Ashpërsohet “lufta” Thaçi-Kurti

10 Tetor 2011, 18:36Rajoni TEMA

Partia Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, dhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kanë ashpërsuar luftën në terren, duke sulmuar në vijimësi njëra -tjetrën. Përveç akuzave të ndërsjella se cila parti është më kombëtare e cila është e shitur, cila parti ka dinjitet e cila nuk ka, së fundi kanë filluar edhe përpjekjet për “trafikim” deputetësh brenda Kuvendit të Kosovës.

Sipas Vetëvendosjes, eksponentë të PDK-së tashmë janë vënë në “ofensivë” për “grabitjen” e deputetëve të subjektit të Albin Kurtit. Shuma të majme parash, por edhe privilegje, sipas subjektit opozitar, iu janë ofruar aktivistëve dhe deputetëve të Vetëvendosjes nga strukturat e partisë së kryeministrit Hashim Thaçi, me qëllim që ta braktisin Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes dhe ta forcojnë atë të PDK-së.

Në këtë drejtim, përmes telefonatave dhe sms-ve është bërë përpjekje edhe nga vetë pushtetarët që të shantazhohen deputetët e Vetëvendosjes, ka thënë deputeti Afrim Hoti nga subjekti i Kurtit.

11 komente në “Ashpërsohet “lufta” Thaçi-Kurti”

  1. E verteta. says:

    Debati Taci- Kurti eshte me i ndershem se te gjitha debatet e televizoreve qe komandon saliu duke filluar nga ai i B.Feziut,apo ABC me ate lapardhine qe perdidhet si esterike qe eshte sa here del ne TV-i.Apo kur debatojne merecenaret e sales F.cupi,frangaj,etj,

  2. inf says:

    Tani qe me ndihmen e Zotit del dhe Lavdija e Kosoves Ramush Hajredine dhe te gjej vrime thaqi e taqi e maqi ku te rraset.
    Mir ja ben Albinin ketij njeriu te felliqt nuk ka njeri me te poshterr dhe imoral se taqi maqi thaqi.

  3. kelmendi says:

    ky Thaci eshte nje shkerdhat ordinere ,,hajdut dhe spiun i serbeve//Kurti eshte shqiptar i vertet

  4. i drejti says:

    semundje shqiptaresh-ore duhet nji ligj -kush ndryshon subjektin -direkt ne zgjedhjene zonen ku deputeti eshte bler ore vini re ju qe deputetet nuk dallim nga kafsha pra ata shiten e blehen si kafshet.

  5. Ylli says:

    Thaqi eshte nje agjen Serbe i infiltruare per mrekulli ne UQK dhe tash ne Politik berjen e Kosoves demet qe ky Tradhetare po ja shkakton Shqiptaris ne do ti paguajm gjenerat mas gjenerate

    1. fule says:

      Nuk besoj se eshte agjent po ne kete faze ku jeni Ju duhet dikush tjeter per Qeverisje. Thacit i ka ikur koha.

  6. albani says:

    Shoqeria e coroditur shqiptare eshte sot viktime e nje manipulimi antishqiptar te studiuar e te investuar fuqishem nga jashte e nga brenda. Varferia e skajshme, ngujimet e gjakmarrjes, korrupsioni i shfrenuar qeveritar, krimi mafioz i organizuar e i kontrolluar nga pushtetaret, shkaterrimi ekologjik i vendit, degradimi total i arsimit, atrofizimi kulturor e shpirteror i shoqerise, nxitja e shthurjes morale galopante te brezit te ri e fenomene te tjere negative, aspak te rastesishem, erresojne te ardhmen e vendit dhe kanalizojne energjine e popullit ne dem te tij. I derguari i Asfalise ne Tirane, Janullatos, e ka ndere rrjeten e merimanges se zeze ne gjithe Shqiperine e drobitur, qe eshte katandisur si Rosinanti e mezi qendron ne kembe. Ai do e mbjelle se shpejti token shqiptare me eshtra grekesh, per t’iu shtruar rrugen me kurora planeve aneksioniste te Athines ndaj vendit tone. Varferia i ka detyruar nje pjese te shqiptareve te lene jo vetem vendin e tyre, por edhe kombesine, veprim ky i nxitur nepermjet perfitimesh te castit nga organizatat vorio-epiriote. Minoriteti grek ne Shqiperi ngjiret duke thirrur se jeton ne tokat e tij, nderkohe qe te paret e tyre kane jetuar si bujq me meditje tek pronaret shqiptare dhe nuk trashegojne asnje pellëmbe toke shqiptare. Ndikimi i ekonomise dhe kultures greke ne disa qytete te jugut eshte dominant dhe rritet vazhdimisht. Ne te ardhmen, duke perfituar edhe nga legjislacioni i nje Evrope tinzare vetëm ne pamje, Athines do t’i mjaftonte organizimi i nje referendumi ne zonat jugore te Shqiperise per t’i kaluar administrativisht ato nen kontroll te saj. Nderkohe ndaj rinise shqiptare ushtrohet nje propagande e shfrenuar per braktisje te ndjenjes kombetare, ne emer te evropianizimit, te globalizimit, «te qytetarit planetar». Tullumbace diplomatike me destinacion vendet e pazhvilluara. Ne Hene valevitet flamuri amerikan, jo ai i OKB, qe do te perfaqesonte gjithe planetin. Per te perballuar krizen e përgjithshme ekonomike, që ka pllakosur botën e industrializuar, në teori përpilohen plane të përbashkëta, por shpejt hiqet dorë prej tyre dhe aplikohen plane proteksioniste kombëtare të shteteve më të fuqishëm, siç qe dhe ky i fundit i presidentit Obama. Ndërsa shqiptarët duan t’i katandisin t’ju vijë turp një ditë të quhen të tillë. Ajo që duket sot në bulevardet e Tiranës dhe qyteteve të tjerë është vetëm fasada e një drame të heshtur, metastazat kanceroze të së cilës po paralizojnë gradualisht shoqërinë shqiptare. Adelbert Shamizo ka shkruar: Gjithkush i a ka për borxh atdheut gjak e gjithçka, Dikush ia ha me qejf atdheut gjak e gjithçka.» Në Shqipërinë e sotme punohet me të gjitha mjetet, që shoqëria të prodhojë sa më shumë monstra që ia hanë me qejf atdheut gjak e gjithçka. Për këtë shfrytëzohet sukses trashëgimia e egërsisë së diktaturës komuniste. Dikur, një grup oficerësh sigurimi i prenë këmbët me sharrë për së gjalli ish sekretarit të Gurakuqit, Lazër Shantoja, duke i bërtitur derisa dha shpirt ky atdhetar i shquar: «Hë, po tani, a e do më Shqipërinë Etnike?» Bën mëkat t’i quash njerëz krijesa kaq të përçudnuara, pa le më shqiptarë! Ëndrra e armiqve të Shqipërisë është ta shikojnë shoqërinë shqiptare të dominuar pikërisht nga të tillë kanibalë. Politikanët shqiptarë janë thjeshtë marioneta. Ata janë zgjedhur me kujdes, si individë që janë të gatshëm për të bërë gjithçka, për hir të karrierës së tyre të pamerituar. Pavarësisht se u pëlqen të vetëquhen qeveritarë, ata janë në të vërtetë skllevër rrethanash. Për rolin e ulët që kanë marrë përsipër në dëm të popullit e të atdheut të tyre, ata janë të padenjë t’i urresh, veç t’i neverisësh. Në këto kushte, mefshtësia e pjesës së ndershme të inteligjencies shqiptare i krijon hapësirë së keqes. Dhe vjen një ditë që e keqja ose do të të bëjë për vete, ose do të të nxjerrë jashtë shtëpisë. Sa më gjatë ta lësh pa sulmuar sëmundjen, aq më i vështirë bëhet shërimi prej saj.

  7. albani says:

    Megjithese i shtypur me gabime nga shtypshkronja italiane, mesazhi i librit ishte i qarte: kolonizimi i fshehte i Shqiperise nga Anglia, nepermjet rekrutimit agjenturor te Enver Hoxhes prej misionareve angleze – kuadro me pervoje te Inteligjence-Servisit-, qe vepronin prane .Shtabit te Pergjithshem partizan gjate viteve te luftes. Ngjarjet e librit, te jetuara ne kampin e punes se rende te detyruar te te burgosurve politike ne Qafe-Bari, Puke, i perkasin periudhes shtator 1983 – korrik 1984. Me sugjerim te protagonistit te ngjarjeve, ish-detektiv i nivelit te larte boteror, ( larg qofte i tipit Asim Aliko!), duhej respektuar parimi i ruajtjes se sekretit me rendesi te veçante per nje afat 15 vjecar nga data e ngjarjeve. Pra, doreshkrimi nuk duhej publikuar para korrikut 1999. Pas largimit tim nga Shqiperia, bashkepunetoret e mi shperndane, me 20 janar 2000, 850 kopje te librit neper fakultetet e universitetit te Tiranes dhe 50 kopje ne Durres e Vlore. Me vone, 100 kopjet e fundit u jane dhene ne dore intelektualeve te vecante ne SHBA, Kosove e Maqedoni. Vetekuptohet, kuadrot neokomuniste jane mbushur me fryme te lehtesuar, duke mesuar neper faqet e librit se “militaristet e Londres”, sic i quante diktatori padronet e tij, dhe “imperialistet e Washingtonit” ishin dadot, miqte dhe perkrahesit e zjarrte te “heronjve te internacionalizmit proletar”. Te tjeret, te humburit (dhe ketu hyn shumica derrmuese e shqiptareve), kane ndier shijen e hidhur te zhgenjimit. Muajt e vitet kalonin dhe mungesa e plote e reagimit ne ndonje fare forme te pjeses se painfektuar te inteligjencies shqiptare me habiste. Mendoja: “Si eshte e mundur te mos reagohet ndaj denoncimit publik te nje problemi madhor kombetar, i cili i ka lene e po i le pa te ardhme Shqiperine e Kosoven? Edhe lopet reagojne ndaj gjakut tek vendi ku theret ndonjera prej tyre. Pajtimi me skllaverine ka cmim shume me te shtrenjte, se perpjekja per t’u cliruar prej saj. Aq me teper kur behet fjale per nje perpjekje te qyteteruar, pa dhune, pa arrogance, por me nje mjet shume te denje per kohen tone, me nje mjet kulture, me liber”. Nuk ma donte kurrsesi zemra te pranoja se ne vendin tim kishte hedhur rrenje dukuria fatale shoqerore e pershkruar prej nje antropologu: “Si pasoje e degjenerimit te tij, populli eshte i prire t’i pershtatet ne nje menyre organike gjendjes se tij te degraduar”. Personazhet reale te atij libri, pjesa me e madhe e te cileve mbajnë emrat origjinale edhe ne botimin shqip, kane vellezer, motra, kusherinj, miq e shoke ne Tirane e gjetke. Emrat e tyre figurojne ne zyrat e gjendjes civile te Tiranes. Kushdo mund ta provoje nje gje te tille, mjafton qe ta doje te verteten dhe t’i interesoje ajo. Gazetaret e moralshem rrezikojne jeten ne vende te huaja, per te ndricuar ngjarjet ne zonat e nxehta te globit, te cilat ndikojne fare pak apo aspak ne te ardhmen e vendeve te tyre. Mesatarisht, 60 gazetare ne vit humbasin jeten ne krye te detyres neper bote. Edhe ata e duan jeten njesoj si gazetaret shqiptare, vecse profesionin dhe te verteten i duan me shume se koleget e tyre shqiptare. Per arsye te atij libri, mua me eshte njohur e drejta e azilit politik te posacem ne kryeqytetin e Bashkimit Evropian, ku Shqiperia shpreson te hyje nje dite. Do te kisha deshire qe qeveria shqiptare, ne bashkepunim me urdherdhenesit e saj – ambasadorin amerikan e ate anglez ne Tirane –, te me padisin ne gjyq, se iu kam njollosur “aleancen historike”. azilit politik ne Bruksel eshte nje shuplake morale per ata dhe paraardhësit e tyre. Ose, te pakten, te nderhyjne prane autoriteteve belge te Motivacioni me te cilin me eshte njohur e drejta e me mohohet e drejta e azilit, se per kete gje i kam ndihmuar pak edhe une: i kam deklaruar me shkrim qeverise se Belgjikes,se jam gati te kthehem (si person) vullnetarisht ne vendin tim 6 muaj mbasi ajo te kete botuar ne Shqiperi.

  8. Arseni says:

    Albin.me dhemb qe je i “vetem trim ne lufte”
    Shqiperia jone(une quaj Shqiperi token nga Saranda ne Mitrovice) ka nevoje per me shume Albina.Nje eshte shume pak,por nuk kemi cfare te bejme.

  9. mali63 says:

    Zoti Thaci pace faqen e zeze me keto veprime qe po bene siduket paske mare udhezime nga GOMARI i SHqiperise Sali vrasesi qe bleu deputetet e partise socialiste per te qendruar ne qeveri qe te vjedhe popullin te njejten gje po beni dhe ju,jazik te qofte po humbe ,me mire te themi e ke humbur respektin e Shiptareve,humbe te gjitha mirtat e sakrificat qe bere bashke me shoket per luften qe bete per clirimin e KOSOVES,nuk mbahet pushteti me ato maskaralleqe qe mundohesh te besh ,me sa me duket edhe ju jeni futur ne rugen e Sali HAJDUTIT.Zoti Albin mos te te vije keq per ato qe do te shiten,se ato jane kafsh pa dinjitet njerze me karakter te dobet ose skan fare edhe po iken ato jame i bindur se ne partine tende do te vijne me dhjetera te tjere ,cdo dite qe kalone ju po fitoni perkrahje nga populli SHQIPETAR.

  10. Pëllum Gori says:

    Z.Thaçi nuk ka burrëri Z.Kurti, është burri numër një në kosovë i pa shitur te askush nuk do tija di fare për tu përulur e servilosur si Thaçi,para agjenturave të huaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje