ACR: Gati të nënshkruajmë marrëveshjen, por pa Kol Nikollajn. Minatorët: Do përshkallëzojmë protestat

26 Gusht 2011, 13:12Politika TEMA

(E PERDITESUAR) – Pas dështimit të negociatave me presidenten e ACR-së dhe takimit me nënkryetarin e bashkisë së Bulqizës, sindikata e minatorëve tha të premten se do të përshkallëzojë protestat, pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje për kërkesat e tyre. Flitet serish per nje rinisje te greves, por ende nuk ka detaje rreth vendit dhe kohes kur pritet te nise ajo.

ACR ka bërë të ditur gjatë paradites së sotme se është e gatshme që të nënshkruaje marrëveshjen me minatorët, por me kusht që kjo marrëveshje të nënshkruhet pa praninë e Kol Nikollajt, kreut të sindikatës së minatorëve.

“Brenda gjysmë ore presim të nënshkruajmë marrëveshjen me një përfaqësi prej 4 minatorësh, e cila do të zgjidhet nga vetë minatorët”, ka deklaruar nga Bulqiza presidentja e ACR, Rotraut Skatch Depichc , e cila ka ardhur ngaAustriapas situatës së krijuar.

Por, minatorët janë treguar kategorikë dhe kanë thënë se nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje pa sindikatën dhe Kol Nikollën.

 

24 komente në “ACR: Gati të nënshkruajmë marrëveshjen, por pa Kol Nikollajn. Minatorët: Do përshkallëzojmë protestat”

  1. Eduard says:

    Une nje gje nuk kuptoj, monatoret duan marreveshje me ACR apo duan Kol Nikollen?

    1. albaniafirst says:

      Sipas ligjit shqiptar, ACR nuk mund te perjashtoje Sindikaten nga e drejta per te perfaqesuar anetaret e vet. Sindikata eshte person juridik me perfaqesues kryetarin e vet, pra ne kete rast zotin Nikollaj. Edhe kur udheheqesit e sindikates punojne ne kompani, po sipas ligjit, kompania nnuk ka te drejte qe ti pushoje nga puna, por shkelja e ligjit ne Shqiperi eshte dicka e zakonshme, sidomos kur mafiozet qe gjoja kane investuar ne vend mbeshteten nga qeverite e korruptuara shqiptare te cdo krahu.

      1. Eduard says:

        Ore jam shume dakort me ty, nuk i heq as presjen. Po ne fund te fundit ishin disa minatore qe u futen ne nje greve urie ne miniere apo jo? Qellimi i greves se urise ishte kryesisht rritje e pages dhe permiresimi i kushteve ne miniere sipas nje plani. Ndenjen njezete e ca dite ne greve urie dhe ACR thoshte qe, hajt te bejme nje marrveshje, une do tju rris pagen dhe do bej nje plan per permiresimin e kushteve te punes etj etj. Dhe ju thane qe nxirrni nje perfaqesi qe te firmosim marrveshjen, por jo Kol Nikollen sepse nuk e duam dhe nuk duam qe te nenshkruajme me te. Sipas artikullit qe lexova, minatoret tani duan me patjeter qe te firmose Kol Nikolla. Kjo nuk ka sens, sepse duhej te ishte vete Z. Nikolla qe per hir te qellimeve te greves te cilat ACR do ti plotesoje, duhet te shmange sakrifikimin e metejshem te minatoreve…..
        Sepse keshtu i bie qe minatoret te thone, ose ju pranoni Z. Nikolla ose ne do bejme greve urie qe ju te pranoni Z. Nikolla……Absurd shqiptar, por qe tregon se pervec kerkeseave teresisht legjitime te minatoreve (madje me teper duhet te kerkojne per veten e tyre), ka edhe disa qellime te vockla te elementeve si Z. Nikolla qe do me patjeter te faktorizohet, por ne menyre te pandershme, sepse luan me shendetin dhe jeten e minatoreve te “tij”….

        1. vucidoli says:

          ai nikolli eshte nje batakci.ai kerkon nepermjet minatoreve te behet njeri i rendesishem dhe minatoret bien pre e ketij sharlatani.ai nuk ka asnje lidhje me minierat.tipa si nikolli.kalaja,xibri e soj e sorollop,minatoret duhet t’i perzene me shkelma dhe te zgjidhin me zgjuarsine e tyre hallet e tyre..ka bulqiza plot djem te zgjuar,qe mund t’i perfaqesoje me dinjitet dhe me ndershmeri ne cdo lloj instance.pa u distancuar nga lakenjte,qe u vijne verdalle,nuk kane gje ne vije.

    2. deso74 says:

      o eduard,a ben vete apo je idiot?a se kupton,a nuk e di qe ca rroli luajne sindikatat ne te gjithe boten?si mund te perjashtohet sindikata nga marreveshja?

      1. Eduard says:

        Po jo mor debil, e di me mire se ty se ca jane sindikatat ne te gjithe boten, por lexo pergjigjen me lart, po do te kuptosh!
        Asnje sindikalist ne bote nuk do sakrifikone minatoret e vet per shkak se kompania ku se bashku punojne nuk do te fimose nje marrveshje.
        Le te futet vete ky Z. Nikolla ne greve urie qe ta detyroje ACR te firmose me te dhe mos te perdore shendetin e minatoreve per tu faktorizuar!!!

        1. Brazili says:

          Sa diskutim pa ofendime ky i juaji.Bravo

        2. deso74 says:

          minatoret e marrin greven me rradhe,Eduardoooooooooooo,,,,,,,,,,,,,,,,,del nje turn,hyn te tjere,,pas 20 e kusur ditesh,,,,pergjigja ime ishte per komentin e pare………fare………..n..q.s ai zoteria dorehiqet,do vihet dikush tjeter,,dora e Rrulit,apo dikush qe ACR ja ka mbush xhepin e vet e punon per ata,keto jane bere ne vitet 20-30 ne USA,

    3. Klodi says:

      Meqe deri tani Gezim Kalaja i PD-se, jo vetem minatoret, por te gjithe punonjesit shqiptare i ka tradhetuar perdite e pernate, here fshehtazi e here haptazi, turma e minatoreve shkoi ne ekstremin tjeter, tek Kol Nikollaj i PS-se, i cili i ka tradhetuar po aq shpesh sa Kalaja, vetem se me i kamufluar.
      Ndokush nga ju mund te thote se une ja fus kot.
      Tu bej une nje pyetje ?
      Mire minatoret bulqizake qe qenkan « besnike te pandreqshem » dhe sakrifikojne te drejtat e tyre vetem per te mos nderruar « udheheqesin legjendar Kol Nikollaj », po vete ky Kola, kur i do kaq shume ninatoret, pse nuk u keshillon atyre se si ta bejne marreveshjen me ACR, ne favor te minatoreve, paçka se nuk eshte prezent ai ???!!!
      Kane kerkuar ne fillim 20%. Nje dite ACR-ja pranoi 20 %-shin. Hopa u kerkua 40%…
      Pranoi ACR-ja se do permiresoje kushtet e punes, hopa u kerkua heqja e liçenses se ACR-se.
      Kerkon ACR- marreveshje me minatoret, hopa nuk duam pa kol Nikollen.
      Te 2 palet bejne te njejtin gabim, nderhyjne tek kompetencat dhe te drejtat e tjetrit.
      Grevistet kerkojne largimin e drejtorit ( ?! ) kurse ACR kerkon largimin e Kol Nikollajt ( ?! )
      O te varferit minatore, qe mafia e kromit kerkon te nxjerre geshtenjat nga zjarri me duart tuaja. Kerkoni keshille tek ata qe i keni miq, se nuk jane te gjithe kuadrot e Bulqizes te poshter, ka shume prej tyre qe u dhemb shpirti per ju e per vete, se edhe ata i vuajne nje pjese te problemeve tuaja.
      Kol Nikolla i ka ne rregull punet e veta. Ai lufton qe te mos i ikin te ardhurat e majme e te pamerituara, te cilat i justifikon vetem nepermjet qenies kryetar i juaji, se sindikatat e tjera i kane bere kaken me kohe, se e kane pare se çfare m.. eshte.
      Po ju perse luftoni, per te drejtat tuaja apo per mustaqet e Çelos ? Kujtohuni pak, se 2 muaj me pare e keni hedhur firmen per greve per 20%-shin dhe kushtet e punes, jo per bishtrat e tjere qe nje pjese e juaja po i mbroni me kaq zjarr dhe qe po ti analizosh me vemendje nuk kane te bejne me te drejtat tuaja, perkundrazi…
      Mendohuni vete, ju jeni atje dhe i dini me mire disa gjera. Por mendoni edhe ate tjetren, se duke qene ne greve, ne nje qytet thuajse totalisht te izoluar nga opinioni qytetar, keni nevoje te padiskutueshme qe ti shoshisni edhe nje here argumentat mbi te cilat jeni mbeshtetur dhe sidomos qe do mbeshteteni. Mendoni se gjate dy muajve keni humbur shume terren, shume besueshmeri dhe nje pjese te madhe te mbeshtetjes qe kishit ne fillim. Mendoni se mbyllja e kesaj greve pa nje fitore qofte edhe te pjesshme, do ju ktheje mbrapa edhe ju, por edhe guximin e ketij populli per te shpresuar dhe mbrojtur vehten.
      Administrojini mire si rendesine e momentit, si te vendimit, si te pergjegjesive qe keni para atyre qe ju mbeshtesin dhe atyre qe do punojne edhe neser.
      A e keni pyetur vehten se perse me shume po mbeshteteni nga mediat prane qeverise, sesa nga koleget tuaj, nga sindikatat e tjera, qofshin keto sindikata minatoresh apo sindikata te tjera ?
      Mendoj se argumentat duhet ti shoshisni vete, pa u kapur si merimanga pas fijes se pare. Por mendoni se sa e keni fuqine tani dhe sa keni shanse qe me kaq fuqi qe ju ka mbetur, te korrni fitoren maksimale. Kam pershtypjen se duhet te pershtateni me mire me situaten aktuale.
      Ju jeni ne fushe beteje, ju mbartni kostot qofte te suksesit, qofte te deshtimit. ne te tjeret vetem bejme llafe, hiqemi te mençur, hiqemi trima, shperndajme keshilla …

      1. shkodrani says:

        Ti mor klod ja ke fot kot.as vete se din se cfare ke shkru se na tjeret u kenaqme tuj qesh.ti edhe me vedin je kontradiktor sa qe dhe nuk e sheh.shko mor lum baca e lesho lopet kund me kullot se mas te cofin se nuk je per analize ti jo.

        1. Klodi says:

          A ju ka ter uji Shkodres a ?..

    4. plaku says:

      Eduard,
      Nuk e di por shkrimi yt me kujton nje thenje te bukur shqiptare : ” Kalova lumin, te qifsha kalin.” Pershendetje.

    5. Thana says:

      UNE KUPTOJ NJE GJE TJETER: ju zoti Eduard jeni pjesetar i sindikates se pamvarur, me kryetar Kalane e pa mposhtur te Saliut. E pame ne televizor, kur doli si greve thyes. Ne kete pozicion e kemi pare prej shume e shume vitesh, ne mbeshtetje te qeverise.
      Ne gjithe boten kontratat dhe marreveshjet behen me kreret e sindikatave te atyre qe organizojne greven. Ti s’ke faj. I PERKET NJE BOTE TJETER.

    6. Thana says:

      UNE KUPTOJ NJE GJE: Ju zoti Eduard beni pjese ne Sindikaten e Pa Varur me kryetar Kalane (e pa mposhtur te Saliut). E pame si greve thyes ne kete ngjarje. E kemi pare shume e shume vite ne anen e mafjes, qe i thith gjaklun punetoreve.
      Ne gjithe boten, marreveshjet behn me kreret e sindikatave, qe organizojne grevat dhe perfaqesojne punonjesit si persona juridik. JU I PERKITNI NJE BOTE TJETER. S’KENI FAJ!

  2. andi says:

    Pse u dashka nenshkru marreveshja me ACR pa Kol Nikollen ? Ao ata duan qe nje syleshko i komandu nga Genc Ruli te hedh firmen dhe ta mbajne me ner ne b,yth gjithe jeten. ç’eshte kjo egzixhence absurde ? Ne pranojme kerkesat tuaja por pa shefin tuaj.. Hajde Albanistan hajde ! Ne bisedojme me PS thote Sale Shelqerja por pa Edi Ramen …!!!

  3. zona-D says:

    sindikatat zgjedhin vete kryetaret,ne te kundert quhen bashkime profesinnale ose leva te PD.

  4. alb says:

    keto filma e rrgullata austriaket si bejne dot ne vendin e tyre e as me sindikatat e tyre.po gjejne ketu skllever e njerez te dores se trete si i quajne ata edhe shpikin cfare te duan perca edhe sundo.

    1. plaku says:

      alb,
      Ke te drejte more mik. Nuk arrij dot te kuptoj faktin qe firma austriake ka pretendime te tilla. Ne te gjithe boten ka sindikata dhe kur behen greva, grevistet perfaqesohen nga sindikatat, kjo sepse sindikata i njef ligjet etj. Mendoj se grevistet kane te drejte sepse ne te kundert do vertetohej thenja : “Kalova lumin, te qifsha kalin.” Pershendetje

  5. geno says:

    mafia ACR synon synon te nenshkruaj marrveshje me minatoret dhe jo me sidnikaten, mbasi e di qe kjo marrveshje nuk njihet nga ligji, madje as nuk noterizohet, sespe nuk parashikohet ne ligj. pasi ta nenshkruaj, i thote sindikates ik pirdhu se nuk te njoh fare njoh keta kater minaore, et cietve u je nga nje rroge pa punuar dhe behet bashkime profesioanle. Nuk ka nevoje per marveshje, kur ACR ka kontraten ligjore te miratuar nga parlamenti le te zbatoj ate qe nuk e ka zbatuar

  6. rexha10 says:

    KJO BENE PROPOZIME ME BISEDUAR ME MAFJOZET, DHE JO ME ATA QE MBROJNE INTERESAT E PUNTOREVE QE QUHET KRYEPERFAQESUESI I SINDIKATES.

  7. shkodrani says:

    Kjo zonja e acr keto mosrealizime te kontrates qe ka si firme I duhet hequr licenca dhe perjashtuar nga e territori shqiptar per te pakten 10 vjet.kjo gjithmone po te kete shtet qe mbron qytetaret dhe jo njerez si protopapa yne me rrulin e qelbur.persa I perket sindikatave eshte me shume vend dhe mend ajo qe kerkojne minatoret,pra mos-firmosjen e marreveshjes cilado te jete ajo pa pranine e sindikatave.bravo minatore .dhe ju lutem mos I harroni keto vuajtje qe po kaloni per votimet e ardhshme.se 1 njeri ua ka fajin(sali protopap berr-isha)

  8. edi says:

    – Greva mbaron ne dy raste: kur sindikata qe e ka nisur(vetem ajo dhe jo sindikata te tjera) deklaron mbylljen, ose kur nenshkruhet nje marrveshje midis pundhenesit dhe sindikates qe e ka nisur dhe vazhdon greven, ne cdo rast sindikata perfaqesohet vetem nga drejtuesi i saj ligjor qe sipas rastit eshte kryetari, presidenti(edhe kjo e vertetuar nga vendimi i gjykates) ska asnje alternative tjeter te mbylljes se greves se ligjshme, ketu eshte edhe fuqia e sindikates qe per fat te keq nuk kuptohet sic duhet nga shqiptaret ne shqiperi.
    – Tentativa e pundhenesit (ACR) per te imponuar perfaqesine e minatoreve, eshte sa dashakeqe aq edhe abuzive, pasi 1- pasi pundhenesi nuk mund te nderhyj ne organizimin e punmaresve, dhe 2- nqs do nenshkruhet nga disa minatore, nuk do te kete asnje fuqi ligjore.
    – Nuk eshte i vertete fakti qe ACR pranon kerkesat e grevisteve…pasi ato do te ishin te pranuara nqs do te parashikohen investimet (si nje nga pikat) ne menyre te detajuar, me afate konkrete realizimi) dhe jo… pranojme te permirsojme kushtet ne pergjithsi….dhe asgje konkrete.
    – Ai qe ka shkruajtur gjate e gjate me siper me sa kam ndjekur une ska lidhje me kete rast por niset nga paragjykimet dhe stereotipet e krijuara per sindikatat ne shqiperi.
    – Nqs Kol Nikollaj faktorizohet me kete cte keqe ka te faktorizohesh duke kryer detyren tende funksionale….ne fakt ne ne shqiperi vuajme nga qe drejtuesit e sindikatave vegjetojne…ose thene me troc nuk i pjerth njeri, kjo e fundit eshte katerciptrisht e vertete.
    _ Respekte pa fund per minatoret e shume pervuajtur. dhe ajo qe duhet te mesojme nga kjo eshte se edhe sektoret e tjere te ekonomise duhet te organizohen dhe ti kerkojne te drejtat e tyre ne kete menyre ose te ngjashme, historia ka treguar se te drejtat ndaj punetoreve nuk dhurohen.
    – Respekte te pa fund per sindikaten qe drejton minatoret per keto arsye: 1-lufton per te drejtat e minatoreve duke pasur perballe nje pundhenes qe ka nje fuqi te pafund ekonoike( disa dhjetra milon euro ne vit) dhe si rezultat mund te shantazhoj, percaj, manipuloj kedo.2-lufton kunder nje qeverie te pa pergjeghjshme dhe te korruptuar…. etj, etj, lufton pa mbeshtetjen dhe solidaritetin e sindikatave te tjera ne vend(kjo me duket e justifikuar pasi te tjera realisht nuk ka)….dhe kete lufte e ben ne nje ambjet tejet te politizuar dhe nje shoqeri mosbesuese dhe apatike ne kulm.
    cdo sektor duhet te ndjeke shembullin e tyre…………ndryshe “me by…e pas murit” do ecni te gjithe.

  9. Ora e Bjeshkeve te Nemuna says:

    Saliu ja paska mesuar kesaj shtrige, teorine perca e sundo. Sot Kol Nikollen neser dike tjeter. Minatoret duhet te jene te bashkuar se te perqare do ti shqyejne kolonizatoret lezbike e pederaste te austris. Bile me se miri te ngrihet gjithe bulqiza ne kembe dhe tua sekuestroje paisjet ketyre shushunjave dhe ti dergojne ne te semes.

  10. TEFTA ALIKAJ says:

    ketu ka tradheti burra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje