Serbisë kandidatura për në BE i kushtëzohet me Kosovën

28 Shtator 2011, 12:36Rajoni TEMA

Komisioni Evropian do të rekomandojë që Serbisë t’i ofrohet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, por data e negociatave do të kushtëzohet me progresin në marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën, citon Reuters të kenë thënë diplomatët evropianë.

Por shqetësimi rreth tensioneve në lidhje me Kosovën, do të thotë se BE-ja nuk është e gatshme që në këtë moment të nisë negociatat për asociim.

“Pothuajse është e sigurt që Komisioni do të rekomandojë që Serbia të marrë statusin e kandidatit, por do të shtrojë kushte për fillimin e negociatave”, theksojnë burimet në BE.

Shumë funksionarë evropianë shpresojnë që progresi i Serbisë në rrugën drejt BE-së do t’i ndihmojë Beogradit që të mbetet në rrugën e reformave, por zyrtarët në disa kryeqendra evropiane janë të mllefosur për shkak të refuzimit të Serbisë që të njohë Kosovën dhe dëshirojnë një progres më të madh në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës për çështjet praktike që po zhvillohen me ndërmjetësimin e BE-së, thekson në raportin e tij Reuters./zeri/

3 komente në “Serbisë kandidatura për në BE i kushtëzohet me Kosovën”

  1. Pelasgian says:

    o do ta njohe Kosoven o ska per te hyre kurre ne BE

  2. Berisha largohu says:

    Nqs Serbia don te hyje ne Evrope? Serbet duhet te qendrojne larg kosoves, kosova nuk mund te kthehet mbrapsht sepse deshiron Serbia. Per Serbine, Kosova eshte qeshtje e mbyllur dhe Serbet duhet ta harrojne Shqiperine e madhe duke bere kurth per te shkatrruar shtetin e kosoves.

  3. stalinsali says:

    Republika Srbski ska per tre hyre kure ne EU po nuk njohu Kosoven dhe po nuk u fut Shqiperia e para. Ndryshe, kjo gje do te behej burim konflikti ne ballkan midis Shqiperise dhe Serbise. Shikon faggotland, Greqine. Per cdo gje do harac te madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje