Wikileaks: Qeveria ka frikë për çështjen çame

29 Gusht 2011, 16:59Politika TEMA

Kabllogramat e ambasadës amerikane në Tiranë vazhdojnë të zbulohen në faqen online të Wikileaks dhe një prej tyre i referohet cështjes së pronave dhe problemeve të lidhura me të.

Ish-ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers, nenvizon kritikat e shumta ne drejtim te qeverise shqiptare per menyren sesi eshte menaxhuar procesi i kthimit dhe kompensimit te ish-pronareve. Ne kabllograme, evidentohen pretendimet se ceshtje te vecanta jane manipuluar per shkak te korrupsionit dhe i gjithe procesi ka mbetur ne vendnumero prej mungeses se vullnetit politik.

Madje sipas ambasades, ka edhe qytetare amerikane apo shtetas shqiptare me banim ne Amerike qe prej kohesh jane ne konflikt me qeverine sepse nuk u jane kthyer pronat e tyre te ligjshme. Dokumenti permend dhe faktin qe ne mjaft raste, ceshtje te tilla perfundojne ne gjykate, ku zvarriten per vite me radhe pa gjetur zgjidhje. Sipas ambasades, procesi i nisur ne 1993-shin, veshtire se perfundon para 2014-es.

“Çështja çame, qeveria ka frike”

Ne nje tjeter analize te tij, permbajtja e se ciles zbulohet nga nje kabllogram i nentorit te vitit 2008, zoti Withers, del ne perfundimin se qeveria shqiptare nuk deshiron te perplaset me Athinen zyrtare per ceshtjen e cameve. Ish-shefi i misionit diplomatik te Shteteve te Bashkuara ben nje permbledhje te detajuar te problemit te cameve, duke e shoqeruar ate edhe me te dhena te rendesishme historike.

Per Withers, qeveria shqiptare nuk e do perplasjen me Greqine, pasi ka frike se ndeshet me akuza nacionaliste dhe mund te rrezikoje marredheniet me vendin fqinje. Shume pak eshte bere per ceshtjen came qe nga rezoluta e vitit 1994 e parlamentit shqiptar, kur ajo u njoh si e tille, thuhet ne mesazh. Perspektiva e ceshtjes ligjore mund ta ktheje me shume vemendjen mbi camet, por nuk eshte e qarte cila gjykate do te kishte juridiksionin e duhur per t’u marre me kete problem, dhe cfare rezultati konkret mund te kete per camet.

Ish-të përndjekurit, “nuk hapen arkivat”

Ne kendveshtrimin e ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Tirane, prania e ish-komunisteve ne politiken shqiptare, duke perfshire ketu edhe vete kreun e qeverise, Sali Berisha, pengon hapjen e arkivave te shtetit, kerkese qe sic shkruhet ne kabllogramen ’06tirana506′, ka rene ne vesh te shurdher.

Qeveria, thuhet aty, ka pak gjasa ta perballoje koston e kompensimit te te persekutuarve politike. Viktimat e komunizmit, obelisk, por jo akses ne arkivat shteterore eshte titulli i kesaj kabllograme, qe cilesohet subjekt sensitiv, por jo i klasifikuar, cka do te thote se nuk permban informacione sekrete apo te paditura me pare. Megjithese qeveria shqiptare, thuhet ne raport, ka premtuar nje ndihme siperfaqesore per viktimat e komunizmit dhe ne parim eshte pajtuar me kompensimin e tyre, ka shume pak gjasa qe ajo te disponojne mjetet e nevojshme financiare per te kenaqur plotesisht anetaret e shoqates.

Qeveria per me teper zor se do te angazhohet per zbardhjen e plote te fakteve dhe te dhenave te nevojshme per zbardhjen e te gjithe demeve te shkaktuara nga komunizmi. Nje analize e tille do te kerkonte hapjen e arkivave deri me tani te vulosura te shtetit, qe shume pak vete besojne se do te hapen ndonjehere nisur nga fakti qe shume ish-komuniste, perfshire vete kreun e ekzekutivit, jane sot pjese e kastes politike ne Shqiperi. Ky nuk eshte nje problem i ri, thote kabllograma dhe nuk ka ka gjasa te zgjidhet shpejt./Top Channel/

11 komente në “Wikileaks: Qeveria ka frikë për çështjen çame”

  1. n says:

    edhe amerikanet shqetesohen me shume per camet se vete qeveria dhe qirio berisha!

    1. JIMMY says:

      vdiqe nje komuniste edhe vazhdone salija berisha super krimineli pune horrash

  2. shqiptar says:

    po perse trembet qeveria shqiptare nga greket?? une do ta komentoja jo se tremben po shumica jane te shitur te greket si gencios pollos qe dihet historikisht ai pederasti arben imami etj. po kujt i plasi per akuzat po ka vend me nacinalist sa greqia.le te prishen mardheniet na plasi per shtetin me legen te be.

  3. culi says:

    po shiptart e qameris skan shka pritin prej shipris se edhe kosova me pasmet per shiprin keten ti zhduke shiptar kadal kadal edhe pa unreq kosova qamet zban mu qu menian se shiptart e kosoves jan mashum vulnetar per qamet

    1. shpulla says:

      Problemi Z culi eshte se keni nevoje per perkthyes per te folur me camet, po dashuria nuk njeh gjuhe dhe ata kane nevoje per dashuri ashtu si dhe ju, bashkohuni se ju dini cfar eshte dashuria,

      1. PrapambetjetOsmane says:

        Per ta eshte paresore fjala “nenshtrim ndaj allafit” dhe jo “dashuri per allafin”. Duket shume e larget dhe pa lidhje ne pamje te pare, por qendon ne thelb dhe shfaqet gjithandej ne mendime dhe ne sjellje.

  4. Kosovari says:

    Për të mos e humbur luksin si lavire e huaj, qeveria shqiptare nga Shkupi, Prishtina dhe Tirana ka frikë edhe nga bretkosa kur këndon natën. E vetmja shpresë, sikur gjithmonë në histori për shqiptarët, është bashkimi i intelektualëve të ikur jashtë.

  5. bubi kacurrel says:

    Tani ka ndryshuar se eshte Shpetua ne koalicion me Saliun dhe ia nxjerr ai friken ,apo Dashua se ai ka qene shok me Zanin dhe eshte i forte………………

  6. +10 says:

    Ishkomunistet antikomunist jane njerezit me te ndyre, shikoni monstren Berisha dhe do te bindeni.

  7. Arberor says:

    A mundet kush te na e sjell linkun e kabllogramit per Camet ne anglisht?

  8. nik says:

    pengese per hapjen e dosjeve jan amarikanet e jo qeveria cfar thon amerikanet ben qeveria, berisha eshte burre i nershem por po ti thone amerikanet sale ke rrallen te qihesh ne bythe sala do ktheje bythen kshtu e ka politika shqiptare kush qihet me shum ka pushtet me shum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje