Bregu i Fildishtë njeh Kosovën

21 Shtator 2011, 10:13Rajoni TEMA

Bregu i Fildishtë është shteti i 84 që e ka njohur Republikën e Kosovës. Kështu bën të ditur zyra për informim e zëvendëskryeministrit të parë, Behgjet Pacolli.

Njohja nga Bregu i Fildishtë i është komunikuar zëvendëskryeministrit Pacolli, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nga presidenti i këtij shteti, Alassane Ouattara në një takim shumë miqësor në Nju Jork.

Pacolli kishte vizituar disa herë Bregun e Fildishtë gjatë turneve lobues në kontinentin e Afrikës, ndërsa ishte i ftuar edhe në ceremoninë inauguruese të Presidentit Alassane Ouattara.

Njohja nga Bregu i Fildishtë e ngrit në 84 numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës./zeri/

6 komente në “Bregu i Fildishtë njeh Kosovën”

  1. PARIM MUSLIU says:

    U BE MIRE QE NUK KA DEGJUAR EDI RAMA SE EDHE KETE NJOHJE DO E PENGONTE

    1. FolDrejt says:

      Rama eshte mik i mire me Fazllicin qe nga koha kur i shiste nafte Sllobodanit.U perpoq ti jepte detin Jon Greqise po nuk e la Sali Berisha.Vetem te shikosh se si na i ka mbushur rruget ketej nga jugu i Shqiperise plot me tabela ne greqisht e maqedonisht.Shyqyr zotit qe kemi Berishen kete patriot te madh se ky Rama do te na regjistronte te gjithe si Greke e Serbe kur te behet regjistrimi i popullsise.

      1. preng sherri says:

        pastaj,po te kishte pas Edi Rama pushtetin,mendoni se do kishim pas kete zhvillim,ku sot jemi pas Gjermanise?!
        pastaj ,mire qe e ka ndalu Sala,se ky Edi do na kishte hap shkolla turke e greke kudo,pastaj dhe varrezat greke,Edi e beri marreveshjen!!

      2. Albann says:

        hahahahahaha….Amen. Po le po vrau dhe kater vete ne 21 janar dhe prokuroria e le te lire…..Eshte zemergjere Berisha se te isha une do e plasja ne burg …

  2. korabi ilarte says:

    sa shteti madhe qe epaska njofur.bravo atij qe ka ber lobimin

    1. ZQK says:

      Duhet te shprehim mirenjohjen. Nuk ka shtete te vegjel. Cdo vote + ne OKB ka vlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje