Brukseli ngel në klasë Shqipërinë

12 Tetor 2011, 10:21Politika TEMA

Vitin e shkuar në opinionin e tij për Shqipërinë, Bashkimi Evropian përcaktoi 12 objektiva kyçe të cilat vendi duhet të përmbushte në mënyrë që atij t’i hapej rruga për të hedhur një hap të ri në marrëdhëniet me Brukselin dhe të merrte statusin e vendit kandidat. Zhvillimet e përgjithshme në vend, nën dritën e realizimit të këtyre objektivave, janë në qendër të raportit të progresit të hartuar për Shqipërinë, një kopje të të cilit e ka dhe Zëri i Amerikës. Vlerësimi  i përgjithshëm është ai i “një përparimi të kufizuar të vendit”.

Raporti, i cili pritet të bëhet publik sot pasdite,  nis me zbatimin e kritereve politike, ku një vend i vecantë i lihet zgjedhjeve të 8 majit për pushtetin vendor. Në raport shkruhet se “në përgjithësi, megjithë një numër aspektesh pozitive, si konkurenca e procesit, përgatitjet teknike transparente, zhvillimi përgjthësisht i mirë në ditën e votimit, një proces pozitiv numërimi, një mbulim pluralist nga mediat, zgjedhjet, të cilat janë përcaktuar si një prioritet kyç në opinion, arritën pjesërisht standartet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”.

Përsa i përket vlerësimeve mbi Parlamentin dhe situatën politike, raporti vlerëson se “megjithëse ka disa përmirësime në praktikat dhe rregullat parlamentare, si dhe një rritjeje të kapaciteteve administrative, aktiviteti i parlamentit në funksionet legjislative dhe të kontrollit, i cili është një nga prioritetet kycç në opinion, mbetet i pamjaftueshëm”.

Në raport vërehet se “ngërçi politik, ngjarjet e 21 janarit dhe kundërshtitë për zgjedhjet në Tiranë, kanë penguar si punën e parlamentit ashtu dhe dialogun politik të nevojshëm dhe konstruktiv. Reforma zgjedhore, “si një prioritet kyç ka ngecur në vend” thuhet në raport, ndërsa vërehet se “parlamenti nuk siguroi seanca dëgjimore dhe votim të rregullt në emërimet e anëtarëve të gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë, e cila gjithashtu përbën një tjetër prioritet kyç”, vlerësohet në raport.

Përsa i përket qeverisjes vlerësohen “përpjekjet e konsiderueshme të bëra si nga ekzekutivi ashtu dhe nga komisioni parlamentar i integrimit lidhur me reformat e kërkuara në procesin e integrimit. Cilësia e projektligjeve dhe diskutimet me palët e interesuara kërkojnë përmirësime të mëtejshme”, vëren raporti.

Reforma të pakompletuara për administratën publike, përparim i kufizuar në reformën gjyqësore, zbatim i pamjaftueshëm i masave antikorrupsion dhe cilësimi se ky fenomen “mbetet një problem veçanërisht serioz”, janë disa nga vlerësimet në kapitullin e kritereve politike.

Në këtë kontekst, komisioneri Fyle pritet të deklarojë se “megjithë përparimin në disa prej fushave, Komisioni nuk është në gjendje të rekomandojë hapa të mëtejshmë për Shqipërinë këtë vit”. Më tej, “mbështetur në sinjalet e fundit pozitive, Komisioni inkurajon forcat politike në Shqipëri të rivendosin dhe mbajnë një nivel dialogu politik që të bëjë të mundur funksionimin e institucioneve kryesore demokratike dhe vënien në jetë të reformave thelbësore”./voa/

34 komente në “Brukseli ngel në klasë Shqipërinë”

  1. Argita_B says:

    Me kete qeveri e me keto standarte qe kemi ne na kane ngelur!!
    E pamundur, duhet pa tjeter qe Zhozefina te shkoj te ankohet ne Bruksel se kjo eshte padrejtesi.

    1. Kanina says:

      Ke te drejte, por Fule i preferon me te reja se Jozefina, prandaj zor se do te zgjidhe gje….

      1. tironsi vendali says:

        nuk eshte keq xhozi jo mos ja qaj hallin ti per ate pun

  2. fule says:

    E vetmja note pozitive na qenka kjo me 10 pikat e Paktit per Evropen te Opozites, te cilen Sal Robt Berisha e grisi akoma pa e marre ne diskutim.

    E si mund te pranoj ai qe psh. Guvernator i Bankes mos jete Fullani, por nje profesionist i zgjedhur me konsensus, kur Gruaja e Fullanit ben balancen te Gjyqi i shokut Ilir… ku keni pare ju keshtu (mer qomunista)

  3. dymi says:

    Nuk mund te ishte ndryshe perderisa kemi nje politike Ber-ish(t)e dhe Topalle

  4. Kalorsi i zi says:

    Shqiperia duhet te dale nga lidhja islamike per te hyre ne BE.

    1. bullshit says:

      na plasi per te hyr ne BE, ne ne BE jemi, te tere emigrantet jan ne BE, ne shqiperi jan vetem ca pleq apo ca te rinj dembele, bashke me disa politikane hajdut…

      1. Kalorsi i zi says:

        kush je ti qe flet ne emer te Shqiptareve ? mbase ty nuk te plas po shqiptaret nuk mendojne si ty o tutkun

        1. Tirona_ime says:

          ik mor dac i zi ,,,,,dhe pa ty mrena jena.Pa grek eshte dhe moda.Pa grek,eshte parajsa,pa grek,eshte pa grekequrras,pa ju,,,,,,,,,,,,,,,,do ishim gjermoner,Pa ju ecen bota,,,I lutem shqiptarve,mos u perzini,me pislliqet greke.Kur shkrujne kto,anashkaloi si palaco qe sdine me ec

          1. Kalorsi i zi says:

            ore qurs , truri jot eshte aq i madh sa qe genjeshtra hedh valle ngaqe eshte bosh. kurse ti kujton se je i rendesishem.

  5. zvicrani says:

    ju zotri runi 10 pikat e Edvinit dhe gzohuni qe ngeli shqipria

    1. Albogentivlora says:

      Ndersa ti “zvicran” shko meso shqip njehere.

  6. G.Kola says:

    Sali,Mete, xhozefine
    E fundoset Shqiperine
    C’do shqiptar qe ju shikon
    Alergjine i krijon.

    Dielli tuaj perendoi
    Karieren e varoset
    Porten per ne BE
    Per se dyti e dylloset?

    Ala doni te sundoni
    S’u ngopet me pushtet
    Qe mbjell pa aftesi
    Kur c’do gje ka nje kufi?

  7. king says:

    Une them me kyt psikopat qe ka opozita kurre nuk do marrim vlersime pozitive /kjo eshte me se e qart qe kerkohen reforma miratim ligjesh dhe psikopati nuk hyn ne parlament organizon greva neper cadra nuk miraton ligjet qe kerkohet konsensi

    1. Spartan says:

      Sa kohe ka derra ne pyll do kete dhe kafshe qe bejne komente si puna jote. Po clidhje ka opozita mor derr. te ta shpjegoj trash si e do ti.
      Ke nje makine, ta vodhen… ti e kerkon dhe sta jep njeri. Pastaj ti duhet te shkosh te hypesh ne makine te besh nje xhiro sa per sy e faqe te botes.
      Si thu, a kupto noi gjo apo hic ala. me thuj po qe te te bej nje shembull me lopen po qe ?

  8. eli-Tiv says:

    …saliu ja doli mbane..e perdori karten e statusit per zgjedhjet…e tani prap fitoi…larg europes…fitore e dyfishte..”fajet” se ka problem ..i ka opozita…populli eshte jashte loje…ja vjedh voten….keshtu mbyllet cikli.

    1. APOKALYPSIS says:

      Sala me kete karte do shkoje nga zgjedhjet ne zgjedhje.. perderisa ka perballe nje popull sylesh,trulesh,koklesh,balllesh etc.etc. nje popull leshi me pak fjale, te epokes se gurit, mire ua ben!

      1. Xhinxhis-khani says:

        Ke harruar:

        Hundelesh, veshlesh, bythelesh, dhe ne koke pa lesh.

      2. Spartan says:

        i ke ra pikes…

  9. xha sulo says:

    bo ky lajm ishte bomb.ne jemi te dytet mbas gjermanise per ekonomi ,dhe sna pranojn ?ua na kan inat prandaj.e ku na plas ne,me forcat tona prape

    1. Spartan says:

      E ka fajin opozita…

  10. tori says:

    u lodhem me lajme si keto ..le te na ngelin ne klas sa te duan …evropa po deshton

  11. idriz seferi says:

    po perse Brukseli heshtu? pse? ata na kontrolluan edhe si votuam, na mburren e na nxorren dhe fitues por mender tyre kujt i plasi

  12. bullshit says:

    brukselin e ngeli ne klase sllovenia, te shohe punet e veta se ne shqiptaret jemi mesuar me buke e qepe…

  13. bullshit says:

    sllovakia desha te them, nejse

  14. Dardani says:

    Qe Rama qka juv ban qe qellimit ja arriti bravo Ram m…pskopatttt

    1. DJ Achmed i kil you says:

      E.Rama ka te meta si cdo njeri—-por ta quash anti-europian
      vetem nje truthare mund ta beje—-mere si t’dush se e merito

  15. arti NY says:

    Sa te lehte e ka europa te sillet ne menyre arogante dhe jo tolerante me ne shqiptaret pse me greket portugezet dhe irlanden ndodh e kunderta.. ky dreq SALE po na diskriminon me injorancen dhe me ate anglishte qe flet per zotin qe me kap e qeshura sa here qe e degjoj..

  16. william wallas says:

    o dardan, po cfare europe te merr persiper ty mor djale, Rama rama rama, po nuk e kupton qe rama eshte i vetmi europian ne politike? sa per berishen qe ska europian tja spell emrin e sqaron z. mero” Mos u gënjeni se ai ëndërron Evropën dhe nuk po ja del dot. Për të marrë ftesën për tu anëtarësuar në Evropë, duhet më pak punë dhe mund se ç’ka bërë ai për ta prishur”

  17. sherifi says:

    Sala thote; edhe bare le te hame dhe armikes europ nuk i gjunjezohemi.

  18. ismeti says:

    ngeli sala apo shqiptaret se e votun ket malok

  19. Ardian says:

    Po shqipera ne evrope eshte levizja eshte e lire euro ka plot jo qe be ka mundesi te shperbehet fare jena mire keshtu

  20. tomori beratit says:

    Per çfare standartesh ben fjale europa.Ne jemi si ne fillim te viteve1800.Tek ne ska shtet,ska ruge ska drita ska uje ska kulture demokratike ska industri ska bujqesi ska polic( per 5 euro behen tamam si lapanjoz e lyrash) ska aresim(me lek mer dipllomen e behesh çfare te te doje b…)ska ,ska ska ska por çfar ka do thoni ju.Ka politikan hajdut,vrases,bandit,rugeçer e te pafytyr qe i kemi me shumic,kemi me bollek plehra e mut kudo,mender shuren e bejme ne çdo cep pallati a posht ure,ka me bollek gjyqtar,prokuror,avoketer, mjek,drejtor,petagog,doganier,tatimor,e shume e shume te koruptuar,imoral e vulgar,kemi me bollek pluhur e tym,gazra e ajer te ndotur,kemi,kemi,kemi e nuk mbarojne 1001 te keqia qe jane shtruar kembe kryq tek ne,prandaj o sali gomari je ti i pari fajtor qe i ke te gjitha te ligat qe thash me siper,faj ka opozita qe nuk ben fort detyren e saj kemi edhe ne si popull qe jemi 100% indiferente,, per çka po ndodh tek ne,prandaj duhen edhe nja 100 vjet qe te arijme europen,nuk them Gjermanin,Francen a vendet nordike por te arijme te pakten,fqinjet eks jugosllav.

  21. lala prej Tirone says:

    Brukseli do ta ngeli gjithmon ne klase ket ven nuk ka rensi se kush udhheq Sale sorrogati apo dikush tjeter atdhetar dhe patriot BRUKSELI osht thjesht nji qen i lodh i politikes RUSO-SERBO-GREKE AS ME SHUME E AS ME PAK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje