Kronika e një "vdekjeje" humoristike

26 Gusht 2011, 10:42Politika TEMA

Nga: Ervin Qafmolla

Një afishe kontraversiale e një grupimi rinor shkaktoi një trazim të paprecedent në radhët e Policisë së Shtetit, duke përfshirë angazhimin e shefave të antikrimit, antidrogës, antiterrorit e një sërë institucionesh serioze të drejtësisë
“Në çast e gjetëm veten të rrethuar nga tre apo katër makina policie. Di me siguri që njëri ishte furgon i mbushur plot. Kishte uniforma dhe pistoleta, drita elektrike që na drejtoheshin në fytyrë dhe ulërima. Pastaj një numër i madh policësh që u turrën të na ndalonin. Na kishin rrethuar nga të gjitha anët…”.
Kështu filloi një nga historitë më të pazakonta të muajve të fundit – nga ato me policë, një tufë me “kriminelë”, bujë në media dhe vetëm një palë pranga.
Bëhet fjalë për grupin sabotator i cili sajoi vdekjen e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Përmes një njoftimi vdekjeje në format A4, “grupi armiqësor” stisi një shaka sa gazmore aq dhe makabre. Lajmërimi në fjalë, vepër e organizatës rinore “Kuvendi Civil”, e etiketonte “të ndjerin” si anëtar të Partisë Komuniste, shok anti-kombëtar e të tjera si këto. Nëse vlerësimet për sensin e përdorur të humorit variojnë sipas shijeve individuale, forcat e policisë së Komisariatit nr. 3 treguan se të paktën për këtë rast, nuk kishin aspak sens humori. Si rrjedhojë, katër të rinjtë Arlind Kote 22 vjeç, Klevis Bejleri 22 vjeç, Dritan Broka 20 vjeç dhe Gerardo Durdaj 17 vjeç u ndaluan për këtë vepër, të cilësuar si kriminale nga policia e shtetit, e cila më pas shpalli edhe masën e arrestit.
“Nuk u ndaluam në flagrancë siç pretendohet; ne ishim në makinë kur pamë se nga të katër anët na u afruan mjete të policisë” tregon njëzetvjeçari Dritan Broka, drejtor i Kuvendit Civil, i cili nuk e fsheh dot një farë zgërdhirjeje të përmbajtur kur i kthehet ndodhive të asaj nate. “Ora ishte rreth tre ndaj të gdhirë dhe pothuaj e kishim përfunduar misionin tonë për atë radhë”, shpjegon Broka. Njëzetedyvjeçari Arlind Kote, nëndrejtor i organizatës në fjalë, kujton se skena ishte ajo e një aksioni kundër bandave kriminale: “Mund të them se të tilla kishim parë nëpër filma”.
Të rinjtë as e kuptuan se ç’ndodhi, sepse në çast iu kërkua të dilnin nga makina dhe të ndarë në grupe të ndryshme (nga një-dy persona) u shpërndanë nëpër mjete të ndryshme. “Çështja ishte se me gjithë numrin e madh të efektivëve të policisë, nuk kishte pranga. U gjetën vetëm një palë dhe me to u sistemuan njëkohësisht dy nga ne”, tregon Kote, duke sqaruar se kur mburritën në komisariat, prangave u kishte humbur çelësi, ndaj u desh një farë kohe derisa arritën t’i heqin. Në fakt, me të mbërritur në ambientet e Komisariatit nr. 3 të kryeqytetit, një polic iu drejtua të rinjve duke u thënë: “Si guxoni të ngjisni postera me deputet-doktor Sali Berishën?!” “Po prisja që t’i referoheshin të paktën si kryeministër”, vëren Broka.

Ankth në familje
Siç ndodh gjithmonë kur historia përfshin në mënyrë të kombinuar fjalët “djali” dhe “policia”, kjo ngjarje përfshiu edhe një numër prindërish të merakosur. Dhe kështu, përtej asaj që e treguar në retrospektivë mund të klasifikohet si ndodhi gazmore, orët e pritjes pas dyerve të komisariatit nuk ishin aspak zbavitëse për prindërit e të rinjve.
“Mori im bir në celular dhe më njoftoi se e kishin arrestuar”, thotë Feruzan Durda, i ati i Gerardos. Durda tregon se e dinte se atë natë, i biri kishte dalë me shokët për të ngjitur postera dhe e kishte këshilluar që të mos vonohej shumë, por nuk i kishte vajtur ndër mend se për gjëra të tilla edhe mund të arrestohesh. “Renda në komisariat, ku u takova me disa miq që ishin njoftuar për ngjarjen, por atje askush nuk të jepte drejtim”, kujton ai. Bashkë me të tjerë prindër kishin pritur duke tentuar më kot të merrnin përgjigje për fatin e fëmijëve të tyre. “Dinim vetëm se i kishin ndaluar se po ngjitnin postera, por nuk e kishim fort të qartë se ç’përmbanin këto postera dhe nuk dinim asgjë se ç’po ndodhte me ta”, tregon i ati i Gerardo Durdës. “Për më tepër, që im bir është minoren, vetëm 17 vjeç dhe si prind kisha disa të drejta shtesë, duke marrë parasysh rastin konkret”, vëren Feruzan Durda. Ai tregon se megjithatë, askush nuk jepte informacion, ndërsa rojet lëshonin informata kundërthënëse mbi vendndodhjen e eprorëve të tyre.
U desh që t’i hakërreheshin policit roje te porta që të fillonin të kuptonin diçka mbi atë që po ndodhte me të rinjtë brenda dyerve të Komisariatit. “Më pas mbërriti avokati, i cili tregoi dokumentin dhe kërkoi prerazi që të takonte klientin e tij Gerardo Durdën, i cili ishte i mitur”, kujton Feruzani. Ai thekson se situata bëhej edhe më absurde për faktin se katër të rinj ishin ndaluar për një shkelje minimale si ngjitje posterash në rrugë dhe absolutisht askush nuk ishte në gjendje të tregonte se çfarë po ndodhte. “Mbi të gjitha jam i revoltuar nga sjellja tërësisht joprofesionale e policisë. Kur kuptuan që im bir ishte minoren, minimalisht duhet të kërkonin kontakt me prindin, por mesa duket, kjo është një kërkesë e tepërt për institucionet shqiptare”, vëren Durda.

Të nesërmen e po asaj dite
Çunat e kuptuan se muhabeti ishte serioz kur iu kërkua që të hiqnin lidhëset e këpucëve dhe rripat e mesit, ndërsa u vendosën që të katërt në një dhomë. Aty iu komunikua se ishin ndaluar ngaqë “qytetarë të shqetësuar” i kishin telefonuar policisë. Të rinjve u kishte rënë në sy ndërkohë, se polici në fjalë, përveç qëndismës së flamurit shqiptar në krah, kishte edhe një stampë me flamurin e një shteti tjetër në uniformën e tij. “Pse flamur francez është ky? Nuk e dija”, ishte përgjigja e habitur e oficerit roje, ndaj pyetjes së çuditur të të rinjve se përse një efektiv i policisë shqiptare mbante flamurin francez në uniformë.
“Rreth orës tetë të mëngjesit na priste një farë takimi që e kishim parë vetëm në televizion, në dokumentarët për gjyqet e komunizmit”, thotë Broka. Të rinjtë ishin futur në një sallë, ku përreth një tavoline të madhe në formë T-je dhe në kolltukët rreth e rrotull saj ishin ulur titullar të lartë të policisë. “Ishin të gjithë shefat e mundshëm… nga Anti-terrori, Anti-mafia, Anti-droga, praktikisht çdo shef policie që i fillon titulli me ‘anti’”, kujton ai. Në tryezën e stërmadhe kishte vetëm një karrige bosh, ku ishin ulur një herë njëri dhe pastaj tjetri, Dritan Broka dhe Arlind Kote. “Përgjithësisht ishin të qetë dhe të formuluar në komunikim – nuk ishin si policët e thjeshtë në komisariat, të cilët hidhnin romuze duke na quajtur herë Lulëkuqet mbi Mur e herë Debatikasit”, tregon Kote. Ai kujton se në krye të tavolinës, fiks te kurora e T-së qëndronte ulur shefi i komisariatit, ndërsa përreth ishin vendosur të gjithë “Anti”-t. “Mobilimi ishte tronditës sepse që nga koha e Partisë së Punës në atë ambient nuk kishte ndryshuar asgjë, dhe për më tepër ishin një tufë burrash me uniforma ose kostume, të gjithë të veshur në mënyrë zyrtare që po na bënin një lloj gjyqi informal”, kujton Kote. “Po ajo tavolinë, po ato karrige, ato kolltuqe, e njëjta tapiceri, dhe mbi të gjitha, po ato fytyra”, vijon ai. Të rinjtë tregojnë se megjithatë një pjesë e pyetjeve ishin banale, të tipit: “Babi te shpia t’i ka mësuar këto gjëra?” e të tjera formulime si ky. “Pa pritur një Anti-Diçka na tha se do dënoheshim pesë vjet”, thotë Broka. Në atë që sipas të rinjve, i ngjante një gjyqi komunist, këta të fundit ishin mbrojtur sipas “metodës së vjetër”. “U thamë se Neni 55 nuk është më pjesë e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si rrjedhojë nuk mund të procedoheshim për agjitacion-propagandë”, tregon Kote.
Mbledhja me praktikisht të gjitha kokat e mëdha të Policisë së Shtetit u duk se përfundoi pa ndonjë rezultat konkret dhe të rinjtë u transferuan nën kujdesin e plot tetë efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), të cilët drejtoheshin nga një person me rroba civile. Ky i fundit kishte deklaruar se do të sekuestroheshin kompjuterët dhe çdo dokumentacion që do të mund të gjenin në zyrën e të rinjve. Pas përgjigjes së tyre së diçka e tillë nuk mund të ndodhte sepse ishte në kundërshtim me ligjin, polici civil u kishte kërkuar me insistim që të shkonin në zyrë për të marrë thjesht aktin e regjistrimit dhe numrin e NIPT-it.
“E gjithë çështja ishte që ky person të shkelte në zyrë, sepse pasi hyri brenda dhe ndeji një copë herë, nuk protestoi kur nuk iu dha as statuti as NIPT-i”, thotë Broka, duke shtuar me shaka se do bëjnë një kontroll për të verifikuar mos kanë vënë çimka. “Megjithëse nuk i dihet kurrë. Çfarë nuk pret nga zelli i tepruar i institucioneve shtetërore”, vëren ai.

Afishet e vdekjes
Në të vërtetë, gjatë qëndrimit në “burg”, të rinjtë shpenzuan një pjesë të madhe të kohës, jashtë tij. Një tjetër ekskursion në grup, në shoqërinë e babaxhane të forcave speciale, ishte ajo për në vendet ku kishin ngjitur afishet që lajmëronin shuarjen e kreut të qeverisë. Të rinjtë kujtojnë se grupe policësh i shikonin me inat, jo dhe aq se e donin kryeministrin, por nga që po merreshin me punë që nuk u takonin, siç është edhe shkulja e fletëve nga muret. “Na doli shpirti duke hequr posterat”, thotë Kote duke shkërbyer një prej policëve të munduar.
“Në fakt ata bënë një punë të shkëlqyer; nuk mjaftoheshin të shkulnin posterin, por kujdeseshin edhe për cepat e tij, apo për ndonjë grimë letër që mbeste e ngjitur në mur”, tregon Broka. Ndërkaq, një nga oficerët e komisariatit i kishte paralajmëruar të rinjtë se nuk do ia hidhnin paq, sepse ndërkohë zotëria kish marrë me dhjetëra telefonata qytetarësh të alarmuar, të cilët interesoheshin me përgjërim për shëndetin e Kryeministrit.
Më pas i kthyen në komisariat për t’u njoftuar zyrtarisht me masën e paraburgimit. Gjatë kësaj kohe atyre nuk iu lejua ndonjë kontakt me të afërmit e tyre, por vetëm me avokatët dhe me një psikologe e cila çuditërisht ishte e pranishme gjatë seancave të pyetjeve. Më vonë kur prokuroria rrëzoi masën e arrestit, si të jashtëligjshme, ky lajm u komunikua me gëzim nga vetë policët. “Dolët çuna!”, kishte njoftuar një oficer, ndërkohë që katër djemtë qëndronin në pritje për t’u transferuar në një tjetër godinë, ku do t’u merreshin shenjat e gishtave.
Disa orë pas lirimit erdhi deklarata e “deputet-doktor Sali Berishës”, duke cituar një nga policët e Komisariatit nr. 3, përmes së cilës kërkohej lirimi i të rinjve sakaq të liruar. “Në fakt të rinjtë nuk shprehin aspak qëndrimin e tyre personal ndaj Kryeministrit, por ishin thjesht përsëritja e radhës e sindromit obsesiv mortor të skenaristit të tyre, zotit Rama, që ushqen dhe ngushëllon vehten duke imagjinuar fatkeqësi të kundërshtarëve të tij”, deklaroi Kryeministri, gjallë e shëndoshë e mirë. “Kjo ishte qershia mbi tortë”, deklaron Broka duke qeshur, dhe pastaj më seriozisht: “E gjithë kjo mban era komunizëm dhe ndonëse tingëllon për të qeshur, në thelb nuk është”.
Ndërkohë, Feruzan Durda, i ati i Gerardos gjen shumë pak arsye për të qeshur kur flet për veprimet e ekzagjeruara dhe kërcënuese të shtetit lidhur me këtë ngjarje. “Kishin ngjitur postera ku bënin ironi sikur kishte vdekur Sali Berisha, ndërkohë që kjo qeveri ka vrarë me dhjetëra vetë dhe askush nuk është dënuar për këtë”, vëren Durda. Feruzani ka humbur një nga fëmijët e tij, djalin 4 vjeçar, në shpërthimin e Gërdecit.

23 komente në “Kronika e një “vdekjeje” humoristike”

  1. xhemal says:

    shteti i donkishoteve njemijehere turp pppppppppppppppppppppppppppppppppp.ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

    1. ISABELE says:

      po pse arrestimi i egzagjeruar u duket ketyre cunave e prinderve te tyre?? nuk eshte gje e vogel ajo qe kan bere dhe kete duhet ta dijne..duhet ta dijne se aj eshte kryeminister dhe jo shok klase..po pse jan kaq te trashe sa njerez mor aman

      1. Vdekje Sali Berishes says:

        Problemi eshte se jo te gjithve ja ka q* nonen Turku, pra jo te gjithe jane shpellare.

      2. Nje qytetare says:

        Le te jete kryeminister zonje. Arrestimi ishte i egzagjeruar dhe i paligjshem ne kete rast. Sic eshte ne te gjitha vendet ku nuk ka diktatura. Ne Europen Perendimore ku pretendon Berisha se po na con, ndodhin cdo dite gjera te tilla, nga grupime te ndryshme, dhe policia e qeveria nuk kane te drejte te nderhyjne e nuk nderhyjne. Kjo qe beri policia eshte kundra ligjit, se ne ligjet i kemi demokratike, por institucionet jo. Me siguri jetoni ne Shqiperi, se po te jetonit ne Perendim, do t’I dinit keto dhe nuk do ta benit kete koment. Dhe meqenese eshte keshtu, po ju jap nje shembull nga Shqiperia. Arrestimi i djemve eshte njelloj sikur te arretoheshin stafi i Portokallise, Fiks Fare’s dhe pergjegjesit e rubrikes se gazetes Tema, Antena Brenda Familjes, per humorin ndaj Berishes. Besoj se arrita t’ju sqaroj sadopak.

      3. shkodrani says:

        Shume e mire ajo gje qe bene.e vetmja qe qe me trishtoi ishte kur u pergenjeshtrua.lol

      4. zefi says:

        Ku ku ,moj isabele ca na ka gjet!!!Na paska DEK NALT MADHNIA E TIJ SAL BERISHA!!!Ku ku per marren tone si e lame,qe te na ike pa fitu edhe ni pale zgedhje te tjera,sa me i myll gojen ketyne zhalaneve te Edi Rams!!!Po shkodranet kush ka me i permyt simjet ne dimer???Oooo,poooo!!Kemi Ilir Meten,shtylle e forte e PD-se!!!Isabel,nje bkeshill ke prej meje:Ne dimer mos mbaj BREKE se kur te filloje PERMBYTJA E MADHE do notosh ma lehte!!Hajt te lumte suma!!!Sa per ta kujtu,moj burrneshe: QEVERIA KA VENDOSE ME NDERRU EMRAT E HUJ TE FSHATRAVE ETJ!!!Per ket,na Kellishi Demokrat i te Permbuturve e te pa DEMSHPERBLUEM,do te basjme nje SESION SHKENCOR NE FSHATIN “SUMA E BABES” me 15 tetor te ketij viti!!Jane te ftuem te gjithe ata qe kane mbiemnin “SUMA” dhe te tjeret,qe u FLET ME SHUME SUMA SE GOJA!!!!FALEMINERS!!!

      5. Nardi says:

        Duhet ta dish moj zonje se ne vendet perendimore nuk te arreston njeri pse mund te vendosesh afishe neper mure,thjesht mund te gjobisin policet e komunes nese te kapin duke perdorur pa leje ate qe quhet prone publike.
        Ai eshte nje kryeminister qe nese do te ishte i vertete lajmi,do te gezonte me shume se gjysmen e popullit shqiptar.

    2. arsen says:

      Vdiq doktorri ? Iku Allamudhi ?

    3. Shefqet Cela says:

      O xheme! thirri trurit| Ne te gjithe boten Kryeministri nuk eshte person privat por publik. Duhet te jete njeri per te marre shembull. Per kete qellim kritikohet, perqeshet me karikatura, …., qellimi, qe te mos shkase ne gabime dhe zhgenjeje njerzit qe e kane votuar.
      Ky i yni ka shkare jo vetem nga veprimet ( deri tek duart, me gjak ) por edhe nga trute.
      Ti na dashke te mos e lendojme se i bie nuri i bukur qe ka. Mblidhe tepelekun!

  2. sorra says:

    Ky sulltan, gjen kohen ti shkoj per ngushellim ambasades ceke, mban dhe fjalime, ky njeri i madh i doktrinave, ky dipllomat. Nuk tha nje fjale per krizen ne bulqize, nuk meret ky me njerez ordiner si minatoret shqiptar, qe edhe mund te vdesin nen toke. Te ben pershtypje qe nuk del asnje dit jasht shqiprie prej shum kohesh. Eshte kapur nga obsesioni i pucit, kushedi cfar makthesh e ka.

    1. tani usa says:

      nuk e qas njeri , u be si shoku enver ne vaktit ,fle me endren se ja marrin karriken haahahahahaaaaaaaa koqja

  3. gello says:

    ky salinuc qe flet gjithe diten e zotit per vdekje e mort duke ja permendur edi rames edhe varrimin qe do ti bente eshte pergjegjes per krime dhe eleminime personash qe nuk i dihet varri dhe ata te rinj kane te drejten e tyre bile njeri prej tyre ka humbur vellane ne shperthimin e gerdeci qe jo postera te ngjisnin ne mure por edhe ne media ta benin te ditur aksionin per iken pergjithmone te qelbesires sali

  4. Blerta says:

    Mua me vjen vetem per te qare nga kjo ngjarje. Mjere ne. Ndersa sa per lajmerimin ishalla behet realitet sa me shpejt.

  5. fule says:

    Disa qytetare qenkan shqetesuar kur paskan pare Lajmerimin, a thu se po te ngordhi vertet Sali Berisha dikush do ver Lajmerime neper lagje dhe pallate qe ata ti lexojne???

    Vetem kjo te ben te kuptosh se cfare niveli mjeran kane miltiantet dhe votuesit e kesaj parite dhe ketij njeriu. Shpellare dhe kaluar shpellarve madje…

  6. Ponja eeeeeeeeeee says:

    Perse vdekja e saloiut shkakton kaq humor ke shqiptaret mo .”Njeri” eshte dhe ki mo ,mos eshte gje kafshe !

    1. hapkutite says:

      Kafshe e shkuar kafshes sa me kafshe nuk behet. Per sqarim nuk shkakton kaq humor, shkakton kaq gezim. Une personalisht do bej feste kur te ndodhe dhe me pas do te planifikoj nje haxhillek tek varri qe ta freskoj me uje te bekuar.

  7. petrika says:

    Ju lutem vellezer shhqipetar perse mereni me kufoma te vdekura e te pa kallura me zi pres te vije ajo dite qe ky lajmerim te mos jete igenjeshter

  8. petrika says:

    Ky shkrim me sjell ndermend vargjet e Lermontovit kur thote DO TE SHOHESH BOTEN TATEPJETE KU LUMTURI KERKUNDI SPE AS BUKURI QE RRON PER JETE KU SHTYJNE E SHTYPEN PER TE ROJTUR KU SDASHUROJNE ASNJE THERIME KU TE GJITHE UREJNE ME TE DROJTUR kjo eshte shqiperia e sotme te pergezoj Lorenc per guximin qe ke te shkruash te verteta te tilla ne ket kohe e ne kete vend

  9. Sulo says:

    Une vertet po pres me padurim e gezim qe kjo shpallje te behet realitet. Do jete dita me e lumtur per gjithe shqiptaret qe nje haleja me e madhe e ketij vendi do zhduket nga faqja e dheut.

  10. altini says:

    Keta cunat duhen zgerdhire ne dru…Po kaloja rruges dhe pashe lajmerimin qe kishin ngjitur dhe kur e pashe me iku petlla nga gezimi. Shkova te klubi i lagjes dhe fillova te qeras gjithe mehallen dhe u thashe qe sala iku me ne fund per lesh.Kur hapim televizorin ca te shohim??? sala po pelliste per ca ullinj dhe ca lajthia.Ne krah te tij Ciljeta po kendonte kengen “SALA IS A SURVIVOR”.Booo ca u be te klubi plako.Nja dyve u ra te fiket nga tronditja kurse ca te tjere me quajten mashtrues dhe u detyrova tu jap ca birra te tjera qe te mbyllej muhabeti. Pas kesaj te gjithe telefonuam policine dhe u thame qe ne jemi ca qytetare shume te SHQETESUAR dhe ata e paskan kapur grupin armiqesor. Rrnofte sala …….edhe ca dite.

  11. parim musliu says:

    AH SIKUR TE ISHTE EDI RAMA NE VEND TE BERISHES SA DO GEZOHEJ KOSOVA DHE TE GJITHE SHQIPTARET

    1. xhoni says:

      Bravo,parim musliu!!Ju kosovaret tere jeten ne sherbim te PUSHTUESVE KLENI QENE!!!Edhe me serbin ju spiunonit njeri tjetrin!!!Gjate LUFTES SE DYTE BOTERORE KUR EUROPA LUFTONTE KUNDER NAZIZMIT E FASHIZMIT,JU,O PLEHRA KRIJUAT DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG”!!!!Ne 1999-ten qeveria shqiptare e SOCIALISTEVE ju perkrahu e ju strehoi,juve PRAP JENI BUKE SHKALE:-BERISHE MALOKUN DONI,PACKA SE AI FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE PER TE VRARE E SHKATERRUAR KOSOVEN!!!Keshtu bete edhe ndaj PARTIZANEVE SHQIPTARE QE LUFTUAN PER CLIRIMIN TUAJ DUKE DHENE 700 HERONJ NE LUFTER,JU PRAP THONI “ENVERI ESHTE DIKTATOR!!!!HARRAM I PACI NDIHMAT TONA!!!JENI RRACE SLLAVE,SE EDHE NE TURI NGJANI ME ATA!!TAMAM SI SALI BERISHA!!!ZANATI JUAJ ESHTE PA BESIA,VRASJA PRAPA KRAHEVE DHE VJEDHJA!!!Dhe doni te bashkoheni me ne:-KURRE MOS ARDHTE AJO DITE!!!

  12. Agim says:

    Vdiq “deputet-doktorr Sali Berisha” ?

    Who cares (hu keers) ? Kujt i plasi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje