Ndërsa kryeministri Sali Berisha dhe mazhoranca theksojnë se Shqipëria po vlerësohet negativisht nga Komisioni Europian në progres- raport për shkak të bojkotit të opozitës, vetë raporti flet të kundërtën.
Ndryshe nga sa ndodhi me vëzhguesit e ODIHR, që nuk thanë në raport nëse ishin plotësuar standardet në zgjedhjet lokale, Komisioni Europian e thotë hapur që këto standarde nuk u plotësuan. Sa i përket zgjedhjeve theksohen qëndrimet e ODIHR për vendimet skandaloze të KQZ për rezultatin e Tiranës.
Kurse sa i përket 21 Janarit, në raport shprehet shqetësimi për atë ngjarje. Aty theksohet se po pengohet e po ndërhyhet në hetimin e prokurorisë. Po ashtu theksohet se hetimi po ecën shumë avash. Gjeni më poshtë disa pjesë të raportit për zgjedhjet lokale dhe 21 Janarin.
Zgjedhjet lokale
“Zgjedhjet lokale të 8 majit u zhvilluan në një atmosferë tejet të polarizuar politikisht, që ndikoi mbi zhvillimin e procesit. Sipas vlerësimit final të OSBE/ODIHR, ndërsa zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente, mosbesimi mes partive politike mbizotëroi dhe partitë nuk i kryen detyrat e tyre në mënyrë të përgjegjshme. Kjo klimë ndikoi negativisht në administrimin e zgjedhjeve. Vlerësimi i OSBE/ODIHR thekson se pavarësisht procesit konkurrues në drejtim të fushatës, incidente të shumta të dhunshme njollosën këtë periudhë. Partitë politike nuk plotësuan kërkesat për kuotat gjinore, çka rezultoi në një numër të ulët pjesëmarrje të grave. Progres i dukshëm u bë sa i përket përmirësimit të listës së votuesve. Megjithatë, problemet me saktësinë e tyre vijuan. OSBE/ODIHR theksoi se ndërsa procesi i votimit shkoi relativisht mirë në ditën e zgjedheve, probleme domethënëse u shfaqën në rreth 10 përqind të qendrave të votimit. Gjithashtu theksohet se pati një proces përgjithësisht pozitiv, por të gjatë numërimi. Në veçanti, përcaktimi i rezultatit të Tiranës u kthye në një proces tejet të diskutueshëm dhe vendimet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve u morën sipas linjave partizane, në mungesë arsyetime dhe kishin mospërputhje. Në diskutim politik dhe ligjor ishin edhe trajtimi i apelimeve nga Kolegji Zgjedhor, veçanërisht sa i përket Tiranës. Në përgjithësi, pavarësisht një numri aspektesh pozitive, siç ishte konkurrenca e procesit dhe përgatitjet teknike transparente, zhvillimi relativisht i mirë i ditës së votimit, procesi pozitiv i numërimit, pluraliteti dhe diversiteti në mbulimin mediatik, mbajtja e zgjedhjeve, që është një prioritet kyç i Opinionit, vetëm pjesërisht plotësoi standardet e praktikat më të mira ndërkombëtare.”
21 janari
-Nuk është bërë asnjë progres sa i përket pavarësisë së gjyqësorit. Ka pasur shqetësime në lidhje me ndërhyrje dhe pengim të hetimit të pavarur dhe procedimeve penale për vepra të mundshme kriminale pas ngjarjeve të 21 Janarit.
-Pas ngjarjeve të 21 Janarit, vizita të veçanta janë kryer nga Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe nga Komisioneri për të Drejtat e Njeriut nga Këshilli i Europës. Ky i fundit theksoi se duhet një hetim i plotë, i paanshëm dhe i besueshëm për këto ngjarje, si dhe bëri thirrje që personat përgjegjës të përgjigjen para ligjit.
-Raste të keqtrajtimeve dhe përdorimit të tepruar të dhunës vazhduan të raportohen veçanërisht gjatë arrestimit dhe mbajtjes në polici. Abuzime të tilla janë raportuar pas ngjarjeve të 21 Janarit.
-Liria për t’u mbledhur është respektuar përgjithësisht. Megjithëse protestat kanë qenë përgjithësisht paqësore, ka shqetësime serioze sa i përket dhunës që pasoi gjatë demonstratave të 21 janarit, në të cilën u vranë katër persona. Hetimi për këtë ngjarje vijon, por po ecën shumë ngadalë.
,,thjesht nje burdhelo e vertete,,,,,fatale!
thjesht e ka fajin opozita.pse sala grabit voten ai s ka faj.me salen ne krye per 100 vjet sdo na pranojn ne BE.
prisni dhe pak sa te vrase Saliu dhe deshmitaret , pastaj do ngeli Fajtori qe sigurisht eshte ai qe ben greven. pra i gjith populli opozitar.
A ka Shqiperia popull per te larguar Berishen nga Pushteti??????????????????????????????????????????????????????????
rrofte sali berisha- poshte europa – qe nuk thot si do berisha.na prin majlinda me ate qe ka ne mes te kembeve-perpara per fitore te reja.
ore kujdes kur te flasesh per majlinden, duhet te tregosh pak respekt se ka bushin me te madh dhe te dendur ne qeveri, ja merr dhe plakut llafazan.
NJE KAROCIER DEVIJON NGA RRUGA DHE BIE NE KANAL
VJEN POLICIA DHE E PYET SA VETE ISHIT NE KARROCE
VETEM TRE KUAJT ASNJE TJETER,PO KU ASHT I TRETI
SE KETU JANE VETEM DY I TRETI THOTE KAROCIERI JAM UNE
EPO ME KETE KALE QE I KA HYPUR KARROCES SHQIPTARE
QFAR PRISNI QE TE HYNI NE EVROP? KURREEEEEE.
p0 nuke thehu qafen sala ai vend nuke ka ptosperitet. SHikoni vrasjet, vetvrasjet, vjedhjet, papunesine, varferine,korupsjonin,etj ligesi. Punoni u tha fshatareve te Rajces per te miren e familjes time.Ai ka lajthitur nga mend me kohe pore mjer SH qiperia ke ka ne krye te shtetit.
kur thomi saliu nenkuptohet vjedhje votash
ku ka vjedhje votash atje eshte saliu
ANALIZE Mafia Italiane po e kthen Shqiperine ne nje Sicili te dyte.
Lajmerim : Ambasadori i BE z. Etore Sequi me rastin e izolimit te Shqiperise fillon kurse per ti mesuar Shqiptarve lojen e Tritolit.
Mesimet per kete sport jepen nga Sali Berisha i cili si lardiolog komunist qe eshte te jep zemer per perdorimin e Tritolit, ndersa teknikat dhe vendet ku hidhet Tritoli mesoni nga z. Etore Sekui.
na plasi tr… se nuk i certifikoi europa ,ai certifikoi KQZ dhe sashenka.
vetem populli e zgjidhe ngercin politik vetem populli
Ore Popull persa gjate do qendroje Berisha si Kryeminister mos mendoni Asnjehere per status ne BE,harroheni Statusin me Berishen,tani po mundohet tja hedhe fain Opozites,
1)fajtor eshte Qeveria qe ka vrare dhe ka prere per te vjedhur,
2) Drejtesia,gjykata e Larte,me kryetaren e gjykates shoqe Korrupsioni me Meten,qe pushon ceshtjet ne favor te te Pandeurve,mendoj qe kjo shoqe Korrupsioni duhet gjukuar,
Jane aqe shume Krimet qeveritare sa qe duhet shume kohe ti thuash,si Gerdeci,21janari vjedhja e votave,vjedhja e shtetit,nga Berishjanet,populli ne kembe per ti larguar keta Kusarre Kriminele qe mbrohen nga Drejtesia e Korruptuar Komplet.
sa te jete vucidoli ne qeveri ska as europ as demokraci
Vetem ne shqiperi ndodh qe fajet i ka opozita, per vrasjet fajet i ka opozita, per listat e votimit fajet i ka opozita, per korrupsionin galopant fajet i ka opozita, per shitjen e detit fajet i ka opozita, per dhenien me koncension te pasurive nentokesore si nafte,crom,fajet i ka opozita edhe per shitjen e skrapit fajet i ka opozita.Qeverin e kemi “te mire”te na e ruaj zoti.
nuk ka integrim se nuk i intereson vete hajduteve tane baskeqeveris me nje te koruptuar qe pervec se nje hajdut doli hapur si nje enver- ramizist. o sali te hengert tenja i ke kriminelet hajdutet vrasesit korupsionin brenda. ne gazeten tende thoshe vdiq diktatori ne gazeta e baskeqeverisesit tend thoshte vdiq demokrati dhe luftetari i pa harruari sa te qeverisesh ti me ilirin dhe socialistja me gramozin edhe nga ballkani do te na nxirni.
fajin e kemi ne si popull, na pelqejn kveprimet e sales,duhet te ngrihemi o popull se ndryshe nuk zbret nga kali ai i rrjedhuri
i takon Majlindes te linde edhe nje femije tjeter ..demokrat
Opinion|11/10/2011 15:00
Në kërkim të së vërtetës
Eugjen Merlika
Kohët e fundit më ra në dorë libri “Odiseja e një detektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”.
Libri fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtare e diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjesëtarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….
Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, të ashtuquajturit armiq të klasës. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “engjëjve mbrojtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.
Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një të ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, për sa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpakët u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit. Hamiti është bir i një ish partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohshme në operacionin për t’i nxjerrë. Sipas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos frekuetonte shkolla ushtarake e shpesh u thoshte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mynxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.
Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në radhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karrierës së personazhit të tij :
“ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithçka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fryteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servisi britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”
Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e brendshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një perceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjellët. Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste.
Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofeni, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligjencë Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në radhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.
Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të frikshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumëfishtë, që mbetet e panjohur për shumicën dërrmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shkelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimmarrjeje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithçka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vend qendror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjencë Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vendit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.
“ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qenë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.”
Ky është pohimi i funksionarit të lartë të shërbimit sekret britanik. Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marrëdhëniet e Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund ta konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjencë Servisit për të pasur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.
Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga pas luftës dhe kanë të bëjnë me veprimtarinë antikomuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetëra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të veprës shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë Servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”
Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata të arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku në Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Operacionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”
Rreshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të librit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës së asaj diktature në marrëdhëniet me ‟armiqtë – miq” anglo-amerikanë në më shumë se një gjysmë shekulli.
Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vend të nderuar në letërsinë e pas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyrimit të përgjithshëm, po aq është pranë fateve të atyre që pësojnë historinë.
Në rastin tonë, ajo që del në dritë, sipas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cek absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marrëdhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Libri nuk paraqet dokumente edhe se pohon më shumë se një herë ekzistencën e tyre. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë librin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.
Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajën e burrërinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë skllave të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht mbi të ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaq të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.
Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysmë shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyrimin tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, e kryesisht nga SHBA. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mendje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që, lavdi Zotit, u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjemba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do të ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.
Tani ky libër merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentet, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentet ta përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qenien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qenë Enver Hoxha spiun i Inteligjencë Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sadopak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vende të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admininistratës amerikane për të favorizuar ish-komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i ish-oficerëve shqiptarë të DSJsë (protagonistë të ngjarjeve të librit) që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për ta vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?
Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i librit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vend heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenjë e mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më të errëta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve të ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me transparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjetëve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet ta përvetësojmë, nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendrat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thoshte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar Naim Frashëri.