Ministria e Jashtme e Kosovës, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se ka pranuar notën verbale të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, nga Gaboni.
“Ashtu siç ishte paralajmëruar me 9 shtator 2011 nga Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ky shtet e ka njohur Kosovën, ndërsa që tashmë nota verbale ka arritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes misionit diplomatik në Nju Jork”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
MPJ thekson se bë notën verbale konfirmohet njohja e Kosovës nga Gaboni dhe shprehet vullneti për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Ministria e jashtme e Kosovës tashmë ka pranuar notat verbale të njohjes prej 83 shteteve, ndërsa priten që konfirmimet zyrtare për njohjen e Kosovës të arrijnë edhe nga Nigeria dhe Bregu i Fildishtë./zeri/
I doli me sukses turneu ne Afrike Zotit Pacalli.
Bravo
Cili eshte nr i sakte i shteteve ,ne menyre qe te njihet ne OKB?Mund te me ndihmoje njeri per kete?
120.
Ceno
Mire se na ke ardhe.Do kohe sa te shkoj 120 afersisht.Deri tani jan tek 85.javash javash
pershnetje
Kosova tani per tani nuk ka asnje nevoje te njihet nga OKB-ja. OKB-ja eshte katandisur si nje ngrehine pa zot qe nuk ja var me askush. Shtetet qe kane rendesi ta njohin Kosoven e kane njohur. Tani gjithe loja eshte ne dore te EU-se dhe presioni qe do t’i bejne Serbise per antaresim. Pacolli luan axhenda personale per te shitur patriotizen fals, por me keto hapa te Pacollit, Kosova do te njihet si shtet nga OKB-ja vetem pas vdekjes se sterniperve te Bexhetit…