Lefter Koka presion PD-së së Durrësit për të vendosur njerëzit e tij në krye të Hipotekës

23 Gusht 2011, 20:34Politika TEMA

Nga Artur Llana

Rizgjimi i Lefter Kokës në Durrës tashmë nuk është formalitet, por një ambicje e qartë për atë që ai duket se e kishte harruar prej dy vitesh që nga momenti kur u bë pjesë e qeverisë, kryeministri i të cilës e kishte krahasuar me “zemunët” e Beogradit. Por, duket se Koka ka korrur një fitore jo të pakët në Durrës për zgjedhjen e kreut të Këshillit Bashkiak. Të dyja fitoret ai i ka arritur brenda PD-së dhe natyrisht tashmë ai ka të drejtën të kërkojë edhe një “gol” tjetër.

Deputeti i LSI-së, pas dështimit për të qenë kandidat për Bashkinë e Durrësit, është rikujtuar se tashmë me atë parti nuk e lidh asgjë moralisht, përveç interesave të momentit dhe këtë po e shfrytëzon shumë mire, dhe pse pak me vonesë. Koka ka vënë veton për Seid Kërtushën dhe drejtuesit aktual të PD-së në Durrës e kanë pranuar këtë, duke larguar një nga njerëzit më afatgjatë që ju kishte mbetur.

Edhe pse në pamje të parë kjo duket si një lëvizje që Koka e ka bërë për hakmarrje personale, në fakt ajo ka qenë një test që ai e ka bërë me shumë zgjuarsi, për të testuar fodullëkun e drejtuesve të PD-së të cilët ndodhen aty rastësisht dhe përkohësisht. Pas kësaj, Koka është zgjuar po këtë radhë mirë. Ai ka “depozituar” kërkesën për të marrë dy poste të rëndësishme në Durrës: i pari që ka të bëjë me kreun e Hipotekës dhe i dyti me postin e drejtuesit ekonomik në Autoritetin Portual të Durrësit.

Burime nga LSI-ja, por që konfirmohen edhe nga burime jo zyrtare të PD-së së Durrësit, kanë bërë të ditur se Koka po kërkon kreun e Hipotekës së këtij qyteti. Sipas këtyre burimeve, ende nuk është arritur në një kompromis, por gjërat tashmë janë mbi tavolinë dhe në fund të shtatorit pritet që drejtimin e Hipotekës ta marrë LSI-ja, dhe pse emri që ajo do të dërgojë atje nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë që pas disa mosmarrveshjesh mes Eduard Ndreut dhe drejtorit të tij ekonomik, duket se kompromisi për të marrë edhe këtë post është edhe më i afërt dhe këtu pritet të shkojë një nga njerëzit më besnik të Kokës, por edhe një nga njerëzit që në fakt shquhet për aftësitë e tij profesionale. Burimet nga LSI-ja kanë lënë të kuptohet qartë se kush është personi në fjalë, por fakti që emri i tij nuk është deklaruar nga burimi, gazeta nuk po e bën atë publik. Pas kësaj pritet që Koka të jetë përsëri aktiv, por ende nuk është mësuar se ku do mësyjë deputeti i LSI-së, që deri tani ka heshtur.

17 komente në “Lefter Koka presion PD-së së Durrësit për të vendosur njerëzit e tij në krye të Hipotekës”

    1. ZARBUA says:

      U bubuja, cfare fytyre? pse, edhe ky eshte deputet? Po orangutangu i kopshtit zoologjik, a eshte akoma gjalle? Aman ma thoni se dua te votoj per te, qafsha Salen,

  1. Shebeniku says:

    Qè edhe drejtuesi i IPOTEKES te jetè njeri i politikes, do tè thote qè korrupsione èshte shtrire kudo. Drejtuesi i Ipotekes duhet tè jetè njè njeri specialist i fushes juridike ose nje teknik i afirmuar. Kjo tregon se qeveria çdo gjè e ka tè ligjeruar edhe me ipotek.

  2. inf says:

    Bejne pazare me vendin sikur ta kene prone te tyre keta maskarenj.
    E kthyen Albanine ne prone private keta qelbesire dhe bisha ,e bene vendin paçavure keta lugeter
    si nuk kane pik turpi keta lapa- ngjozerr te shemtuar qe nuk u ngopen me Pare .
    Ptu o qelbesira po kush ja u beri ju vendin o kolera kush jot ame apo tyt tet.
    Nuk eshte vetem oborri i verremliut sali po jane bere Banda Banda ,keta kodosha kush e kush te gllaberoi sa me shume ,
    Nuk eshte vetem Tirana por e gjithe Shqiperia ne ket Skeme te zhvatjes se aseteve te shtetit.
    Jo thot Lefteri i Nanos e dua une postin per ket dhe per ate ,Eh ja u q … Ropt shqiptaret ju o pisa o derrat e mutit o njerez te babzitur paskeni qen ju xhanem.
    Po eshte bere vendi me Principata dhe nuk e merr vesh i pari te dytin.
    Kokat ankshi o koke drrasa e mutit ju dalte boja per jithe jeten .
    Shqipria ka marre fund i hankshi mutin Enver Hoxhes ju o bandita qe po vrisni e prisni ,njerzit per pare dhe per qejfe ,o tradhtaret e mutit o plehra .
    çohu milet dhe shkerrdhejani kurvat ketyre zagareve se keta jane gjakpiresit tone.
    çohuni dhe ta fillojme qysh nga Krye Kremineli sali dhe ta mabrojme te roja i fundit i dyrve te dikastereve.Ptuuuuuuuuuuuuuu o rrugaçer o pisat e ALBANISE JENI JU O DERRAT E SALIUT.

  3. arsen says:

    Mafia eshte gjithnje ne levizje, gjithnje e gjalle. Edhe kur terhiqet eshte ne pauze te perkohshme. Nje hap mbrapa dy perpara. Ky kancer predominon ne jeten shqiptare.

    Keta Kokat jane koka gjarperi qe me arme ne bagazhet e makinave luksoze, here me buzeqeshje e here me kercenime kane vene Durresin nen kembe. Pallate ne bregdet, ura e lokale ne det, tregeti e kontrabande te cigareve, e droges … emrat e tyre jane ne prokurori dhe ne listen e CIA-s por asnje nuk leviz. Kudo heshtje. Nje hap prapa dy perpara … tentakulat zgjaten pa pushim dhe shterngojne fytin e durrsakeve te pergjumur.

  4. Kontra Bandisti says:

    Jam dakort me Arsenin dhe te tjeret.
    Lefter dhe Nard Koka nuk kane as edhe burreri, pasi Berisha i coi ne prokurori keta delikuente, i gjobiti, i ofendoi dhe perseri Koket i japin voten malokut.
    Mjer Shqiperia per keta biznesmene pa as nje fije karakter.

  5. geno says:

    eshte turp qe shqiperia te drejtoeht akoma nga keta lamash dhe rrugace. Ky trafkant droge e ka vendin ne qeli, mirepo poltika i merr keta si ushtar e bandite dhe i bene pushtetare. Ky njeri nuk di te shkruaj emrin e tij

  6. gjysho dominoja says:

    O Lefter kokeboshi po sa i ngjake Ilir koketulit mor te qafsha. Me qe e ke mire me Sali psikopatin bej dhe nje vend per Fatosin qe te lashe borxhet per favoret e ketij te fundit ne adrese tende kur ai ishte k/minister, se i harxhoi leket me kumar e te pire. Edhe puna si shofer i Ilirit u prish se iliri ka ca gjera te vogla per te sqaruar me drejtesine. Atje e ke vendin edhe ti te jesh i sigurte, vetem koha nuk dihet.

  7. gjethi says:

    Shejtani fle lefteri i luan krevatin. Amerikanet ende nuk i a kane harruar te vellait tentativen per t’i shitur arabeve nja dy bidona me Adamsit(LHL),tashti Lefteri prap kerkon te kete ne dore portin e Durreist me qehaja Bujar Cepelen.Rri o Lefter rehat se do paguash ndonje fature te rende plus TVSH te amerikanet. Daj Sami nuk eshte si italianet qe ia hoqen espulson tet vellai(leonardit) me kusht te spiunonte cunat e Shijakut, qe punonin me mall ne Itali.Amerikanet te heqin koken po tentove te kontrollosh perseri portin e Durresit. Lere Olldashin dhe Drejtorin e tij dhenderrin e Met jevgut ta kontrolloje portin e Durresit. Olldashi e ka ndare mendjen te perfundoje si baba i vet Beqir Balluku! Po t,i o Lefter ce ke gjithe kete tahma? O ditezi mos shfrytezo kompleksin e inferioritettit qe i ka ngelur Telitit dhe Igli Cares(lexoje italisht mbiemrin) qe nga koha e te ndjerit Tani i Sanijes.O Lefter Amerika nuk eshte e bute si mendafshi Seit Kertusha, Amerika per aventurat e Leonardit te pret bishtin dhe koken!

    1. muhabet says:

      Aha… gjethi i njihka mire keta Kokat.

  8. Reis CICI says:

    DO ME FALNI SE PARI , DESHA TU PYES KY KOKA CA KOKE ESHTE???

  9. brace1 says:

    Kto kane qene te parashikuara qe ne krijimin e firmes perbashket SHPK,sekretari i byrose me hajdutet e tije 80%,a hajdutet e dordolecit te lsi 20%.Por poulli ka thene,oreksi vjene duke ngren,keshtu eshte edhe puna e kti hajdutit te lsi,qe ne te pare ne fotografi u duka si magjype,pore gjithesesi i lumte mire u a bene ktyre hajdutve te komunistit tropojane,ndoshta munde te jete edhe ajo fjala qe kure zduhet ta harrojme,tafmaja e tepert ehte e shejtanit,dhe vjen 1 nji dite e te munde zollumi,ne funde i paguan te gjitha,si frengu pulen,duket kyte fate do te kene te pa ngopurit e SHPK.

  10. Gazmend Rushi USA says:

    L.S.I. eshte Sh.P.K. me bllok ne dore.Jo se te tjeret jane me te mire.

  11. I zhgenjyeri says:

    Pse, vetem PD duhet te haje ? Po , te tjeret ? Apo te rrijne e te shohin se si trashen ata injorantet e PD……

  12. vlora 1 says:

    O burra hidhu edhe ti o Lefter Lefteri se po ha me shume Sali Protopapa dhe Bamke Qylollari

  13. akil says:

    keta cunat jane te papare,kane kap sport,bujqesi,droge qe nga shijaku,kavaja,durresi eshte komplet ne duart e tyre vendosin si nga ps dhe nga pd se fundi kane kap dhe lsi hajde cuna hajde cuna per tu mare shembull po pse sala e ka fajin apo rama qe i duhen per te fituar ato vota.

  14. anti paaftesi says:

    KRIMI I ORGANIZUAR APO PAAFTESIA PER TE DREJTUAR..
    Perse njerzit jane te prirur te udhehiqen nga Kriminele,, perse qytetaret e durrsit apo drejtuesit e Partise demokratike bejne afera apo pazare duke nxjerrur ne pah gjithmone paaftesine e tyre.. LEFTER Koka kriminel hajdut funderrina e durrsit ka mare pushtetin dhe eshte per te qare kur degjon qytetaret e durrsit (ndoshta sjane te tille) qe e votojne dhe e pelqejne,, Perse Kryeminstri hesht ne Durres perse nuk mund ti shkrije keto grupet e banditeve dhe grupet e te paafteve qe ka ne varesi.. A mundet Njeri te shpjegoje pse durresin e drejtojen te TE PAAFTET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje