Kosova nuk vë kusht njohjen për traktat paqeje me Serbinë

6 Tetor 2011, 13:01Rajoni TEMA

Kryeministri Hashim Thaçi ka një kusht për Serbinë, para se të pranojë të trajtojë tema politike me të – njohjen e Kosovës shtet. Por, ky nuk është një kusht për të nënshkruar midis këtyre vendeve një traktat paqeje, për të cilin zyrtarët qeveritarë kanë folur të mërkurën.

Kosova dhe Serbia prej muajsh zhvillojnë dialog në Bruksel për aspekte teknike. Qëllimi i këtij dialogu që është tani, i definuar teknik, Kuçi ka thënë të jetë finalizimi i një traktati të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Atë traktat, sipas tij, do ta nënshkruajnë aktorë të tjerë. Ka thënë të punojë Kosova në këtë qëllim.

Prej javës së kaluar edhe zyrtarisht është folur për mundësinë e nisjes së një dialogu të karakterit politik. Pro tij janë shprehur presidentja Atifete Jahjaga dhe Blerim Shala i AAK-së, ndërkaq kryeministri Hashim Thaçi ka ndërruar qëndrimet brenda pak ditësh. Të shtunën ka thënë se pas dialogut teknik do të kalohet në atë politik, e të mërkurën ka përjashtuar çdo mundësi të dialogut politik me Serbinë, para se ky shtet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Dialog politik me Serbinë nuk ka”, ka thënë Thaçi të mërkurën, në panairin e produkteve bujqësore “Prishtina 2011”.  “Ka pasur keqinterpretime apo keqinformime të ndryshme. Ne do të respektojmë obligimin ndërkombëtar dhe kjo çështje dëshiroj të përmbyllet njëherë e përgjithmonë dhe të mos humbisni kohë fare në këtë çështje”.

Sipas kryeministrit, tema për të tillë dialog nuk është në tavolinën e Prishtinës dhe as të Uashingtonit e Brukselit. Vlerësimi i tij ka qenë se zgjidhja më e mirë do të ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura, dhe që të dyja vendet të integrohen sa më shpejt në NATO dhe në Bashkim Evropian.

“KOHA DITORE”

 

1 komente në “Kosova nuk vë kusht njohjen për traktat paqeje me Serbinë”

  1. Hello, I think your website might be having browser compatibility issues. When I look at your website in Ie, it looks fine but when opening in Internet Explorer, it has some overlapping. I just wanted to give you a quick heads up! Other then that, wonderful blog!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje