Pavarësisht krizës buxhetore, konsorciumi “Bechtel & Enka” edhe më tej vazhdon të marrë pa ndonjë problem nga Qeveria e Kosovës parat për ndërtimin e autostradës Morinë – Merdar, e cila buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë rreth 1 miliardë euro, shkruan e përditshmja “Zëri”.
Sipas gazetës, vetëm për ndërtimin e 34 kilometrave autostradë nga pika kufitare e Morinit e deri në qytetin e Suharekës kjo kompani ka marrë nga buxheti i Kosovës hiç më pak se 320 milionë euro. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë del se për një kilometër autostradë “Bechtel” i ka marrë Qeverisë së Kosovës nga 10 milionë euro.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës si duket janë të kënaqur me volumin e punimeve, duke lënë anash koston e ndërtimit të saj. Lah Nitaj, këshilltar i ministrit të Infrastrukturës Fehmi Mujota, konfirmon se deri më tash “Bechtel” ka marrë 320 milionë euro.
Sipas tij, lëshimi në funksion i tri segmenteve të para prej 34 kilometrave do të bëhet në fund të këtij muaji në një kohë rekorde sipas planit dinamik.
Në anën tjetër ekspertë të ekonomisë, por edhe vetë përfaqësues të partive në pozitë thonë se ndërtimi i autostradës do ta falimentojë Kosovën gjatë vitit 2012. Sipas tyre, nëse nuk shitet Posta dhe Telekomi i Kosovës deri në atë kohë, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë shkurtime marramendëse për të paguar koston e ndërtimit të saj.
Saliu dhe Thaci nuk jane vetem miq, por jane vellezer te nje kauze. Sic ishin kur grabiten Armatimin e Ushtrise shqiptare. Sic jane tani edhe me firmen tukrofage VIDH&NDERTO Bechtel. Por sic jane edhe shqiptaret dhe kosovaret nga te dy anet e kufirit. Dallkauke den-babaden.
Kosova edhe ketu eshte 1 hap para nesh. TE pakten e kane nje plan dhe kosto. Kurse kjo e jona u be si vrime e zeze parash dhe nuk ka te perfunduar, pa permendur renine e tunelit se Saliu deshte ta peruronte para kohe.
Edhe pse kemi shume vjet qe Shqiperia dhe Kosova jane ndare fizikisht me kufij jo natyrore, ne prape kemi te njejtat probleme. Politikane kriminele dhe si rrjedhoje korrupsion galopant. Mungese e drejtesise dhe si rrjedhoje padrejtesi ekstreme. Kosova ka vetem 3 vjet e pavarur dhe ndoshta keto probleme jane normale per nje shtet te ri po ne qe kemi 99 vje tpavaresi, si eshte e mundur qe kemi te njejtat probleme me Kosoven!?
Kjo tregon se jemi ne realit, shume me mbrapa vllezerve nga Kosova.
Pershendetje
eh mor vllazen, mbeshtetja (ta mbeshtes) amerikane kushton paksa.
Pse ankoheni ne Shqiperi Bechtel mori 18milion€/km rreshen-kalimash 56km €1.000.000.000!!!!!!!!!!!!!!!!
Treni i Shpejtesise se Larte Tirane-Rinas rreth 10km do te kushtonte rreth 100/110 milion$ rreth 90milion€, u annulua sepse kushtonte shume dhe shteti shqiptar pagoi 20milion$ GENERAL ELECTRIC(pjese e GM)…..
Vetem ne Shqiperi 1 km rruge kushton me shume se 1 km hekurudhe e Shpejtesise se larte
PO TE ISHA UNE GJALLE DO TA QUAJA KETE RRUGE “GJAHU I MALSOREVE”
I SALI GERDALLES DHE HASHIM SHALGJATIT..FRUTET E KETIJ GJAHU
PO JA “NIJNE” LEZETIN DHE CA FUKAREJ KOLLARETRASHE NE AMERIKE DHE TURQI.
AFERIM !
Po 5 mil jane per Banden e Drenices dhe zagaret e tyre qe ju vijn mbase
=kjo osh rruga e liris, rruga e pavarsis, rruga e demokracis. Mos beni shume llafe leket po i merr “vellai” i Enkes edhe “miku” i Bechtellit. Nuk e beni kaq gje per ta ju, te pakten paguani leke se per te luftuar nuk jeni.