Partitë shqiptare në Maqedoni kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në manifestimin e sotëm për shënimin e pavarësisë së Maqedonisë.
Nga Partia Demokratike Shqiptare thonë se në parim nuk janë kundër manifestimeve të datave të ndryshme që përkujtojnë evenimente shtetërore të rëndësishme, por janë kundër manifestimeve që simbolizojnë nënshtrim, diskriminim dhe margjinalizim të shqiptarëve në Maqedoni.
Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu shprehet se, fatkeqësisht edhe pas 20 viteve pavarësi, shqiptarët si element kryesor shtet-formues në Maqedoni, ngelin të përjashtuar nga shtetformësia dhe nga hisja që u takon.
“Nuk shohim element shqiptar në këtë manifestim dhe për këtë arsye, RDK do ta bojkotojë atë. Maqedonia është shtet multietnik, bëjmë apel që edhe partitë e tjera të bojkotojnë këtë manifestim monoetnik”, është shprehur zëdhënësi i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Armir Ramadani.
Paralajmërime të sigurta për bojkot vijnë edhe nga Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK).
“Megjithëse jam i ftuar në cilësinë e ish- nënkryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë të merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, nuk do të marr pjesë në këto manifestime”, deklaroi kreu i BDK-së, Hysni Shaqiri.
“Që të ketë kuptim festimi i përbashkët, pala maqedonase do të duhet të heq dorë nga diskriminimi i shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës, shprehet Shaqiri.
Edhe partitë tjera jo parlamentare si BDSH, PDK dhe PPD kanë paralajmëruar bojkotin.
Ndërkohë, edhe përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri kanë shfaqur dilema lidhur me pjesëmarrjen në ceremoninë e paralajmëruar grandioze për shënimin e 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë.
Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi ka deklaruar se shqiptarët do të shënojnë 20 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, aq sa maqedonasit festojnë dhe ndjejnë Marrëveshjen e Ohrit.
Maqedonia shënon sot përvjetorin e 20-të të pavarësisë së saj pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë i cili do të kalojë përmes ceremonish të veçanta dhe festive.
Të gjitha manifestimet janë me elemente të theksuara kombëtare, duke humbur karakterin multietnik të këtij vendi.
Sipas programit të manifestimeve dhe kryesisht manifestimit qendror që do të mbahet në sheshin e Shkupit, ku do të bëhet edhe promovimi i përmendores së “Aleksandrit të Madh”, janë paraparë manifestime dhe programe artistike me elemente ekskluzivisht maqedonase.
Manifestimi qendror fillon sot në Parlamentin e Maqedonisë me një mbledhje solemne dhe më pas pason transferimi i Deklaratës së Pavarësisë nga Parlamenti në Muzeun e ri të ashtuquajtur “Muzeu i luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi” i ndërtuar pranë lumit Vardar në pjesën qendrore në kuadër të projektit “Shkupi 2014”. (INA)
po pse beni keshtu bre quna po shkoni te pakte ne perurimin e statujes se skeneri se ai edhe momen e ka pas shqiptare ene e ka pas emrin hava.
Jo mor jo ai ishte grek , se ishte i zi nga surrati dhe e kishte syrin si arre e kalbur–sic e kane gjithe kauret e grekut loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool
Shqiptaret e maqedonise e kane mendjen të krijojne sherre me njeri-tjetrin.Vetem për llafe jane.Të vetmet avantazhe I kane nga nje cope lufte që bene,dhe akoma se kane kuptuar se vetem ashtu perfitojne dicka.Dhe bejne sikur po bejne ndonje politike të madhe duke marre pjese në qeveri njehere njeri e njehere tjetri.
Nuk dihet kush e ndertoi Romen ,ama dihet mire kush i ka fene flaken . Prandaj i bini BURRRRRA , tregojeni veten . Edhe Enver Hoxhes , rrrrrugac , i tha Hrushovi qe ishte me demokrat .
po ne festen e clirimit te shqiperise,do te na nderojne me prezencen e tyre!!!!????
apo e kemi ne nje dite me Turqine dhe byrazeret do te preferonin te festonin se bashku me Davoutogloun,,e jo me sali shpellarin!!
dite e zeze ajo 28 nentori ca ketu i ka ndare nga baba, po baba u kujtua perseri per dobicat e tij edhe mbase i merr prane vetes nje ore e me pare