shqipërisë kërkohet një qëndrim më i gjerë dhe më i prerë. Duke filluar pse jo me shpalljen në kohë të qëndrimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës vitin e ardhshëm. Përvoja duhet t’u ketë mësuar që të mos gjenden duarlidhur para faktit të kryer.

32 komente në “A duhet të ketë dialog PS-PD?”

  1. stalinsali says:

    Lesh lesh. Dialog me Sali Babain dhe 40 hajdutet !
    Duket me shume si lypje per me pak hajdutlleqe ne zgjedhjet e tjera.

  2. fule says:

    Mire e ke o Prec po me duket se na kane braktisur te gjithe. Nuk i behet vone njeriu a funksionon demokracia ne shqiperi, a vriten apo jo neper protesta njerez.

  3. Shqiperia per shqipetaret says:

    PS – PD Po! Por jo me keta drejtues! Kata si kane lene gje mangur njeri-tjetrit dhe kane hyre gjynah me popullin aty ku s’shkon me.
    Dialog, vetem pasi te jene spastruar te dyja keto parti!

  4. Tufi says:

    Po, duhet te kete “DIALOG”…. si ai qe po zhvillohet te LIBI….

  5. R.Gafuri says:

    Aspak dialog me diktator,intrigantin Sali,ky njeri ka ndotur ndershmerine e malsorit shqiptar.

    1. tafuti says:

      Kush te tha ty se malcori eshte i ndershem?
      Me te poshter e te pabese se malcoret nuk gjen kund. Ik e pyet ne Shkoder a Tirane ku jane ulur kembekryq me mijra prej tyre. Edhe zbritja e tyre dhe zenia e tokes se tjeterkujt ishte nje pabesi tipike malcore.

  6. A ke sy Uoooooooooooo Qorroklli says:

    Eshte vertet e pashpres per ate vend ,kur intelektualet e atij vendi jan thjesht lojtare te shashkave qe hedhin Mafia nderkombetare ,duke fituar kohe ,per t’ju afruar sa me shume qellimit te tyre eleminimit te exzistences Shqiptare .

    Kaq te pasionuar pas qorrsokakut jan kto “njerez” ne ate vend te pazot !

  7. sali says:

    tani qe e mori dhe tiranen berisha PS ska as nje shpres , e vetmja menur per ta rrexu kete diktatur te sales eshte ajo qe po ndodh ne Libi ,kjo ne Libi eshte nje shembull edhe per shqiperin

  8. TOSCANA says:

    Analiza qe i beni thirrjes se nderkometareve per dialog ps-pd eshte e perkryer z. Prenci.
    Po duhet te kete dialog pozite opozite ,por me kushtet qe duhet te vendos opozita.OPOZITA ne kete dialog duhet te jete tersisht e vendosur dhe me koken lart,koke ulur duhet te jete regjimi i Berishes qe e ka dhunuar kete opozite e ka vjedhur e ka shar dhe ajo qe eshte me e renda ne jeten e kesaj opozite i ka marre KATER JETE NJERZISH TE PA FAJSHEM,dhe ky duhet te jete kushti i pare ne dialog qe qeveria te bashkepunoj me organet e hetimit per te identifikuar e denuar urdherdhenesit qe qelluan mbi njerzit e qete me fishek luftarak dhe kesaj duhet ti shkoi deri ne fund.N.Q.S. NUK INSISTONI PER KETE PROBLEM NUK KENI TE DREJT TE PERFAQSONI POPULLIN OPOZITAR -NE DJALL TE VENI DO TI NENSHTROHEMI REGJIMIT

  9. roland1c says:

    dialog esht fjala te cilen monstra u vucidolit ka 20 vjet qe e dashuron! kjo fjale i duhet atij per te vjedhe e per te vrare! per sa kohe ju o prec end company i ofroni dialog ai do tju vjedhe dhe do tju vrase!….ai ulet ne dialog me patllake ne brez! ai ju fut plumbin ballit, ju porositni shampanje per ta qetesuar!….keni hyre te gjith ne rrugen e turpit dhe bile doni te ecni me shpejtesi te madhe!

  10. Fatmir says:

    Ka vetem nje zgjidhje, fillimi i protestave. Te gjithe e lavderojne gazetarin Mero Baze, nje nder tyre, jame edhe une, Por nese i nderuari Mero Baze, do te thoshte; Te mblidhemi aq sa jemi, rinia ne vende, shqiptaret ne emigrim, intelektualet, e te protestojme ne menyre paqesore, kundra kesaj qeverie, c’do dite, pa u ndalur, atehere fundin do ta kishte si Gedafi ose Mubaraku. Po te shkruajme nga tastiera e komjuterit, do ta kemi Mbretin Sale edhe per 100 vjet.

  11. babuci says:

    jooooo , berisha eshte i pa bese , bej sa te duash ligje e kompromise… ai eshte i pa gdhendur …
    lufta per tiranen ishte lufte per te shkateruar opoziten

  12. babuci says:

    jooooooooooooooooooooo.

    me mire … cka per tu bere te behet .. mjaft na talli bythen..

  13. Durim Shumi says:

    I nderuar Prec,
    Ky shkrim duhej te ishte nje leter e hapur ne adrese te Zonjave Clinton dhe Ashton, me shprese se permbajtja e shkelqyer e saj do te ndikonte sadopak per nje kthese serioze te pozicionit te nderkombetareve ne raport me institucionin e vjedhjes se zgjedhjeve qe banda (klika) e Sali Berishes ka instaluar ne Shqiperi qe nga viti 1996.
    Me respekt,
    Durim Shumi

  14. sadiu says:

    Te hysh ne dialog me vrastaret duhet te pranosh se dhe ti je bashkepuntor me ata.
    te hysh ne dialog per hir te popullit,duhet te pyesesh popullin.
    Vllezer Shqipetare Saliu keto njezet vjet i ka sjelle dem te medha shqiperise dhe shqiptarve,
    Fatkeqei te medha i ka sjelle Saliu shqiptarve, dhe per cudi nuk i ka hyre asnje gjemp ne kembe ansjehere s’ka kerkuar falje per shume fatkeqesi qe i ka shkaktuar keti populli.
    ju te P.S. si parti ” ULTRA LIBERALE” Ja kini falur gabimet dhe krimet qe ka bere.nuk kini patur kurajon dhe forcen e nevojshme per ti dhene ate qe ai meritonte.

    Te behet dialogu por perpara dialogut Sale ti paraqite dhe ti kerkohet llogari per keto pika:

    I kushe futi ne P.D. Kush ishte rekomandusi.
    2 Cishte ceku i bardhe, pse e mashtroi popullin me ate.
    3 pse e mashtroi popullin me letrat me vlere,
    4 pse i hapi depot e armeve me curdher.C’fare eshte dosja e zeze qe na tha Zhulali.
    5pse i hapi firmat piramidale, me c’fare urdher i mbylli,kush e lajmeroi.
    6 Perse gjyqi i gerdecit po behet legjenda e shekullit, sa pergjegjesi ka djali i tij ne gerdec.

    7Ku shkuan parate qe vodhi Lulezim basha ne rrugen e kombit
    8 Pse deshte tja shiste detin kreqise, nga e kishte mare urdherun,
    9 Spartak braho ne mes te

  15. kac.opa says:

    keta po;tikanet tane jane fare muti qe po u perhapen infektojne edhe te rinjte

  16. luis says:

    Te jesh i vendosur nuk do te thote se je kokeforte,prandaj mendimi im eshte dialog me berishen kurren e kurres.Le te hidhen perpjete po deshen nderkombetaret se ka fajin opozita per mungese dialogu por neqoftese ka popullin me vehte jane te detyruar te gjejne forma te tjera.
    Nje njeri qe nuk mbeshtetet tek ligji por e ben ligjin qe te mbeshtet tek ai nuk ka mundesi per dialog.
    Neqoftese na duan sinqerisht nderkombetaret ata nuk duhet te lejonin vjedhjen e kryetarit te bashkise ne Tirane,sepse berisha nuk eshte aq trim po tua thoshit direkt por e kane thene te dyzuar dhe ai si rrufjan e ka kuptuar se duhet vepruar ashtu sic do ai.
    E vetmja rruge eshte mosbindje totale ndaj nje regjimi te tille,mjaft me pallavrat e berishes.
    E di se politika lejon edhe aty ku nuk duhet lejuar,por me berishen eshte e pamundur dhe nuk duhet lejuar.Edhe me djallin vete mund te behet dialog e me kete pleh asesi.

  17. fieraku4u says:

    Pune leshi ky dialogu. Saliu dhe uqrit e tije nuk pyesin as per dialog e as per kompromis. Kjo eshte thjeshte nje fasade.

  18. Gjethi i thate says:

    Te besh dialog tani me salibanin do te thote qe ta riciklosh edhe njehere ate grumbull mizjerjesh qe ka rrotull.Kur themi dialog,kam pershtypjen per termin ne pergjithesi,pra eshte vertet gje e mire sepse mund te zgjidhesh probleme,por per rastin konkret,si mundet qe ai person qe ka vrare e vjedhur,ti thuash hajde,ti leme te gjitha dhe fillojme nga e para.
    PER MENDIMIN TIM: JO SALIBAN ne tavoline.

  19. vlora 1 says:

    Analize e shkelqyer Prec!
    Edhe nderkombetaret e kuptojne se ketu nuk ka demokraci por paskan zgjedhur stabilitetin ne vend te demokracise sepse atyre akoma ju duket Saliu teper agresiv qe si ashtu ne 97 eshte gati ti vere flaken Shqiperise por harrojne ata se eshte thike me dy presa kjo pune-populli mund tu vere flaken horrave….dhe kjo eshte prese me e mprehte ne krahasim me presen e ndryshkur me emrin 97

  20. rexha10 says:

    NE QOFTESE FLASIN PER INTERESAT E POPULLI ,NUKE MUNDE TE KETE DIALOGE ME SALIN
    DHE TE GJITHE SALITE QE KA KJO QEVERI, NEQOFTESE FLASIN PER INTERESAT E TYRE PERSONALE ATHERE PO QE EKZISTON DIALOGU.

  21. Besa,Canada says:

    Dialogu eshte plotesisht i konsumuar me Sali Rame Vicidol Berishen.Ky eshte konkluzion i nxjere keto 20 vite te rruges qe ka ndjekur “demokracia ” ne Shqiperi. Politika shqiptare eshte plotesisht e deshtuar .Saliu qe ne 97 duhet ta kishte marre vendin qe i takonte per te mos u ngritur me kurre.Aktualisht edhe me bemat e tmerrshme qe ka bere mbas 2005 do ta reabilitoni perseri? Kjo vertet do te ishte e paimagjinueshme !

  22. Xha Jaho says:

    Vetem forca e popullit e sjell ne terezi Gaddafin shqiptar.

  23. A T Z says:

    Ai Tufi me pelqeu.

  24. Gazmend Nushi USA says:

    Shife si rrin gatitu para Berishes.Ja din per nder qe e ka mbajtur ne politike.

  25. Gazmend Nushi USA says:

    Durimo mos prit gje nga zonja Klinton.Ajo nuk qe ne gjendje me ruajtur burrin qe e ktheu Shtepine e Bardhe ne bordell dhe jo me pastaj qe te ruaj zgjedhjet ne Shqiperi.

    1. Dean says:

      Burri i saj kishte TOPE,sepse ishte Burre.Amerika KURRE nuk ka pasur dhe nuk ka per te pasur President me te mire ne Historine e saj.Ishte Presidenti qe e la ARKEN e shtetit PLOTE dhe e zbrazi BARBARI nga Teksasi.
      3.7 Trilion i ka kushtuar Amerikes deri me sot,aventura e Xhorxh Bush ne luften kunder ”terrorizmit”.
      He edhe 1 gje tjeter,se po na hiqesh shume i ”ndershem”.Mos me thuaj se nuk ke shkuar ne jete me te pakten me shume se dy femra?,se do dukesh teper hajvan dhe njeri Qesharak.
      DEBILI shqiptar,na qenka konvertu ne Republikan Amerikan.IDIOT.

  26. ALBANN says:

    Dialog me Saliun hahahahhaah.Dialogu me Saliun eshte idiotllek.Por ne kushtet kur opozita se rezon me dhune pushtetin qe vodhi voten ,atehere dialogu eshte e vetmja shprese, pra” idiotllek i pranueshem” .Berisha se leshon pushtetin pa dhune……do vije 2013 dhe do ta shohim

  27. Berisha largohu says:

    Jo dialog me kurthin Berishjan, jam kadigorikisht kunder dialogimit me Berishen. Opozita te mposhte Berishen nga pushteti me revolte popullore.

  28. Luan Kolonja says:

    Shume retorike boshe mor zoti Prec. Vazhdoni te perserisni vetevehten, pa asnje gje te re,pa asnje vizion dhe rrjedhimisht pa anje zgjidhje apo te pakten gjysem zgjidhje.
    Per ta lehtesuar lexuesin rreth ketij shkrimi po paraqes vizionin konfuz te Z. Zogaj:
    Autori duket sikur po sjell nje vizion te ri per nevojen e zgjidhjes te ngercit politik ne Shqiperi, shkaktur kjo nga absurdi i qendrimit te PS dhe perfaqesuesve te tjere te aleateve te se majtes. Ne fakt, ky shkrim is Zogajt tregon ekzakt miopine dhe mospjekurine politike te krereve te se majtes per te qene te pakten koherente ne zgjidhjet qe momenti politik kerkon. Ai vazhdon retoriken e zakonshme, te filluar qe pas zgjedhjeve te 2009, me te njejtat argumenta bajate.
    Mblidhni mendjen zoterinje, zgjedhjet mbaruan, rezultatet dolen dhe u konfirmuan ne te gjithe nivelet, ato u njohen nga OSBE ODHIR dhe Amerikanet. Mediat po cahen duke bere komente dhe ambasadoret po cahen duke bere thirje per bashkepunim per ndryshimet ne kodin zgjedhor. Nderkohe, ju vazhdoni te tjrrni llafe boshe, bile pa finese letrare, te cilen dini ta beni mire. Ketu gjerat duhen thene shkoqur e pa figuracione letrare. E thene troc dhe qe don pergjigje po troc, cdo njeri, sado pak i pergatitur apo edukuar, me ose pa angazhime politike, kerkon te dije kur do te filloje dialogu per ndryshimet ne ligjin elektoral, si do te ndertohen komisionet qofte me eksperte, qofte me parlamentare, sa dhe si do te reflektohen partite e vogla (ku perfshiheni dhe ju) cfare ekspertize te huaj mendohet te kemi dhe se fundi kur mbaron se perfunduari ligji i ri dhe kur miratohet e hyn ne fuqi.
    Keto gjera ju duhet ti thoni lexuesit apo votuesit. Sigurisht nese nuk jeni dakort me kete llogjike apo me ate qe kerkon perendimi, por doni vazhdimesi te konfuzionit e te ngercit politik, kjo eshte tjeter gje,
    Si njohes i Frengjishtes qe jeni, besoj se e dini fabulen e Napolonit me Kembanen e priftin e fshatit
    te vogel…
    Ne vend qe te rrjeshtoni 60 aresye qe nuk behet, vrisni mendjen te gjeni te pakten 6 arsy qe mund te behet edhe dialogu dhe ligji dhe progresi.
    Hiqeni nga mendja, se do te beni dialog me ndonje UFO te ardhur nga kozmosi, me Saliu do ta beni dialogun. Kjo eshte shume e thjeshte per ta kuptuar. Ne se Rama nuk don te ulet me Saliun gjeni ngdonje rame tjeter, bile ju vete, filloni dialogun, pasi ne fakt keti kurajo e ndershmeri te pa kushtezuar per te shprehur ate qe mendoni kur ju doni.
    Sinqerisht Luan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje