Pesë shtete ish-jugosllave pritet të diskutojnë se kur dhe si do e shesin një apartament në Nju Jork Park Avenue, gjatë një takimi që do të mbahet javën që vjen në Sarajevë, njofton Balkan Insight.
Qeveria jugosllave e pati blerë apartamentin për 73 mijë euro në vitin 1975. Por që atëherë vlera e tij është 200 fishuar. Tani ai vlen 15 milion euro.
Dupleksi me 14 dhoma është përdorur nga diplomatët jugosllavë në Nju Jork.
Por që pas shpërbërjes së Jugosllavisë ka pasur debate për pronësinë mbi apartamentin. Serbia ka paguar që atëherë shërbimet për apartamentin me vlerë 1.5 milion euro.
Sipas një marrëveshje të vitit 2001, pesë vendet pritet të marrin secili një vlerë të caktuar.
Kështu, Serbia do marrë 39.5 përqind të vlerës, Bosnja 15 përqind, Kroacia 23.5 përqind, Maqedonia 8 përqind dhe Sllovenia 14 përqind.
Po per shqipot e shkrete nuk ka gje ketu? une them qe sipas ligjeve te luftes ky apartament te sekuestrohet nga ana e SHBA dhe gjykata e hages dhe vlera e shitjes ti kaloje Kosoves si demshperblim ndaj demeve qe shkaktoi regjimi jugosllav e me pas ai serb ndaj Kosoves, ose kjo shume te shkoje si per boshnjaket ashtu dhe per kosovaret. Kjo do ishte nje zgjidhje e mire. Tung Bac.
Ne vitin 1975….Euro nuk ishte akoma as embrion…… USD e kishit fjalen ?
Epo kur spaskan thirrur Kosoven atehre i bie q spaska qene kurre pjese e jugosllavise .Cdo serbia qe n an drrasat
serbia merr edhe pjesen e kosoves, thjesht edhe bukur, keta mos meziten se kur turqit edhe arapet te pushtojne nju jorkun kete apartament do ja falin neqmedin spahiut