Rezervat minerale të rikuperueshme të vlerësuara të “Trepçës” shkojnë prej 8 deri në 12 miliardë euro dhe ndërmarrja ka potencial për t’u bërë një nga fituesit më të mëdhenj të valutës së huaj në Ballkan. Kështu thuhet në një dokument të përgatitur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) për palët e interesit në muajin gusht të këtij viti, të cilin e posedon edhe gazeta “Zëri”.
Këto vlerësime për rezervat nëntokësore të “Trepçës” AKP-ja i bazon në opinionin e një eksperti.
Sipas këtij dokumenti, “Trepça” aktualisht është duke operuar në shkallë të vogël me të ardhura minimale dhe shpenzime të mëdha (në mesatare 10% të prodhimit historik).
Si pasojë, ky grup i minierës krijon humbje të mëdha dhe shpenzime të konsiderueshme në buxhetin e Kosovës, si dhe komunitetin e donatorëve.
“Kjo gjendje e afarizmit nuk është e qëndrueshme”, thuhet ndër të tjera në dokument, duke shtuar më tej se ekzistenca e aseteve të minierës në pjesën Veriore të Kosovës që refuzon të raportojë, ose bashkëpunojë (me përjashtim të pranimit të subvencioneve të buxhetit të Kosovës) me institucionet e Kosovës është e paqëndrueshme.
Po prandaj serbet bejne gam gam,,,,,,,,,,,,dhe nuk terhiqen nga Mitrovica,,,,,,,,,,,Qeveria e Kosoves duhet te qendroje fort ne territorin e saj,,,,,,,,qofte edhe me force duhet te pergjigjet serbit,,,,se ata nuk njohim diplomaci jetojne ne enderr ne nje bote paralele.
Por atehere qeveria e Kosoves te filloje sa me shpejt shfrytezimin maximal te kesaj miniere —
Duke bere ndonje privatizmim te pjeseshem te saj duke ja dhene ndonje firme te EU apo te USA ,
dhe ne kete menyre aty futen interesat direkte te Perendimoreve dhe i kemi ata
ne krahun tone kur vjen pune per Mitrovicen
-Dmth Qeveria e Kosoves te beje urgjentish dhenien me koncesion te disa galerive te minieres
dhe pjesen tjeter ta shfrytezoje vete shteti i Kosoves -Ne kete menyre vihet ne eficence miniera dhe ritet prodhimi i saj
TREPCJA ..pra miniera e saj ,nuk peshon 12 miliard euro,por 500 milard dollare amerikne.Ne luften e dyte boterore kur ajo mbaroi ,hartat e saj i moren amerikanet ,ne gjermani.ku shihej analiza dhe vend burimi me i pasur ne Europe.Kete e tregon ,me nje arsyetim te tjeshte ke ka me mik KOSOVA,nuk po shkruaj shume,por po e le me ………arsyetimin tuaj.per KOSOVE QE KA FLORI DHE URANIUM.
pordhe me rigon ja do ta marre ndonje kompani amerikano-turke qe i garanton pushtetin “vellait” edhe “burrit te shtetit” shqiptar edhe mbyllet kjo pune populli cka per te pare me sy asnje kacidhe, po ska gje populli jone eshte pa harxhime ngopet me luge bosh.