Një vrasje misterioze e ndodhur mbrëmjen e sotme ka tronditur qytetin e Fierit. Një 62-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në lagjen “8 Shkurti”, duke mbetur i vdekur në vend, ndërsa i biri i tij, 20-vjeçari Eni Veshi, ka mbetur i plagosur rëndë.
Ekzekutimi i 62-vjeçarit, Kol Veshi është bërë në hyrje të banesës së tij, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të vrasjes.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilët po hetojnë në disa pista. Burime nga vendi i krimit njoftojnë se trupi i 62-vjecarit të vrarë nuk është lëvizur, për shkak se pritet mbërritja e ekpertëve të cilët do të ndihmojnë më tepër për zbardhjen e ngjarjes.
KUJTONI TE NDJERIN XHINDI MBASE JU CONE NE NDONJE RRUGE DREJTE TIRANESKU KOMANDOJNE KRIMINELET ORDINERE.