Aksidentet, vetëm në dy muaj 73 viktima

26 Gusht 2011, 16:48Politika TEMA

Aksidentet vazhdojnë te përgjakin rrugët ne vend ndërsa numri i viktimave qe shënohen sidomos gjate muajve te verës mbetet ne shifra alarmante. Pavarësisht strategjive te posaçme qe hartohen për parandalimin e tyre, statistikat tregojnë një kurbe që vjen vetëm në rritje. Shefi i njësisë Task Forcë për kontrollin e autostradave Krenar Ahmeti pranon se gjate kësaj periudhe kemi një shtim te aksidenteve ne krahasim me muajt e tjerë te vitit. Ahmeti thotë se shkak i përplasjeve janë emigrantet, përdorimi i alkoolit dhe shpejtësia e madhe. Ndërsa ekspertet për sigurinë rrugore renditin te tjera shkaqe si burim aksidentesh, si sinjalistika, punimet ne vere, etj. Gjatë këtij viti, në periudhën qershor dhe deri në mesin e gushtit kanë ndodhur 475 aksidente me 73 viktima./vizionplus/

 

6 komente në “Aksidentet, vetëm në dy muaj 73 viktima”

  1. tourkofagos says:

    73 viktims!!!! shume pake,sepse po te shkohet me kete ritem,nuk me dalin llogarite mire…..dhe kjo eshte fatale!!!!

  2. iliri says:

    Me falni per shprehien,por ky Krenar ameti, qeka nji sharrlatan i papar,bashk me policet injorant te qarkullimit rrugor shqiptar,nuk i fus te gjith ne ket thes,por ata kryesoret.Si nuk i vjen turp ketyre mer zot, kur diskutojn per aksidente,keta horra e zagar,ben shpia duke shitur patentat me lek, 15 vjet tani me paturpsi kerkojn disiplin ne qarkullim dhe zbatim rregullore,me nje kod rrugor qe nuk e njef kerkush ku te gjith ata qe i kon ble patentat me lek ,nuk njofin tabelat e qarkullimit rrugor.Me falni por po ju tregoj nje rast,flagrant,patenten time e kam marr ,para 90 dhjetes, nga drejtori i policis te asaj kohe,,HAJREDIN KUKE,ne 98 erdha ne shqiperi, dhe thash me ket rast po rinovoj patenten,me shum per ta pas kujtim.Kur shkova te ispektoriati,ne kinostudio ,i thash qe dua te rinovoj patenten,polici qe ishte aty,pasi mori ne dor patenten time,ju drejtua kolegve te vet dhe i tha shikoni nje patent origjinale,pa ne ordinator dhe me tha ,filani jo i thash esht vellai ,filani jo esht nipi ,filani me tha jo i thash prap esht vellai tjeter pa dhe emrin e vellait te tret,dhe mu drejtua me vjen keq zotri por kartela jote nuk figuron me,i thash degjo ktu mer zotri te gjith qe me permende ekon ble patenten me lek,si ka mundesi qe un e kam te rregullt nuk figuroj ,jemi ne SHqipni ktu tha pse po habitesh.I them KRENAR AMETIT shoferet,nji pjes derrmuse,nuk e kan iden e qarkullimit ne rrethrrotullim,tjetri esht i angazhum ne rreth dhe i hap rrugen ati qe do me hy ,or krenar ameti ti ke bo ztazh edhe ne Franc mer burr nuk more me vete,nja 10 kaseta qe shpiegojn kodin rrugor.Po çfar mos vdesin njerez kur nuk ka sinjalistik ,mure mrojc ne rrug me rrezik,te gjith ata me targa te huja atje ku jetojn i kan, sinjalistiken, mos akuzonite tjeret kot,kerkoeni tek vetia ,dhe tek inegzistenca e shtetit.

  3. giorgos says:

    z k ahmeti matu mire kur flet per emigrantet se ne vim nga vende te zhvilluara si greqia italia gjermania etj dhe e kemi mare patenten ketu ku jetojme me djerse duke mesuar 900 pyetje kurse ne shqiperi une dhashe 5 derra dhe 25 kg raki dhe mora 4 patenta per gjithe vellezerit per aksidentet e keni fajin ju se ata qe parakalojne me ato xhipa mexhama te zes ju nuk i ndaloni se keni frik ndaloni emigrantin per ti mar ndonje lek kur vime ne shqiperi bej 550km deri nedogan nuk na ndalon njeri sa kalojme matan gati policia me kaci nuk keni turp neve e bem shqiperin me lek se ju kishit morrat e enverit

  4. ladi says:

    e verteta eshte se pergjate 5 vjeteve ne france jam ndaluar 1 here dhe ne shqiperi per nje jave 3 here.
    Policet ne shqiperi jane shume te forte dhe e masin shpejtesine me sy,dhe jo vetem kaq por ne vendin qe dalin nuk e dine dhe sa eshte e lejuar shpejtesia
    Me vjen shum keq ta them po jeni shume shume pas

  5. arvanitasi says:

    Eshte per te ardhur keq se problemet e qarkullimit rrugor ne Shqiperi jane lene ne dore te disa sharlataneve. Me ben shume pershtypje se si sillen e flasin disa nga ata qe quhen police te qarkullimit rrugor. Pa pasur as me te voglen kulture komunikimi, me bagazh profesional minimal, te drejtohen sikur ne, drejtuesit e mjeteve, u kemi ca para borxh. Kisha 2 vjet pa shkuar ne Shqiperi. Vendosa te shkoj sivjet ne fillim te Gushtit. Po kthehesha nga Tirana, dhe ne hyrje te Korces me ndalon nje prej tyre. Pasi nuk gjeti dot dicka per te me gjobitur, kapet pas faktit se kisha hapur dritat e shkurtera dhe jo te mesmet. Fundi i muhabetit, me drejtohet me paturpesi: une po te dua te gjobis!!!Nje menyre e sterholluar per te zhvatur ndonje pesemijshe nga xhepi im. I them se detyra juaj nuk eshte te vendosni gjoba (te fusni para ne xhep), por te ndihmoni qe ata qe drejtojne mjetet te kuptojne se ne rruge duhet te respektojne vehten dhe te tjeret dhe se te gjithe jane njelloj te rrezikuar nese nuk zbatojne rregullat. Por me ke te flisje: zoteria ne fjale nuk degjonte nga ai vesh, ai ne mengjes ka dale nga shtepia per te mbushur xhepin me para. Duhet paguar ai qe e ka vene ne ate vend pune. Dhe si te mos kete aksidente ne Shqiperi me te tille police qarkullimi??!!

  6. Murat Lukunia says:

    O miq diheni,se gjithmon lufta ne mes policve neper komisariate,eshte bere per te punuar ne qarkullimin rrugor,gjithmon ka pasur tendra nga shefat e qarkullimit,une di shume raste zinxhiri vete deri tek kreu i policise,pra qarkullimi eshte pare si biznes,policat e qarkullimit jane bere me vila dhe makina luksoze,neve meremi me infermjeret qe u japim ndonje dy mije lekshe qe te pakten ato te shpetojne jeten,ndersa policit ja japim dhe na meret jeta.Me kuptoni drejte se cfare behet ne rruge,pytmeni mua qe bej rugen Tirane Korce eshte nje tmer i vertete,te gjithe policet qe jane ketu e dhjet a njezet vjet ne rruge duan taksen se zben,atyre nuk u behet qefi qeder se po vriten njerez,por e kan mendjen tek leku,sic po shohim ketu po na vjen fundi ngelem duke u vrare e sakatuar cdo dite,per mua eshte kjo zgjidhja,monitorimi i rrugve,heqja e gjithe policve nga rruga e zevendesimi i tyre ne total se te gjithe jane te koroptuar,shkarkimi i te gjithe shefave qe nga ky injoranti Krenar Havmeti i cili eshte ma mostra ne qarkullim,dhe zevensimi i tyre te behet me polic te shkolluar e te afte te pa perlyer,dhe jo militant e malok pa arsim,do shikoni pastaj se si disiplinohet trafiku,do kene frike drejtuesit e mjeteve te shkelin regullat,se gjobiten nga shteti,dhe jo nga xhepi i dhjer i policit.Sa here nxiren akte ligjore qe disiplinojne rruget,aq here te fituar dalin policet se pa gje te keqe te thone do gjoben 50 mije lekshe apo………dhe ajo dihet drejtuesi pasi jep rryshvetin,nuk do me ti a di per polica e keshtu ndodhin aksidentet,me kujtohet nje bisede me nje polic qarkullimi ne Librazhd,i cili me tha shpehimishte qarkullimi eshte si ai thesi i miellit,qe sa here ta shkundesh aq here nxjer miell(tym)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje