Veriu drejt administrimit ndërkombëtar

20 Shtator 2011, 12:26Rajoni TEMA

Para nisjes së negociatave për statusin e Kosovës, Grupi i Kontaktit kishte përcaktuar parimet, në bazë të të cilave do të zgjidhej ky status. Një nga parimet ishte mosndarja e Kosovës apo mosndryshimi i kufijve të saj.

Aksioni i 16 shtatorit në pikat doganore 1 dhe 31 në kufirin verior me Serbinë, sikur i dha një mesazh të qartë Serbisë se nuk ka ndarje të kësaj pjese. Por, njëherësh pranimi i gjendjes faktike në terren me bllokada e barrikada e deri tek dorëzimi i gjendjes në terren tek strukturat e pushtetit paralel i ka dhënë mesazhe mbase edhe Prishtinës zyrtare se mosndryshimi i kufijve nuk do të thotë se nuk ka hapësirë për aranzhime të reja për veriun.

Burime ndërkombëtare në Prishtinë thonë se për rrethanat aktuale gati se është e pamundur të flitet për një zgjidhje të shpejtë. Andaj, për të shmangur dhunën, tensionet dhe eskalimin në konflikte, sipas tyre, në qarqe ndërkombëtare tashmë shtrohet me seriozitet çështja e vendosjes së veriut nën administrim të përkohshëm – kalimtar ndërkombëtar.

Disponimi i politikës perëndimore thuhet të jetë që kjo administratë e përkohshme të drejtohet nga BE-ja, përderisa zyrtarë serbë, thuhet të favorizojnë që aty të ketë një rol edhe KS i OKB-së./zeri/

8 komente në “Veriu drejt administrimit ndërkombëtar”

  1. Kaçaniku says:

    ‘P u farue djem dhe çika jo nuk ndahet Mitrovica,jo si l’shojmë ne trojet tona tanë Kosova është e jona”-Citoj këngëtaren Shkurte Fejza.

  2. ILIRI,KAÇANIK says:

    Aq pak interesim keni të ndëruar “shqiptarë’ lexues të G. Tema për qështjen e Mitrovicës që është rrezik të madh nga ndarja?! Po ti ishte puna e ndonjë greku apo italiani me siguri se shumica e lexuesve do të përpiqeshin ti shkarravitin disa rreshta në këtë gazetë.
    TURP !!!!

  3. Cakalli7 says:

    cdo te themi ne? qe kur natoja cliroi kosoven (ve re jo 3 veta me kallash e mjeket por cizmja e natos cliroi kosoven) kete pjese e la si menjane per tja dhene ne fund si cope keku serbeve. ti po je aq patriot leri llafet edhe ik lufto meqe te hane briret.

  4. arsenali says:

    Dy jane rruget qe te çojne drejt lindjes se larget Kreta dhe Veriu i Kosoves. A duhet lejuar ndarja JO dhe JO e forte.A do ta lejojne Amerikanet besoje qe jo. Duhet lufuar forte me te gjitha mjetet.

  5. enh says:

    kete pesojne ca si tadici,ose sic e thote populli delja qe ndahet nga kopeja e ha ujku,sa per te ka humbur edhe shporten edhe vezte,humbi me taktikat e tij edhe shoket me te ngushte,rusine,kinen,me ta vetem per traditen duhet mos vinte ne dyshim bashkepunimin,dhe se ata ishin te vetmit qe mund te jepnin nje zgjidhje per veriun,dhe sjane tadici,por kontrollojne shume fronte,dhe mund te bien perendimin,ne amin,apo ne nje deskretitim te plote,pse jo edhe ne humbje.

  6. vendlindja says:

    Une nuk e kuptoj se cfar kuptojne me zgjidhje te shpejte pushtetaret e Prishtines? Ky eshte nje gabim shume i madh qe u be qysh ne fillim pas shpalljes se pavaresise, gje per te cilen ne duhet te kemi shume kujdes te mos biem ne grackat qe mendojne dhe ngrehin serbet e felliqur bashke me zagaret e tyre ,.,por Europa duhet te mendohet mire dhe te mos e perserisi edhe njehere gabimin e pare me shqiptaret sepse ne shkrihemi te tere dhe nuk jua falim asje pellembe toke .

  7. Gjakftohtesia says:

    Perse veriu duhet te administrohet nga BE-ja kur eshte pjese e Kosoves? per te mos i prishur qejfin serbit????Padrejtesi shume e madhe perseri nga ju BE???Por kujdes /Me duket se po luani me zjarrin.

    1. Cakalli7 says:

      ky “zjarri” eshte turqia katari ku-vajti apo arapia samutdite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje