Delo: Serbia më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës

5 Shtator 2011, 12:02Rajoni TEMA

Marrëveshja e arritur për vulat doganore në mes të Kosovës e Serbisë e ka afruar Serbinë drejt njohjes së shtetësisë së Kosovës, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja sllovene “Delo”.

“Edhe pse vula doganore, e cila për synim ka qarkullimin e normalizuar të mallit në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, nuk do të përmbajë simbole shtetërore të Kosovës, kjo vulë e afron Serbinë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës”, shkruan gazeta.

E përditshmja “Delo” gjithashtu vlerëson se rezultatet janë arritur në raundin e fundit të bisedimeve, për shkak të trysnisë që Brukseli ka ushtruar mbi Serbinë e Uashingtoni mbi Kosovën.

“Për këtë arritje është kujdesur edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila pa dorëza diplomatike ka tërhequr vërejtjen se përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE varet nga përparimi në raportet Beograd – Prishtinë”, shkruan gazeta lubjanase. /rel/

2 komente në “Delo: Serbia më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës”

  1. ?? says:

    hajt ishalla sa me shpejt Njohjes se Kosoves dhe nga Serbia.bravo Merkel

  2. shpellarofagos says:

    Po mer po.Po nuk e le njeri Tadicin te bej pakte me territore aty se ha plumbin si ai i pari.
    Ketu ku shtetin e ka perdhos maloku Sali, mund sheshes cte dush dhe prap halldupet e miletit ta dine per nder, te quajne dhe patriot madje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje