Minatorët përleshen me policinë. Tre të plagosur

25 Gusht 2011, 17:59Politika TEMA
Minatorët përleshen me policinë. Tre të plagosur

Dita e sotme e protestes së minatorëve të Bulqizes është shoqëruar me përleshje mes tyre dhe forcave të rendit, që ndodhen prej disa ditësh në këtë qytet.

Minatorët u mblodhën në mëngjes pranë hyrjes në minierë, në pritje të realizimit të një marrëveshjeje me kompaninë koncesionare.

Situata ishte e qetë deri sa u mësua se një grup i vogël grevëthyesish do tentonin të hynin në minierë për të nisur punën.

Gjendja u tensionua dhe minatorët kanë nxituar të bllokojnë hyrjen e minierës, por edhe të hyjnë brenda. Ata penguan edhe disa kamionë të ngarkuar me lëndë ndërtimi për minierën.

Në këto kushte është kërkuar ndihma e policisë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë disa ditë në zonë dhe kanë tentuar të largojnë minatorët.

Mes grevistëve dhe policisë ka patur konfrontime të forta fizike dhe për pasojë tre minatorë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Mësohet se minatori Dashamir Neziri është ne gjendje me te rende për shkak te plagëve te marra. Tre te plagosurit janë dërguar ne spital, ndërsa situata e tensionuar ka vijuar edhe me pas para minierës dhe zyrave te ACR.

Ata janë në mesin e atyre që kanë qenë edhe në grevën e urisë që u realizua nën tokë. Pas disa minutash edhe me nderhyrjen e drejtuesve të sindikatës dhe drejtuesve të policisë, situata u qetësua, megjithatë në Buqlzië tensioni është shumë i lartë.

Por ndërkohë policia e qarkut Dibër me ane te një komunikate sqaron se ka ndërhyrë për te liruar hyrjen e galerisë pas protestës se paligjshme dhe mohon qe te ketë ushtruar dhune ndaj minatorëve. “Theksojmë se gjate ndërhyrjes nga ana jone kundrejt protestuesve nuk është përdorur asnjë lloj dhune.

Ne spitalin e qytetit te Bulqizes janë paraqitur për te marre ndihme mjekësore tre shtetas. Nga kontaktimet qe kemi pasur me personelin mjekesor ka rezultuar se shtetasit e paraqitur ne spital nuk kane asnjë dëmtim fizik, por shfaqnin vetëm shenja lodhje.” Përplasjet mes minatorëve dhe policisë kane nisur rreth orës 10:30 minuta kur efektivet u kane kërkuar atyre te lirojnë hyrjen e galerisë. Pas situatës se krijuar kompania austriake u ka bere thirrje punonjësve ti bashkohen grupit qe sipas ACR ka nisur te enjten punën ne miniere. “Minatorët duhet të kontaktojnë administratën e minierës, në sektorin të cilit i përkasin, për të nisur punën. Me paraqitjen në administratën e minierës minatorëve do t’u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR.. Kompania ACR i bën thirrje minatorëve të mos bien preh e kërcënimeve të Kol Nikollës dhe disa pasuesve të tij. ACR siguron minatorët që mbrojtja e tyre është e garantuar.”

Por ndërkohë sindikalistet e Bulqizës përgënjeshtrojnë këtë deklarate, duke theksuar se puna do te rinise vetëm kur te plotësohen kërkesat e tyre. Aktiviteti ne minierën e Bulqizës është ndërprerë prej afro dy muajsh, pasi minatorët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave ku me kryesorja është rritja e pagës nga 20 deri ne 40%. Deri tani kane dështuar te gjitha përpjekjet për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes kompanisë ACR dhe minatorëve.

Që prej korrikut minatorët janë në këtë protestë, e cila nisi me ndërprerje pune, vijoi me grevë urie dhe tani po shfaq shenjat e dhunës.

Situata ka hyrë në një ngërc për shkak se palët nuk bien dakort për detajet e firmosjes së marrëveshjes dhe jo për vetë kërkesat që minatorët paraqesin.

Pak ditë më parë në minierë ishte administratori kompanisë, i cili me gjithë përpjekjet e tij nuk mundi të bindë minatorët të ulen në bisedime.

Kompania kërkon të vendosë si kusht të panegociueshëm përjashtimin e përfaqësuesve të sindikatave që drejtojnë grevën, ndërsa minatorët kërkojnë që në cdo marrëveshje me kompaninë të përfaqësohen nga sindikatat. /Tema-Top Channel-Vizion Plus/

12 komente në “Minatorët përleshen me policinë. Tre të plagosur”

  1. arjani says:

    Jetojme ne Salistan, prandaj mos u genjeni te nderprisni greven, por kerkoni te mblidhen rrotull jush gjith shqiptaret e ndershem qe ta shporrim kete fare te keqe qe qelbi gjith dynjane.

  2. Ora e Bjeshkeve te Nemuna says:

    Po opozita dhe populli pse po rrine duarkryq?

    1. Rani says:

      Po nuk ka popull atje o burre, nuk e di ti, sa per opoziten, ajo s’ka ekzistuar ndonjehere…………..

      1. Shefqet Cela says:

        PO JU TE DY NGA PO I SHKRUANI KETO KOMENTE TE BUKURA? ME SIGURI JENI TEK GRYKA E MINIERES, DUKE U PERLESHUR ME POLICET E SALIUT, NE QOFSSHIN SHQIPTARE DHE ATA.
        Lehni laro kaba!
        Hosana baraba!
        Noli, jo une.

        1. Ton says:

          O Qefshet mire keta, po ti nga po flet?
          Leh o Qefsho
          Leh o SalBalo
          Ham, ham, ham!
          Une, jo Noli!

        2. q says:

          kur te me bejne deputet ose te me vendosin ne krye te opozites (dhe ne strukturat drejtuse nuk prish pune) do je dhe un aty, por nuk kam ndermend qe un te iki aty dhe nga rahja ime te perfitoj edi

  3. Spiro says:

    Z,Berisha mos e rrih njerzit e ndershem dhe fukarenjet se kane femijet pa buke ti jeto ne super luks se zoti i madh.

  4. brigadieri says:

    posht duart e pista te shtetit nga minatoret……iku koha e skllaverise …

  5. alb says:

    rrahin policat per hesap te austriakve koloniazator.jemi bere vend koloni si afrika.imagjinoni policat ne austri te rrahin austriaket per nje frime shqiptare….te vesh duart ne koke.

  6. rexha10 says:

    JENI TE VUAJTUR ME SHUME SE NE KOHEN E FASHIZMIT O POPULL.:SEPSE KENI VENDOSUR TU DREJTOJNE MASKAREJTE E MASKAREJEVE

  7. ani says:

    lerini komentet dhe ajdeni ketu se tani eshte bashkimi per vellesrit tane boll me komente dhe pordhe .ajdeni ajdeni ajdeni ne bulqize

    1. plaku says:

      Ne shkrimin siper thuhet : “Kompania kërkon të vendosë si kusht të panegociueshëm përjashtimin e përfaqësuesve të sindikatave që drejtojnë grevën, ndërsa minatorët kërkojnë që në cdo marrëveshje me kompaninë të përfaqësohen nga sindikatat. ”
      Ne se kjo eshte e vertete, une nuk arrij te kuptoj pretendimin e mesiperm te shoqerise austriake. Ne te gjitha vendet e botes, berja e grevave eshte e lejuar me ligj, dhe kuptohet se ne kete rast punetoret perfaqesohen nga udheheqesit e sindikatave te tyre. Nuk e di ne se ne Shqiperi ka ndonje sindikate qe perfaqeson te gjitha sindikatat e degeve te ndryshme te ekonomise, sic i ka githe bota. Ne se e ka atehere kjo sindikate duhet te beje thirje anetareve te saj qe, greva te zgjerohet. Kuptohet se, midis thenjes dhe berjes se nje gjeje eshte nje ceshtej jo kaq e thjeshte. Nuk e di por kur ishim ne kopesht na thoshin se bashkimi ben fuqine dhe na mesonin perallen mbi luften qe benin qinjat e vegjel te bashkuar kunder ujkut te keq qe desh ti hante. Ne fund te fundit fituan te miret ( qingjat ) kunder te keqes ( ujkut ). Nuk mund te arij te besoj faktin qe, Bulqiza ja jep voten Sales. Ne se eshte keshtu atehere sic thote populli : ” Kete koke kane dhe keto kapele ju ve Sala.” Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje