Pacolli, biznesmen i zoti e diplomat i dështuar

1 Tetor 2011, 11:19Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli është treguar biznesmen i shkathët në Nigeri, por diplomat i dobët, shkruan Koha Ditore. Edhe pse ka qëndruar për një kohë të gjatë në Nigeri, ai nuk ka mundur të siguronte njohjen Kosovës nga shteti më me ndikim në Afrikë.

Por, ka nënshkruar një memorandum që garanton investim prej 1.4 miliardë dollarësh në këtë vend. Lidhur me këtë memorandum ai nuk ka folur kurrë në Kosovë.

Ministri i Tregtisë dhe i Investimeve i Nigerisë, Olusegun Aganga, ka dhënë informatën zyrtare për investimin në vendin e tij që do ta bëjë konsorciumi evropian, “Seagas Services Limited” dhe “Oceanmar Services Limited”, i përfaqësuar nga Pacolli. Aganga dhe Pacolli kishin vënë firmat në memorandum mbrëmjen e 19 shtatorit në Abuja, raportoi Koha Ditore.

Ministri Aganga i kishte ofruar premtimin për mbështetje të firmave. Ai ka konfirmuar se investimet do të bëhen në fushën e energjisë, rafinerisë dhe në ndërtim banesash.

“Pas një numri diskutimesh ne kemi nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për shumën e vlerësuar prej 1.6 miliardë dollarësh për të investuar në disa prej këtyre fushave”, ka thënë Aganga, duke shfaqur shpresën se me to do të shtoheshin edhe vendet e punës për nigerianët. “Në mënyrë të veçantë, paratë do të investohen në sektorët e energjisë, në rafineri dhe në strehim”.

Pacolli, duke folur edhe në cilësinë e përfaqësuesit të firmave evropiane investuese, e edhe në cilësinë e zëvendëskryeministrit për investime dhe për marrëdhënie ndërkombëtare, ka thënë në ceremoni se vendimi ishte bazuar në potenciale të mëdha investimi, të pashfrytëzuara në Nigeri, si dhe në prospektet e Nigerisë si një treg në zhvillim.

Njeriu që ka hyrë në politikë me bagazhin prej biznesmeni është pasaniku më i madh ndër shqiptarët. Pasuria e tij vlerësohet të jetë më e madhe se 1 miliard euro. Është pronar i firmës ndërtimore “Mabetex”, me të cilën ka zhvilluar veprimtarinë kryesisht në vendet e Lindjes.

Pacolli sivjet për disa ditë ka shijuar majën e pushtetit. PDK-ja ia dha postin e presidentit, si kundërvlerë për t’iu bërë partner koalicioni. Pesë muaj më parë është bërë zëvendëskryeministër i ngarkuar për të lobuar për njohje dhe për të sjellë investitorë të huaj në Kosovë, disa kohë pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se zgjedhja e tij president ishte e jashtëligjshme.

7 komente në “Pacolli, biznesmen i zoti e diplomat i dështuar”

  1. denkoka says:

    po cja fusni kot…..
    pacolli i ka siguru kosoves minimalisht mbi 15 njohje shtetesh….pun e madhe se doli huq i her…..
    pastaj ne nivelin e biznesit qe ka arrit ky….ka arrit edhe se eshte diplomat i zoti..(shkurt-me u mush mendjen klienteve)…….
    ky ka liru nja 4 vete te marr peng ne afganistan….ca doni me per diplomaci….
    http://sq.wikipedia.org/wiki/Behgjet_Pacolli

  2. ARJAN ARIZI says:

    ESHTE SHUME E HABITESHME QE SHPESH ZIHET NE GOJE DIPLOMACIA E ZOTIT PACOLLI DHE ME PAS PERZIHET SHKRIMI E DILET NE SKAJIN E KONTRATAVE TE BISNESIT TE TIJ,PO ASHTU
    PERMENDET NIVELI I PASURISE FINANCIARE.
    ZOTERINJ KOSOVA NUK KA KEQ PSE NJE QEVERITAR SI Z,PAKOLLI PA PROBLEME EKONOMIKE DUKE PERDORUR MJETET PRIVATE TE TIJAT MUNDOHET TE NEGOCOJE PER NJOHJEN E KOSOVES ,SI INISIATIVE QE NE KOHEN KUR NUK ISHTE NE QEVERI,E SA PER DIJENI SHUME NJOHJE MBAJNE FIRMEN E TIJ.SA PER DIJENI I THEM ARTIKULL SHKRUESIT
    QE DIPLOMACIA AKTIVE-PRAKTIKE ESHTE AJO QE KONKRETIZOHET ME NJOHJET QE I JANE
    BERE KOSOVES KU KA SHKUAR Z. PACOLLI,E DIPLOMACIA TEORIKE I PERKET ATYRE QE RIJNE NEPER ZYRA .SUKSESE Z. PAKOLLI…….

  3. lili says:

    nuk eshte debil,e ka kuptuar se ma mire punet se sa politika!

  4. geno says:

    Ky Bexhet Pacolli (Xheto) eshte nesoj si te vendosesh diplomat Rezart Tacin. Turp, ndaj dhe bota tall bythen me shqiptare, se bexheti kur shkon per takime diplomatike nuk flet si diplomat, por pyet: sa i ke kapur keto tapetet, makinat, kete cimentpn, keto gipset. E ka mendjen tek tenderat

    1. Achmed the dead terrorist says:

      Pacolli eshte businessman internacional———Taci-oil eshte kaqoli i Saliut——–mos ja fut si kau peles,,,,,,,,

  5. J.Tare says:

    Kjo eshte moda ne pergjithesi e politikaneve Kocovare dhe Skiptare.

  6. hajduti says:

    Djema..mundohuni ta shikoni me nje sy tjeter..psh titulli i artikullit mund te ishte..A mund ta njohe pavaresine e kosoves nigeria..pasi b pacolli nenshkroi nje kontrate pune etj etj..dardha e ka bishtin mbrapa ..dhe nga keto qe jane bere ne nigeri nuk e dime akoma cfare e mire na pret..mos u nxitoni ne deklarata ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje