Nike nxjerr në treg atletet që vetëlidhen

9 Shtator 2011, 11:00Lifestyle TEMA

Kompania e njohur e veshjeve sportive thotë se ka krijuar një këpucë të re, bazuar në modelin e filmit të njohur Back to the Future (Rikthim në të ardhmen). Fansat e atleteve kishin kohë që kishin kërkuar nga kompania të krijonte një tip të tillë këpuce që të vetëlidhej, njësoj si në filmin kult të Michael J Fox në vitet ‘80.

Megjithatë kompania thotë se do të hedhë në treg një numër të limituar këpucësh, rreth 1500 palë. Fitimet mund të shkojnë për një fondacion të Michael J Fox.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje