Beogradi mohon mundësinë e takimit Thaçi-Tadiç

19 Shtator 2011, 13:12Rajoni TEMA

Kabineti i presidentit serb, Boris Tadiç, ka hedhur poshtë shkrimin e së përditshmes kosovare “Zëri”, se në takimin të 66 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mund të ndodhë takimi i Tadiçit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“As nuk është planifikuar, as nuk është e mundur, as nuk do të ketë takim”, është thënë nga kabineti Tadiçit, transmeton “FoNet”.

“Zëri” ka shkruar se “vizita e Thaçit në Nju Jork mund të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes për largimin e barrikadave rrugore në veri të Kosovës”. Një marrëveshje e tillë, sipas gazetës, mund të arrihet pas takimit me Tadiçin dhe nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.

Nga Kabineti i presidentit serb thonë se Tadiçi nuk do të takohet me Thaçin, dhe se “zgjidhja më e mirë e situatës është dialogu me ndërmjetësimin e BE-së”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje