ACR: Minatorët të kthehen në punë, të mos bien pre e kërcënimeve të Kol Nikollës

25 Gusht 2011, 14:01Politika TEMA

ACR ka reaguar pas afatit të vendosur nga ana e minatorëve për gjetjen e një marrëveshjeje, dhe ka kërkuar nga ana e tyre që të kthehen në punë.

ACR i ka bërë thirrje të gjithë punonjësve t`i bashkohen grupit, që ka filluar sot punën për kthimin në normalitet të minierës së Bulqizës.

“Minatorët duhet të kontaktojnë me administratën e minierës, në sektorin, të cilit i përkasin, për të nisur punën. Me paraqitjen në administratën e minierës, minatorëve do t`u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR”, thuhet në deklaratën e publikuar nga ACR-ja.

Në një komunikatë për shtyp, ACR u bën thirrje minatorëve të mos bien pre e kërcënimeve të Kol Nikollës dhe disa pasuesve të tij.

5 komente në “ACR: Minatorët të kthehen në punë, të mos bien pre e kërcënimeve të Kol Nikollës”

  1. krimineli [ neli ] says:

    Une mendoj se punetoret te degjojne c’thote sindikata e nikolles se sindikata e atij si e ka emrin eeee Kalaja i ka tradhetuar minatoret. Te kerkojne te drejtat e tyre deri ne fund perndryshe jane te mbaruar. I MBESHTES SINDIKATEN E NIKOLLIT DHE PUNETORET. [ POSHTE HAJNITE]

    1. L says:

      shko mbeshteti live jo nga ekrani i pc .

  2. shefqeti says:

    Ti kthehen punes minatoret me 200 euro rrog nen toke, qe Badashvilli nga Gjerogjia ku jetojne neper shpella e gulag, te marr 1 milion ne muaj, te blej ishuj e jahte, me baxhella ekskluzive.
    Shum oferte e mire. Morpo nuk paska nje shoqeri me aksionere shqiptar ta shfrytezoj minieren. Nuk ka nevoj per teknollogji atomike qe se bejme dot. Per te huajt ne gjith boten ka kufizime ne shitjen e tokes. Ligji jojne pershembuill nuk lejon shitjen e tokes bujqesore. Po me nentoken mineral e nafte car behet keshtu xhanem, vetem te huaj qe vijn me avjon e rrijn disa ore ke rogneri firmosin dy palo letra e hikin. Ca llogjike ekonomike ka ketu.

  3. haskoduka says:

    Kur drejtuesit e ACR-së kërkojnë minatorët në punë, përse nuk shkojnë t’i takojnë në Bulqizë, të flasin e bisedojnë për marrëveshjen, por bëjnë lojra fjalësh, jo sindikata, Kol Nikolla, etj . Ata kërkojnë t’i përçajnë punëtorët, t’i lodhin, ti’ diskriminojnë e poshtërojnë se kanë qeverinë dhe disa leva të saj që i mbështet.Që ky Badashvilli nga Gjerorgjia e di mirë se çfarë përfaqsojnë sindikatat, prandaj nuk pranon dhe ndoshta këkon që t’i përfaqsojë Gëzim Kalaja apo ndonjë sorollop tjetër i sërës së tij. Mbështes fuqimisht minatorët Heroik të Bulqizës dhe sindikatën e tyre.

  4. Savo Dukati! says:

    Kthimi në punë i minatorëve, në kundërshtim me kryetarin e sindikatës tregon për vetskllavërimin e pranuar nga një aradha e shqipëtarëve të “Kllonuar” nga një demoskllavëri arnaute. SHQIPËTARI I PA KLLONUAR, KA PRANUAR VARFËRIN ME BREZA, por jo nënshtrimin e turpshëm, para antishqiptarëve më të hegër. Mendoj se kushdo duhet të lexojë shkrimin e gazetares Mimoza Dervishi dat 23 gusht në gazetën tema me titull “RRUGA E PA NDRYSHUAR E RAMËS”, ku do gjejë përgjigjen e këtij nënshtrimi, rrjedh e injorancës dhe primitivizmit orientalo-provincial.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje