Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka zbuluar një zhvillim interesant në raportet e vendorëve me ndërkombëtarët. Duke folur për aksionin në veri, që sipas tij planifikimi zgjati dy orë, ministri Rexhepi pati një ankesë tek miqtë ndërkombëtarë.
Arsyetimin e planifikimit të shpejt, Rexhepi e lidhi me dyshimin se dikush po e përgjon. Fjalën e pati për ndërkombëtarët.
“Bisedat e mia me kryeministrin Thaçi përgjohen nga ndërkombëtarët, e më pas edhe dekonspirohen. Në të kaluarën ka pasur bashkëpunëtorë nga UNMIK-u që kanë bashkëpunuar me strukturat ilegale. Për këtë arsye është planifikuar shpejt aksioni në veri”, ka thënë Rexhepi para Komisionit Parlamentar për Siguri e Punë të Brendshme, raporton Indeksonline.
Ai ka folur edhe për situatën e tashme, të cilën e ka vlerësuar si të qetë por të brishtë.
Sa i përket planit pas 16 shtatorit, ai tha se është në finalizim e sipër.
Nga ana tjetër, anëtarët e këtij komisioni parashtruan pyetje të shumta për aksionin në veri dhe situatën aktuale atje./Zeri/
Cfare ministri i brendshem mund te jesh ti qe nuk arrin dot te flase as ne telefon???
Ti nuk mbron dot veten tende, pale te tjerat!!!!!!!!!1
Mbylle gojen dhe puno per vendin tat se jeni bo si femije kopshti qe ankohen per cdo gje.
Shume mire t’a kane bo,pergjoji dhe ti po pate bythe.
Keshtu eshte jeta,lufte interesash o DEBIL.