Shtyhet votimi për Gjykatën Administrative, Kuvendi 1 minutë heshtje për Konomin

13 Shtator 2011, 10:46Politika TEMA

Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me një minutë heshtje për gjyqtarin e vrarë në Vlorë, Skerdilajd Konomi. Zhvillimi më i rëndësishëm i kësaj seance pritej të ishte votimi për Gjykatën Administrative. Opozita kishte paralajmëruar votën kundër këtij projekti që kërkon shumicë të cilësuar. Për këtë arsye, Konferenca e Kryetarëve ka rënë dakord që projektligji për Gjykatën Administrative të hiqet nga rendi i ditës. Në këtë mënyrë do i jepet më shumë hapësirë shqyrtimit jo vetëm të këtij projektligji, por edhe të platforme të propozuar nga opozita për reformë të plotë parlamentare. Kryetari i PS pati deklaruar se nuk do votohen ligjet vetëm sa për t’i hedhur sy Brukselit.

1 komente në “Shtyhet votimi për Gjykatën Administrative, Kuvendi 1 minutë heshtje për Konomin”

  1. hugo says:

    edi nqs voton ligjete e hengre prap berisha fitues vure mire ne mendje se ti si edi rama je gjithmon humbes para hajdutit dhe kriminelithh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje