Nga Dritan Broka
Dita ditës po shoh kontributin që dha zoti Berisha në lirimin tonë nga qelitë ku na kishte burgosur. Të premten, kur ne kishim vetëm një ditë që ishim shplodhur disi nga dhoma e zezë e burgut ku Saliu na futi, marr një telefonatë.
Një zonjë me emrin Majlinda më merr nga Drejtoria e Tatimeve të Tiranës dhe më thotë: “zotëri, ju keni një gjobë pesë milionë lekë të “Rinia Aktive”, hajdeni pranë Drejtorisë së Tatimeve t’ju bëj me dije për gjobën në fjalë”.
Mbas ditës së shtunë dhe të dielë, unë kaloj pranë Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës dhe më komunikohet që kam pesë milion lekë gjobë dhe më pas unë si njeri i thjeshtë i këtij vendi shqipfolës, e pyes shume normalisht inspektoren e tatimeve: “Zonjë, kur është vënë kjo gjobe? Sepse ne nuk kemi djeni fare për këtë akt administrativ”.
“Dritan, më thotë inspektorja- unë nuk kam djeni, gjobat i vënë departamenti i kontrollit, por ju mund ta apeloni gjobën. Gjithsesi, të lutem merru, sepse mua me duhet ta hedh në sistem gjobën, më duhet të bëj dhe një rivlersim se shuma e gjobës besoj do të jetë akoma dhe më e madhe”, shtoi punonjësja e Tatimeve të Tiranës.
Dal nga Tatimet. Shumë mendime me vinin në mëndje, e gjithë rruga me dukej gri. Ngjyrat tashmë ishin zhdukur dhe kjo jo për arsye të gjobës së majme për ne të rinjtë, por për kuptimin që tashmë ka marrë Shqiperia. Në këto rrugë që une po ecja, mu duk vetja se isha kthyer shumë prapa në kohë, po jetoja në një sistem që nuk pata mundësi t’a jetoja fizikisht për shkak të moshës time. Isha kthyer në sistemin komunist të diktatorit Enver Hoxha.
Kisha dëgjuar që ai sistem ishte tmerrsisht i keq. Të gjithë luftonim që të mbanim Shqipërinë jashtë atij sistemi dhe mos i afroheshim kurrë kthetrave të tmerrshme të sitemit në fjalë, por asnjëherë nuk e kisha kuptuar çfarë do të thotë realisht sistem i eger komunist dhe antikombëtar.
Tashmë kur njeriu e provon, e kupton shumë më mirë çfarë do të thotë të luftosh atë kastë të poshtër dhe unë vetë tashmë isha i përfshirë në këtë gjullurdi të madhe dhe kjo kishte ardhur si pasoj sepse “Kuvendi Civil” dhe ne si të rinj, vendosëm të flisnim të drejtën dhe të shprehnim mendimin tonë të lirë.
Eci rrugës dhe mendimet e mija i ndalon një burrë i moshuar rreth të shtatëdhjetave. Quhej Arben, një burrë me rrudha, që e kshte vrarë jeta dhe i rendonin shumë vite mbi kurriz. Me ndalon dhe më jep dorën. “Dritan, thotë- bravo, kam parë “traktet” që ju keni shpërndarë në Tiranë. Ishte me të vërtetë një gjest trim dhe kombëtar. Dije që keni mbështetjen tonë, mbështejten e popullit”, shtoi ai. Më pas më ballafaqon me një shokun e tij, i drejtohet dhe i thotë: E di kush është djali? Jo- i përgjigjet shoku. Arbeni- i thotë. Eshtë kryetari i organizatës që vendosën traktet e Berishës”. Sshoku i Arbenit qesh, por nuk flet.
Arbeni thotë: “Ky miku im është demokrat, por është burrë i mirë. Berishën nuk e do”. Arbeni filloi te me krahasonte sistemin e kaluar dhe këtë të sotmin dhe në të njëtën kohë po më përgëzonte që akoma ka të rinj që mendojnë për atdheun e tyre. Teksualisht mu drejtua dhe me tha: “Tani, ne shqiptarët nuk e meritojmë këtë sakrificë që t’i po bën, por gjithsesi të falenderoj që ti po e realizon këtë mision”. Unë e falenderova Arbenin dhe mikun e tij dhe vazhdova në këmbë rrugetimin tim më i qartë për sistemin komunist, por më konfuz për realitetin e hidhur që kisha përpara. Tashmë përballë kisha disa njerëz të regjimit dhe disa të tjerë dashnore të paqes dhe fjalës së lirë.
Eci. Më bie telefoni. Me pyesin si je? -Mirë, i përgjigjem , pse çfarë duhet të kem?
-Jo, ki kujdes. Berisha është i poshtër.
Ndërkohë që mbyll telefonin, vazhdoj rrugën dhe mendoj se nuk më intereson asgjë, por thjesht dua të jetoj i lirë, të mendoj lirshëm, të flas lirshëm idetë e mija dhe në fund të fundit të ndihem i lirë dhe i mbrojtur në kombin tim. Menjëherë kur mendoja këto fjalë mu duk vetja sikur po ëndërroja të pamundurën e momentit, sikur por fluturoja, siç thonë fjalët e urta “me presh”, por prapë mbledh veten dhe them gjithëka është e mundur! Ne do ta arrijmë, ne do ta bëjmë ndryshimin e madh!
Mbërrij në selinë e “Kuvendit Civil”, zhvendosem me zyrë, nga zyra e përhershme në një zyrë tjetër brenda godinës. Hera e fundit kur isha në zyrën time, isha i shoqëruar nga policë dhe civilë të Policisë së Shtetit dhe më shumë mundësi ndonjëri prej tyre ka lënë ndonjë përgjues.
Filloji mbledhjen me drejtuesit e kuvendit. Tashmë nuk me dukej vetja më si një drejtues i një organizate, por me dukej si një i ri me mendime të reja dhe kundra sistemit të vjetër, që dikush me përkrahjen e disa të tjerëve do që të na ngulisi në kokë, duke na kthyer shumë mbrapa në kohë.
Synimi ynë i rradhës është ç’rrëjosja dhe vetëm ç’rrënjosja e komunizmit e përkrahja e çdo të riu apo dhe çdo shtetasi tjetër që do ketë nevojën tonë. “Kuvendi Civil” nuk do të ndalet, le të na bëjnë ç’te duan, më shumë se të na vrasin nuk besoj se mund të bëjnë. Keshtu që trima të rinj, duhet të jemi të fortë të bashkuar dhe të mbrohemi nga helmi i gjarpërinjve me kumbore. Mbledhja mbaron, të gjithë janë në një mendje: Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, do të flasim drejtë dhe do të themi çdo gjë që mendojmë dhe do të luftojmë çdo akt korruptiv apo person që del kundra të drejtës kombëtare dhe qytetare. Shkoj në shpi, ndaj me miqtë e mi në rrjetin social “Facebook” lajmin për gjobën e famshme që tatimorja e Saliut na kishte venë dhe në të njëjtën kohe që po punoja, mesazhe të ndryshme më vijnë në “Facebook”. Njerëz të futur nga komunistët e Partisë Demokratike çonin mesazhe të ndryshme në formë kërcënimi me alibi jo të vërteta, për të s’mbrapsur aksionet tona.
Ora po shkonte rreth një e natës. Marr një telefonatë, çuditëm! Përgjigjem dhe nga ana tjeter e telefonit ishte një ndër tekniket që meret me web-et e “Kuvendit Civil”. Më thotë: Na kanë sulmuar faqen zyrtare në internet dhe ajo nuk po funksionon. I thashë mundohuni ta ktheni sa më shpejtë web-in dhe t’i shtojmë forcat e ruajtjes nga puçistat komunistë.
U tërhoqa për një minutë dhe mendova që një poster i “Kuvendit Civil” çfarë shkaktoj? “Asgjë”, një arrestim spektakolar, një trajtim si të ishim vrasës, një burgosje rreth dy ditë, një gjobë “të vogël” mbi pesemiljone lekë, një sulm elektronik të faqeve zyrtare dhe presion i vazhdueshëm, por ajo çfarë më ndezi llampën triumfuese ishte se e gjithë kjo histori tregoji degradimin e vazhdueshëm të sistemit politik dhe shtetit shqiptar. Kjo u tregua shumë qartë tek shumica e shqiptarëve.
Por, ky Doktori tashmë ka harruar që ne, rinia i kemi dhënë pushtetin dhe ne do ja marrim prapë.
Por tashmë kush do jetë sulmi i rradhës?
Si do qe te jete sulmi i rradhes, do kete vetem nje qellim perseri: “Goditjen” e ketij qelbesire qe mban ne sundim klasen politike shqiptare dhe me te te gjithe shoqerine shqiptare. Nuk eshte nevoja me per t’u perpjekur te nxjerrim sa ka degraduar sistemi politik dhe sa nuk funksionon shteti shqiptar. Ceshtja eshte si ta shembim dhe te ndertojme ate qe i duhet dhe i shkon per shtat nje vendi europian si Shqiperia. Dhe jam shume dakort dhe e bindur me perfundimin : Rinia do jete ajo qe do t’ia marre prape pushtetin dhe do i jape vendin qe meriton ketij maskarai. (dhe nuk do jete klasa politike ne dukje opozitare, ajo qe do ta rrezoje kete sistem te kalbur)
Po e filloje nga kjo e fundit more spurdhjak,qe shkruan se ti rinia ja dhe pushtetin Saliut,dhe ti ja mer prape. Ja provoje dhe dile po ke k…qe ti ja maresh pushtetin Saliut,p,se po ti prekesh karriken te versulet me ter egersine qe e karakterizon.Po kjo eshte tjeter gje se ne”demokraci jemi dhe gjithekush ka te drejte te shprehet si te doje dhe ashtu si e gjykon vete
eh mor spurdhjak dane, te qenka shkrehur dyfeku fare mor trap. Si te duket rinia ty, s’ta mbush mendjen? Do ia ndjesh krismen dhe do t’i mbushesh ato benevreke qe ke veshur.
NUK I KA MBETUR QIME KUND SALIUT. JA KANE HEQUR SALLAKET SI JU.
Aty mbaajeni shenjestren!!!
Keto djemt qumeshtor i ka Saliu si anti-stres, sa her qe i shef i duket vetja i fuqishem. Ti Tani je nje kokpalar, studentet e dhjetorit ishin martira deshmor, kurse ti je nje kokpalar, se ti nuk e ndihmon Saliun te fitoj e gezoj pushtet sic ben ata te levizjes studentore 90. Edhe mos e ngri telefonin kur se identifikon numrin.
po sipas teje kush ja dha pushtetin more dane k… ne ja dham e ne ja marim diktatorit
Tani, rrofsh qe po na ben kete nder qe se meritojme! Vetem nje pyetje kam une per ty dhe kete ‘organizaten’ tende: Nga dhe si financoheni ju qe beni takime e konferenca tek Hotel Tirana?
Nga te majtet financohet do mendje shume kjo
Lufta me saliun nuk do te jete e lehte .Por edhe te presesh sa te iki nga zoti si ai i pari nuk behet .Ka te rinj e te moshuar ne Shqiperi qe do te bejne cdo gje qe ky komunist e diktator i fundit ne Ballkan e me tutje te iki si e meriton me turp e me drejtesi te vene ne vend .Vec e dime se ai e le litarin jashte.
COUNI O SHQIPETARE,COUNI DHE MBESHTESNI KETA TE RINJ,MBESHTESNI TE ARTHMEN,MBESHTESNI RREZIMIN E KETIJ REGJIMI TE KETYRE BASTARDEVE.CKANE BERE ME SHUME REGJIMET SI,FASHIZMI,NAZIZME E KOMUNIZMI,SE SA PO BEN SOT RERISHIZMI.COUNI SA SESHTE VON,
dritan, ti e di shume mire sa te mbeshtesin te gjithe… thjesht vazhdo perpara pa tu dridhur qerpiku… Doktori ishte vete i ri kur nxori kryet per ti dhuruar popullit lirine dhe mendon se ka te drejte te na e marre serish…. sot rinia zoti doktor nuk eshte njesoj… nuk do ta leme vendin ne doren tende!
dritan, ti e di shume mire qe ke mbeshtetjen jo vetem te rinise… doktori kujton se fjalimi i tij ne ’90 ne qytetin Studenti do ta bente te paprekshem… por rinia e sotme eshte shume larg asaj te asaj dite….
Dritan, po prite sulmin te te vije , dije se je i humbur!
Duhet te sulmoni ju. Per fat, qeveria e SALIUT jua ka sjelle gurin ne dore :
Hapin nje fushate me emrin “kafet e Sales” ose “të shtatat e Sales”, ku te grumbulloni leke per te shlyer gjoben. Njerezit do t’ju mbeshtesin.
Ne se jeni vertet trima, keshtu behen punet. Ne te kundert, prisni “marifetin” e rredhes se Saliuit, se bashku me qarravitjet tuaja.
Ty te rjedhe e gjithe catia e shtepise,dhe shan dritaren e vjeter qe te fute eren.Beji mire llogarite mor djale e mos fluturo me presh ne b…the. Saliu eshte si ajo dhelpra dinake qe shpetoje nga carku,dhe eshte veshtire ta kapesh prape me carke,vetem po e vrave. Dale dale,se ariun kur e ngacmon,gjej vryme te futesh,se po te kapi,aha,te fala beju te gjitheve,te futi andej nga ke dale. Une te keshilloje mos u mer me komunizmin,se ai vdiq pergjithmone, (leri gjurmet po meru me ujkun “demokracine” qe po te rjep,vjedh,vret dhe po te shkerdhen) por meru me sali mavrine,diktatorin demokrat,vrasesin modern,kriminelin legjitim,dhe sundimtarin qe e duartrokasim ne komedite qe na ve per te pare si aje zgjedhjeve te tiranes me titull : “vafsh ne djall,dhe mos ardhesh kurre” ,me regji te saliut dhe vene ne skene nga aktoret, ristani,sashenka,etj. Fajin nuk ta ka pasqyr
Tregoni se dhe Shqiperia ka nji Rini si Bota jo vetem per pube nate e drog ,por dhe nga ata qe i dalin zot atdheut .
Kush mendon se Berisha largohet me facebook eshte o rrush o i papjekur akoma.Kete e tregon me se miri edhe tregimi qe shkruan Dritani ku me mefshtesine e tij e quan fenomenin “Sali” komunist!Sa per te qeshur edhe ironi ore Dritan djali!Ju e quani se po ti thuash agjentit,antikombetarit,antinjerezorit ,vrasesit,hajdutit,komunist je ne parametrat qe kerkon koha.Po si thua or vogelush ti,a thua qe Amerika qe e mban ne fuqi na bashkepunoka me komuniste?Si thua ti or vogelush se po ta kishte konstatuar “Mrika”kete detaj nuk do t’ia kishte shtypur koken siç di ajo vete!Ndaj beni mire qe Salise ti vini etiketimin qe meriton e jo te vazhdoni akoma me broçkulla qe vete Salia iua ka treguar si peralla e ju sot na i tregoni si bema.Kolopuç Dritani qe te drejtosh ate forum do b…… e jo floke me llak,do sakrifica te medha e jo qaravitje se ç’te ka ndodhur nga ky rregjim fashist e jo komunist,antiatdhetar e jo patriot.Ndaj te keshilloj qe mbledhjen e radhes ta beshe per bemat e fashizmit,e trimerite e komunistave or lepurush qe kam pershtypjen se vetem karrota ha.
Po pse nuk del vete ti atehere meqe cuni te duket lepurush? apo ne vete s’na e mban ….., te tjeret s’dine ta bejne…
“komentoni,KOMENTONI o halabaket e Sales, Sali Fazllici i refe (gazetare po te emeruare nga ai) mire e mire nga “koka” komentoni se dhe kjo gazet TemA e juaja esht…..
Tano je njisht, mos e vrit mendjen ca thon keto spordhjaket, sepse per fjale ketu neper komente jane te forte por kur vjen pune per vepra ja vetem ti i ben, kshuqe vazhdo sic e ke nisur ?
ju pergezoj dhe mos u tutni nga Sali gerdalla .
JU DEBATIKASIT E RAMES, NUK CANI KOKEN PER GJOBA SEPSE ATO I PAGUAN PUNEDHENESI JUAJ, BASHKE ME RROGAT TUAJA PER TRAKTET QE SHPERNDANI.
Hahaa, ndigjo, shiko ! Tash po ta them une tye ! Ndigjo, ndigjo, gjobat jane mjeti jon i demokracis. Keta komunistat e Edvin Kristaq Rams………..ndigjo, shiko se po ta them une tye qy : qysh sot duhet me u paraqit ne zyr se dot shperblehesh me dollar e me post. Ndigjo, shiko, dot baj shef te shik-ut.
Cdo pershperime e Saliut per keta eshte fjale hyjnore dhe fakt i pakundershtueshem…
Miltante te tille ka plot furra e PD-se dhe jane me te shumte ne numer se kategoria e interesaxhinjve apo putanave te momentit. Harrojne qe ky Saliu i tyre i tha mos ti marrin per te verteta gjithe fjalet e tij, si me rastin e Nanos, besoj do ju kujtohet tani… po ku do tja di militanti kur i kurdisen baterite
Qeshu rini, qeshu. Bota eshte e jotja. Bravo djema. Kurajo…deri ne fitore.
Mentaliteti i Edit po merr ne qafe mendimin opozitar shqiptar —
Hëë, doni më për shokun behlul.
Ju lumte Dritan per kete akt. Duket se Sali shpellari i thirri mendjes ne fillim. Ju nxorri nga burgu vetem per te mos bere buje por tani po zbaton sistemin e ” gjobes”!
Ju keshilloj qe qendroni sa me shume ne fokusin e mediave, mundesisht dhe jashte shtetit ! Eshte e vetmja gje qe shpellari ja ka friken.
Pune te mbare te gjitheve juve !
Mund te ne thone keta djemte cfar ofrojne me shume se Berisha apo Rama ,
sepse deri tani po shohim ne horizont nje bande mashtruesish dhe kusaresh qe per arsye perfitimi ndjellin vdekjen e nje njeriu qe per mendimin tim dhe te shume te tjereve dhe cka po e tregon dhe vete koha eshte njeriu qe e don shqiperine si cdo patriot tjeter mbase dhe me shume ,
Ju jeni nje tufe mercenaresh qe financoheni nga njerez me origjine bolshevike dhe qe doni e duan te instaloni modelin e mafies ruse ne shqiperi.
Ti Dritan je nje model qe ecen nen gjurmet e V.Qylafit (erjon veliajt) keshtu qe nuk e ke te gjate .
ti kerkon te kandidosh ne zgjedhjet e ardhshme duke shfrytezuar voten e ketyre mjeraneve qe te ndjekin nga pas por qe akoma nuk e kane kuputuar cfar mostre je.
ate qe bere per berishen dje e ke bere dhe per ina ramen dhe gjyqtare e prokurore me pare ,
por duhet te kujtoj qe cfar te mbjellesh do korresh .
njerez cinike dhe smirezinj si ty e fermosin vete fundin e tyre ,
packa qe ti nuk pate as’nje fillim por vetem nje fund te ndyre .
sali berishes ti dhe te gjithe sherbetoret e tu i merrni te keqen se e don i gjith populli shqipetar .
berisha e don shqiperine ashtu sic e don nje kryefamiljar i mire familjen e tij , femijet e tij.
P.s.
ah sikur ti kishte berisha kundershtaret si ju , deri ne fund te jetes do ishte ne pushtet …
andi, mos i bej me faj. E duan nje ngushellim dhe keta. Ai qe eshte duke u mbytur, kapet pas flokeve te tij…………
Pse vetem Salen e do gjithe populli? – Baben e dun te gjithe, edhe Gadafin e do i gjithe populli, edhe Assadin e do i gjith populli, edhe Cavezin edhe Ahmedinaxhadin i do i gjithe populli. Oooo atanautokraci e shkrete…. kemi rene ne batakun e injorances pa kufi.
Djem trima, vizionar, bravo! Duket se e keni goditur ne shenje. U shqetesua me teper per kete Lajmerim (te ngordhjes se tij te shumepritur) Saliu se sa per gjithe Opoziten pas 8 Majit.
u nis orteku qe do zere berishen
SA VITE KENI QE E THONI KETE? EDHE SA VITE DO TE DEGJOJME TE NJEJTIN REFREN?
Mos u cudit se 42 vite u deshen per Gadafin dhe sot po themi qe ky Saltrapi jone eshte me i rrezikeshm
“BURRE SHTETI” APO ME KADAF SE KADAFI !?
– Kadafi po imiton Salen e 97-tes ne perdorimin e avioneve luftarake
per te bombarduar popullin libian… Edhe mercenaret serbe e ruse!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
… Sali Berisha eshte tamam nje “burre shteti” i kallepit Ben Ali, Hosni Muabrak,. Saleh e sidomos Muamar Kadaf , me te cilin ngjason si dy pika uji ne cdo akt e ne cdo shfaqje publike te tij, ne cdo qelize te politikes se tij despotike.
Le te flasin faktet kokeforta ! Une di qe nena e dmeorkacise boterore SHBA di e ka shume me teper fakte se keto… Po edhe keto qe i njeh krejt Shquiperia e mbare Bota nuk jane bash te vogla…
“Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra”, ka thene babai i ” The New York Times” Suzberger.
E kam po aq debulese sa ci ka Jozefina Topalli dhe Sokol Olldashi AMK5- automatet e e gardes pretoriane, me te cilat u qelluan protestuesit e pafajshem me urdherat e Sales me 21 janar 2011 ne qender te Tiranes, qe vetem Alibeaj dhe Komisioni saliist i Hetimit nuk i ka pare ende!
Kadafi pat bombarduar e rrezuar avione civile me qindra pasagjere te pafajshem brenda: femije e pleq, gra shtatezena e plaka ne prag te varrit, te rinj te reja, pothuajse krejtesisht amerikane ose angleze, gjermane, franceze….
Berisha pat furnizuar me nafte e arme makinen e terrorit shteteror te Miloshevicit qe pat bombarduar e masakruar mijera boshnjake te pafajshem ne Sherbrenice e mbare Bosnjen !? Shkeli embargon nderkombetare dhe Karten e OKB-se. U perdor ajo nafte edhe per te lidhur pas shtyllave elektrike e telefonike paqeruajtesit hollandeze ne Sarajeve e qytete te tjera te Bosnjes.
Shqiperia e Sales gati u flak prej OKB-se ne vitet 94-95 njesoj si Libia e Kadafit ne
vitet 70-te!
Sala urdheroi mercenare te veriut perfshi edhe serbe per te sulmuar Jugun ne 97-ten.
Kadafi ka mobilizuar mercenare ruse e serbe per te masakruar popullin e vet sot.
Berisha urdheroi avionet luftarake te bombardonin me napalm e bomba Jugun
e revoltuar nga kusaria e tij dhe e firmave piramidale te tij.
A nuk eshte duke bere te njejten gje keto dite Muamari ne Tripoli e mbare Libine !?
Kryeministri Berisha provokon popullin e vet duke e kercenuar njesoj si kolegu i tij Muamar Kadafi se jo ” tre e treqint, por edhe tre mije”do ti ekzekutoje per te ” mbrojtur institucionet”
Sa afer eshte Sala me diktatorin, kryekriminelin e terroristin e Libise Muamar Kadafi. Eshte i vetmi kryeminister ose president i gjalle sot ne Evrope qe ne 1997-en urdheroi avionet luftarake te bombardonin e popullin e tij ne Vlore e Jugun e Shqiperise me bomba e napalm.
Hallal u qofte gjiri i nenes bijve te popullit aviatoreve qe ne vend te leshonin bmbat mbi nenat e baballaret, mbi motrat e vellezeit, mbi bijt e bijat e popullit te vet u ulen ne bazat ushatarke italiane ku moren menjehere Azilin Politik. A nuk po veprojne po ashtu edhe shume pilote libiane!?
Si mund te zbatonin nje urdher kriminal te nje Presidenti kriminel!? Ata po jane heronj kombetare! Jo gardistet e Lul Bashes dhe “Skuadronet e Vdekjes ” se Hysen Burgajt qe hapen zjarr me urdherat makaber te Berishes kunder popullit te vet.
Ngado qe ta kthesh e sido ta gjykosh, kryeministri i me pak se cerekut te shqiptareve sot, Sali Berisha eshte me Kadaf se Muamar Kadafi qe kontrollon sot me pak se cerekut e territorit libian !
Edhe motivi real eshte i njejte, ruajtja me cdo kusht e me cdo cmim e karrikes e kalit te zi – Vracit te pushtetit te sterkorruptuar e vrastar te tyre… Një ish-agjent i CIA-s, ka raportuar se mesazhi i Kadafit është “ose Libia do vijojë me mua, ose pa mua dhe e rrenuar”A nuk ngjason edhe ky mesazh makaber me ato te Kadafit te Shqiperise … Keshtu e kane te gjithe despotet ne grahmat e fundit….Epoka e lirise po agon aty ku ajo mungon ose eshte dhunuar me se keq!
Po fillon te agoje ne mbare Boten Epoka ” Change and Hope… ” e Barack Obames.
Yes we can…. Po ne mundemi !
SHENIM
Shkruar e botuar per here te pare me 23 shkurt 2011
JU SALLAKET E PANDREQSHEM, ITHTARE TE DULLES, VAZHDONI TE KALONI ORGAZMA NE SERI DUKE SHARE SALEN, SEPSE NUK U KA MBETE TJETER NGUSHELLIM. TE FALA NGA GRISELDA DHE ERIONI.
YES WE CAN ? KA NDRYSHUAR: YES, HE CAN, BUT WE CAN’T.
VAZHDONI TE SHIHNI ENRRA ME ENVERE DHE EDUSHE…………
Kot per kuriozitet po te pyes o ediruci: Si te paguan klani i malokut berisha ? me ore apo me shenime qe post ne web? Ti je aq trap nga trute e kokes sa nuk e kupton se i ben te keqen vetes tende duke u bere leve e nje qelbesire qe i ka dale era dhe s’do lihet edhe shume – pffffff tipa te ulet si ti as qeni s’do pranonte te bente shoqeri
Thashe se mos rinia shqiptare, prej kohesh do vazhdonte si e vdekur, aty dhe mender stundentet.Por jo!Te falem Dritan dhe shokeve te tu, qe po i jep nje mesim te madh historie gjithe shoqerise se mumifikuar shqiptare
…MESIM TE MADH HISTORIE? DUKE SHPERNDARE TRAKTE TE RREME SE VDIQ BERISHA? NUK U KA MBETUR TJETER NGUSHELLIM????????????????
Doli dhe nje miltiant nga shpella e PD-se. Nuk i ben pershtypje reagimi i Saldafit, qe I kapi dhe i burgosi, keta traktistet i rasi dhe nje gjobe meqe ne burg nuk i mban dot. Ndoshta te kujtohet o SalaMet, ishte njefar Shoshori qe vendoste trakte ne kohen e diktatures. Edhe ate e burgosen. Fale deshmise se personazhit te ketyre trakteve…
KETO PUNE BEHEN ME POSTE DHE JO GOJARISHT;CFAR NENPUNESE GOMARE KA NSHTETI SHQIPETAR????????????????????
Dritan: mbrojtja me e mire eshte sulmi!
Goditeni malokun nga te gjitha drejtimet. Nuk ka cfare t’ju beje, shume-shume do t’ju rruaje leshte qe sapo ju ka mbire.
Më pëlqen guximi yt mor djalë por më vjen keq se edhe juve të rijve, që nuk e keni njohur sistemin e më parshëm, po u bëhet zakon( i pa vlefshëm,parazitar) të rikëtheheni mbrapa gjoja për të diskredituar të sotmin. Populli thotë nuk keni ç’ti bësh gomarit , i bie samarit. Lëreni Enverin atje në historinë dhe varin e tij dhe meruni me Saliun (me të sotmen e të ardhmen) ,në qoftë se mendoni që ky është regres. Enveri ka marë fund. Meruni me Saliun në qoftë se doni. Edhe një gjë; ky Saliu jonë nuk ka azsgjë të përbashkët me Enver Hoxhën dhe ky regjm s’ka asgjë të përbashkët me sistemin komunist. Me Gadafin e shokët e tij po. Djalosh ,dëgjo plakun. Regullo shënjestrën. Mos shpenzo energji në boshllëk. Duke u solidarizuar me vështrimin e përgjithshëm të shkrimit, të uroj sukses në veprimtarinë tënde. Përshëndetje.
Angazhimi i shume komentuseve ketu ne forum qe ne menyre direkte ose indirekte perpiqen te kercenojne ose te demoralizojne shpirtin revolucionar te ketyre te rinjeve tregon se pushteti i tanishem eshte shume i frikesuar nga pjesmarrja e ketyre te rinjeve ne mbrojte te te drejtave te tyre ,vazhdoni ne rrugen tuaj pavarsisht se u quajne spurthiak ose lepurusha ‘se dhe ata 200 trima qe u organizuan dhe qe cliruan vendin nga pushtusit e huaj dhe tradhetaret e brendeshem ishin ne moshen tuaj prandaj i trembet saliu kesaj qe perpiqet me te gjitha menyrat per te demoralizuar rinine shqipetare. Mos harroni nje kopjo te fatures se gjobes ta dergoni ne te gjitha ato ambasada ne tirane qe na flasin ne emer te demokracise te shikojme se si do te reagojne
Përshëndetje Dritan
përgëzime për artikullin tuaj. Je i ri akoma por mendoj që për mprehtësinë e gjykimit ja kaloni edhe shumë të tjerëve më të mëdhenj nga ju në moshë. Më vjen keq për telashin e ri të radhës, që pushteti, që ju ka rënë mbi kokë. Jam më i vjetër nga ju dhe do të më lejoni disa sugjerime. Në radhë të parë duhet të jeni ose më saktë të bëheni mediatik. Kjo do të thotë nga njëra anë të publikoni në faqen tuaj të internetit gjithçka që ka të bëjë me organizatën tuaj, këtu e kam fjalën për dokumentet origjinale të regjistrimit pranë autoriteteve përkatëse, dokumentacionin e burimeve financiare, etj etj dhe në radhë të dytë për një transparencë maksimale me publikun shqiptar. Me dashje apo jo, Ju dhe organizata Juaj jeni kthyer në personazhe publikë dhe si të tillë duhet të jeni transparent me publikun jo 100% por 1.000% sepse ne jemi të gjithë njerëz të thjeshtë dhe kur shikojmë konferenca shtypi në Tirana International me të drejtë na kujtohen disa të tjerë që e nisën si idealistë dhe përfunduan në antarë partie e pjesëmarrës aktivesh.
U zgjata pak në këtë pikë për vetë rëndësinë që kjo ka.
Por të qënit mediatik nuk përfundon vetëm këtu. Juve thoni se keni bërë një mbledhje me përkrahësit tuaj dhe keni vendosur për të luftuar këtë pushtet të kalbur. Ju përgëzoj për këtë por në këtë luftë pavarsisht se jeni ana më e dobët duhet të bëni për vete opinionin publik shqiptar dhe keni për të parë që do të jeni fitues. Më lejo të të sugjeroj disa veprime që do të përkraheshin nga të gjithë. Denonconi policinë e shtetit për arrestimin tuaj arbitrar, ashtu si ju arrestuan ju mund të na arrestojnë të gjithëve, njerëzit do t’ju përkrahin. Ky denoncim do të bëj nga ana tjetër që reflektorët e mediave mbi çështjen tuaj të mos shuhen pas 3 ditësh siç kam frikë se mund të ndodh.
Denonconi Kryeministrin për shpifje me akuzën që ka shpifur se ju paguan kryetari i opozitës, bashkë me dokumentacionin e detajuar të financave tuaja, kjo do të ishte edhe një shuplakë morale për të pavarsisht se ” me procedurë” ndaj tij gjykimi mund të pushohet. Njerzit do t’ju përkrahin sepse ashtu siç ju ofendoi juve, nesër na ofendon të gjithëve.
Në çdo veprim me administratën publike përmendi emra e mbiemra të personave, citojini drejt dhe kërkoni konfirmim në letër për çdo gjë që do t’ju thonë, sado të lidhur të jenë këta me pushtetin asnjeri nuk është aq trim sa të shkruaj të zezë mbi të bardhë një veprim anti ligjor.
Hapni një llogari bankare të posaçme për gjobën, mundësisht në një bankë të huaj, për të ruajtur fshehtësinë e donatorëve, dhe i kërkoni ndihmë shoqërisë civile ne emigrantët do jemi të parët mendoj që do t’ju ndihmojmë.
Jam i bindur që nuk është e lehtë e gjithë kjo por më lejoni t’Ju kujtoj se n.q.s i ndërmerrni këto hapa, duhet të jeni transparent për dhe në gjithçka si drita e djellit, populli do t’ju përkrahi se ju ka bijtë e tij. N.q.s diku me pafajsinë e moshës keni gëlltitur ” diku një lugë çorbë të prishur” bëjani me dije publikut, populli do t’ju kuptojë por n.q.s mundoheni t’a kaloni nën rrogoz atëherë më mirë paguani gjobën dhe kërkoni falje pushtetit për mëkatet tuaja.
Me respekt emigranti