EULEX-i dhe KFOR-i sapo kanë përfunduar një operacion në veri të Kosovës në kërkim të vrasësve dhe të akteve të tjera kriminale në atë hapësirë, njofton korrespondenti i Koha.net në Mitrovicë.
Operacioni i forcave ndërkombëtar të sigurisë – EULEX-it dhe KFOR-it për kapjen e vrasësit të policit Enver Zymberi, i nisur në orët e hershme të mëngjesit, përfundoi në orën tetë pa ndonjë sukses, theksojnë burimet. Bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni, forcat ndërkombëtare të sigurisë kanë kontrolluar tri shtëpi në fshatin Zupç.
Një operacion i gjerë të pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it ka filluar të mërkurën në orët e hershëm të mëngjesit, në fshatin Zupç dhe në disa pjesë të tjetra të komunës së Zubin Potokut, kanë njoftuar burime të Koha.net. Sipas burimeve, në aksionin të EULEX-it, të mbështetur nga KFOR-i, këkrkohen personat të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë dhe kanë vrarë policin e njësisë speciale të Kosovës, ROSU, Enver Zymberi, më 26 korrik në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut. “Janë parë forca të shumta të EULEX-it dhe KFOR-it, të cilat kanë shkuar në mëngjes në drejtim të pikës kufitare Bërnjak”, kanë thënë burimet, duke shtuar se këto forca kanë bastisur disa shtëpi të fshatit Zupç. Burimet më tej kanë shtuar se serbët janë duke u organizuar për kthimin e barrikadave në pika të ndryshme, ndërkohë që situata në veri po tensionohet. Në vetë qytetin e Mitrovicës është një situatë e qetë, ndërsa në urën kryesore mbi lumin Ibër vërehen forca të shtuara të sigurisë të përbëra kryesisht nga policë të Kosovës dhe karabinierë italianë si dhe njësi speciale të EULEX-it.
Ndërkohë, njoftimet për aksionin e forcave ndërkombëtare të sigurisë në veri të vendit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hoton. Forca të mëdha të KFOR-it dhe të EULEX-it kanë hyrë, sot në orën 5 e 30 minuta në Zupç të Zubin Potokut, ku kanë nisur bastisjen e shtëpive, njoftonin mediat serbe. Sipas këtyre burimeve EULEX-i po kërkon gjashtë të dyshuar për vrasjen e pjesëtarit të policisë speciale të Kosovës, më 26 korrik.
Transportuesit ushtarak janë sistemuar në çdo njëqind metra, kurse në Zubin Potok sot nuk është lejuar hyrja as e automjeteve që furnizojnë me bukë e qumësht. Vendësit po tubohen në qendër të qytetit.
Burimet serbe thonë se “deri tash asnjëherë nuk kanë parë kaq ushtarë”, raportojnë mediat e Beogradit. “Kanë bllokuar të gjitha rrugët në Zubin Potok, Janë sistemuar në nja njëzet pika, kurse në disa punkte ka pasur edhe nga pesë automjete ushtarake. Asisoj e kanë mbyllur vendin sa askush nuk ka mundur ta braktis, madje as fëmijët”, citojnë mediat serbët lokalë.
Mediat citojnë banortë, sipas të cilëve ushtarët e KFOR-it hynin nëpër shtëpi dhe kërkonin armë. Rreth orës tetë një pjesë e pjesëtarëve të KFOR-it u tërhoq nga Zubin Potoku, por edhe më tutje me automjete po bllokojnë rrugët që hyjnë në vendbanim. Pohohet se aksioni do të vazhdojë edhe gjatë ditës.
Zëdhënësi Hoton citohet nga mediat serbe të ketë thënë se autoritetet vendore janë informuar për aksionin dhe se operacioni po zhvillohet me qëllim “të forcimit të sundimit të ligjit dhe të nxjerrjes para drejtësisë përgjegjësit për krimin”.
KFORI DHE EULEXI BEJNE MIRE QE E RETHOJNE ATE ZONE POR AKSIONI DUHET TE JETE EFIKAS DHE TE KAPEN KRIMINELET NDRYSHE MOSKAPJA E TYRE I JEP ZEMER SERBEVE TE KUNDERSHTOJNE DHE KJO DO KETE PASOJA TE KEQIA NE ATE ZONE.NE SE DUAN TE VENE RREGULLIN DUHET TE BEJNE ARESTIMET QE SERBET TE MBLEDHIN BYTHEN PORDHACE.