Gjenden 3 fëmijët romë, të cilët rezultonin të zhdukur prej tri ditësh. Policia e Korçës ka gjetur 3 fëmijët në një lagje të qytetit. Fëmijët mësohet se ishin larguar pas problemeve në familje. Më herët nëna e tyre, ka denoncuar zhdukjen e fëmijëve të mitur, të cilët ishin larguar teksa kanë qenë duke lypur në parkun e qytetit.
Fëmijët i përkisnin komunitetit rom dhe janë identifikuar me emrat, S. Trimi., 16 vjeçe, M. Trimi., 7 vjeç dhe G. Trimi., 6 vjeçe. Kërkimet nga policia e qarkut kishin nisur prej tre ditësh, ndërsa janë gjetur ditën e sotme.
“Në vazhdimësi fëmijët e kësaj familjeje, pa dijeninë e prindërve largoheshin dhe vonoheshin në rikthimin e tyre për në banesë. Në të gjitha rastet e bëra kallëzim apo njoftim në organet e policisë, janë kryer veprimet e duhura për kërkimin dhe gjetjen fëmijëve të larguar të kësaj familjeje”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e policisë.
Po ashtu policia e Korçës informon se janë plotësuar kërkesat për lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes për Shpresa Trimi, në dy raste, njëra në vitin 2009 dhe tjetra në vitin 2011 për shkak të konflikteve të vazhdueshme brenda kësaj familjeje./ora-news/
Ogazeta u gjeten gabelt.
Ti more qelbanik qe i ke vene vetes emrin amerikan Xhimi,gabelet jane njerez dhe mbi te gjitha jane femije qe duhen mbrojtur.Romet dhe ciganet jane pasuri per cdo komb.Mos shkruaj me pecmim more EDEPSUZ.Ne vitin 2011 nuk diskutohet me per ngjyren e lekures,as per prejardhjen.Femijet duhen mbrojtur dhe te mos lejohet tu vidhet jeta feminore.
U make per inteligjent e human ti zotri,por ktyne sjam un qe ja vuna,ket emer,por kta keshtu i thon vetes,qe qoftese ty nuk te pelqen,po i therrasim dibron,te konvertu ne katolik.
Jam me mendimin tend Dibrani. Po ky xhimi eshte GABEL vete.