Lilian Betankur
Kriza ekonomike ka ngërthyer keq botën. Si pasojë e krizës, Bashkimi Europian është future tashmë edhe në një krizë ekzistence. Greqia, Irlanda, Spanja, Portugalia janë në një krizë të thellë, ndërsa së fundi flitet edhe për Italinë.
Por, nëse shkohet me këto ritme, edhe Franca rrezikon që të përfundojë si vendet e mësipërme.
Për këtë arsye, disa prej pasanikëve më të mëdhenj të Francës, njësoj si Uorren Bafet në Shtetet e Bashkuara, i kërkuan qeverisë të rrisë taksat ndaj tyre, për të shmangur defiçitin.
Përmes një letre të hapur, 16 presidentet e kompanive më të mëdha në vend, përfshirë edhe pronaren e L’Orealit, Lilian Betonkur, kërkuan “të paguajnë një kontribut special me shpirtin e solidaritetit”.
Mes emrave të njohur janë; Kristof de Marzheri, i kompanisë së naftës “Total”, Frederik Udea, i Bankës Societe Zheneral dhe presidenti i kompanisë së fluturimit “Air France”, Zhan Siril Spineta.
Në letrën e tyre, të publikuar nga Nuvel Observator shkruhej: “Ne presidentët dhe krerët e industrisë, sipërmarrës, bankierë dhe qytetarë të pasur kërkojmë që të pasurit të paguajnë një kontribut special. Kur defiçiti i financave publike dhe parashikimet për përkeqësimet e borxhit shtetëror, kërcënojnë të ardhmen e Francës dhe Europës dhe kur qeveria i kërkon gjithëkujt solidaritet, për ne kontributi është i domosdoshëm”.
Ata paralajmëruan se kontributi të mos jetë aq i rëndë sa të provokojë eksodin e të pasurve apo të rrisë shmangien nga taksat.
Pas kësaj, qeveria franceze i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së shtresës së pasur të shoqërisë për t’i tatuar më shumë, në mënyrë që të përmirësohet deficiti buxhetor.
Masat në fjalë parashikojnë një taksë prej 3 përqindësh për të gjithë personat që kanë të ardhura mbi 500 mijë euro në vit dhe është pjesë e paketës së masave që synojnë uljen e deficitit në 12 miliard euro brenda dy viteve të ardhshme.
Ne fillimet e shekullit te kaluar ne SHBA Rockefeller-et, te cilet kishin grumbulluar shume pasuri por dhe perçmim dhe urrejtje, krijuan fondacionin e tyre ne 1913. Qellimi i tyre ishte te rregullonin figuren e tyre publike si dhe te shmangeshin nga taksat (shteti amerikan ulte ose lironte nga taksat ata qe kryenin vepra bamiresie).
Ne kohen kur kriza boterore vazhdon dhe zemerimi i njerezve po rritet, pasaniket ofrojne te japin vete ate te cilen mund tu kerkohet ta japin me vone. Keshtu perfitojne “admirimin” tone per solidaritetin e tyre me masat vuajtese.
po moj plakushe dhe i gjithe soi i jot, do te filloni te jepni kontributin tuaj per bamiresi, pasi e vodhet dhe ja ropet lekuren mire e mire popullit , duke i ndryshuar ligjet sic ju deshi qejfi.
Por kete ndryshim , Ju pasaniket, hajdute, nuk po e beni se ju dhimbeset populli juj ,por po ju dhimbset pasurija juj , se po plasi dhe ju ngrihet populli e ju ve perpara si dele, e dini ju se ku perfundoni bashke me pasurine tuj. Prej jush vuajme edhe Ne me hajdutet dhe kriminelet tane politikane, qe dreka i zuri pa breke dhe darka i gjeti milionere.
por sic i thone , me mire vone se kurre dhe don Zoti ju kthen mendjen e mire .
Kjo qe shikoni ne fotografi,ne filmimet e kanaleve Franceze,mjet zbukurimi ne shtepin e vet kishte nji k…. florini,ai miku esht kollovari,qe i hongri nji miliard euro.
Se e shikojne qe kane vjedhur shume nepermjet ketij sistemi. Prandaj e ndjejne se duhet te dorezojne dicka para se te shpertheje ndonje revolucion si ai i Komunes se Parisit.
Para nja dy vjetesh me duket L’oreal u perfol ne media per mospagim taksash. Ndoshta kjo e ka patur fjalen per taksat e saj te prapambetura.
Dhe ketu pritet qe Berrisha, Lulja ,Meta,Mediu,Ruli.Argita,Shkelzeni e kompani do te perfitojne nga shteti jone rreth 50% te te ardhurave me motivacionin per punen e madhe qe kane bere rritjen e ekonomise duke e bere ate ekonomine e dyte te Evropes.
Kesaj nisiative do ti bashkohen pa tjeter dhe pasaniket sshqiptar,te shikojme kontributin e familjes,sajmirit,gimit,tacit,fevzos,balliut,sandrit e co.
Kesaj i thone qe barkderri nga tejngopja te jape disa therrime,sepse e ndjen se do e pelcasin.Ky eshte konkluzioni i drejtimit me te djathtet te cilet me politikat e tyre kane qelbur Boten. Ata qe sot po na tregohen bamires,po e ndjejne se ererat kundra po forcohen dhe po shndrohen ne furtuna qe u rrezikojne ato qe kane fituar dhe u kane krijuar nje jete ku nuk po dine cfare qejfesh mund te bejne me.Pabarazia ne kushtet moderne,po arrin kulmin.Therrimet qe hidhen jane fyerje teper te neveriteshme.E majta qe sot eshte e shpartalluar kudo, ka per detyre te riorganizohet sa me shpejt per te mos lejuar ekstremizmat
Keta njerez nuk bejne ndonje mrekulli ,aspak .Nuk jane te varferit ata qe zgjidhin qesenen per te rregulluar qeverisjet , sepse qesja e tyre eshte e zbrazur nga po keta pasanike .Jane keta te fundit te cilet nga frika ofrojne te japin ate tre % .sepse llogarite qe bejne u dalin me probleme me te medha se sa te japin ate 3 %.
Me shume vlera morale ka te japesh nga kafshata e gojes se sa te japeesh 3% nga miliarda.
Sidoqofte eshte nje shembull qe perderisa nuk ka opsione te tjera te perpunuara per zgjidhje sherben per ti thirrur mendjes edhe nga te tjere te sojit te tyre ,sepse me keq per ta do te jete
Kur shkon thika ne palce nga zemerimi humbet kontolli !!!
Keta pasaniket e tranzicionit shqiptar duke filluar nga Tirana,kur do nisin te paguajne taksen speciale per normalizim te mjekesise dhe arsimit?