Kërkesa e ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremiç që Republika Srpska të sigurojë mbështetjen e Bosnjë e Hercegovinës që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të votojë për propozimin e Serbisë që të dënohet dhuna në Kosovë, interpretohet në mënyra të ndryshme në Bosnjë e Hercegovinë.
Në Republikën Srpska kërkesa e Vuk Jeremiqit në përgjithësi ka hasur në mirëkuptim dhe mbështetje ndërsa në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës vlerësojnë se shefi i diplomacisë serbe injoroi sërish institucionet e shtetit, në radhë të parë presidencës së Bosnjë-Hercegovinës e cila edhe është e ngarkuar me çështjet e politikës së jashtme.
Jeremiqi deklaroi në Banjallukë se porosia e kancelares gjermane Angela Merkel për heqjen e instituciomeve paralele në veri të Kosovës, “mund të ketë pasoja strategjike për Ballkanin”. Ai nuk e saktësoi se për çfarë pasojash mendon por tha se Ballkanin Perëndimor po e presin “kohë të ndërlikuara”. Analisti politik Pejo Gashpareviq vëren se fjalët e Jeremiqit përmbajnë edhe elemente të caktuara të kërcënimit.
Shantazhe dhe kërcënime për të destabilizuar Bosnjë-Hercegovinën
“Në këtë fjali të Jeremiqit është një jehonë e vizionit të dikurshëm të Serbisë si një xhandar në Ballkan. Megjithatë, rrethanat kanë ndryshuar, janë formuar shtete të reja, ish-Jugosllavia është shpërbërë dhe kanë ndryshuar edhe kombinimet gjeopolitike në këtë pjesë të botës. Në këtë mënyrë edhe vendet e tjera kanë ka të thonë, jo vetëm Serbia”, vlerëson Gashpareviq.
Nënkryetari i Unionit Socialdemokrat, Miro Llazoviq thotë se: kjo nuk është hera e parë që Serbia përmes Republikës Srpska dhe Dodikut përzihet në punët e brendshme të Bosnjë-Hercegovinës.
“Pakënaqësinë e tyre me politikën ndërkombëtare ndaj Kosovës, zyrtarët serbë e shprehin me shantazhe dhe kërcënime për destabilizimin e rajonin përmes Republikës Srpska. Marrëveshja e Dejtonit, Republika Srpska dhe relacionet e saj me shtetin e Bosnjë-Hercegovinës janë problemet kryesore të rajonit”, thotë Llazoviq.
Analisti politik, profesori nga Banjalluka Miodrag Zhivanoviq megjithatë nuk është i bindur se qëndrimi i fundit t Jeremiqit është përzierje në çështjet e brendshme të Bosnjë-Hercegovinës. Ai kërkesën e shefit të dipomacisë serbe e arsyeton me “mosfunksionimin e kryesisë shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës në rrethanat e tanishme”.
Si të negociohet me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës?
“Kreu i shtetit tonë në fakt ka tre pikëpamje të ndryshme për çdo çështje edhe për çështjet më të vogla. Me një shef të tillë shteti nuk mund të mirret vesh as një burrë shteti tjetër bile as një njeri i zakonshëm”, thotë Zhivanoviq.
Analistët janë unik në vlerësimin e tyre se marrëdhëniet në rajon mund të dëmtohen nga komentet e Jeremiqit për deklaratën e kryeministres kroate Jadranka Kosor, e cila gjatë vizitës në Prishtinë, tha se shteti kroat është miku më i mirë i Kosovës në rajon. Jeremiqi tha se: “për atë që Kosor është mikja më e mirë, atij nuk i duhen armiqë.”
“Komenti i Jeremiqit është në fakt një shenjë e pasigurisë diplomatike të Beogradit, pas kërkesës së kancelares gjermane Angela Merkel për heqjen e institucioneve paralele në veri të Kosovës. Por kjo mund të shihet edhe përmes prizmit të marrëdhënieve politike në Serbinë e ndarë politikisht. Sidoqoftë ky është vit i parazgjedhjeve”, thotë Pejo Gashpareviq.
Në debatin e ardhshëm mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Bosnjë e Hercegovina do të ketë qëndrimin e saj, dhe do të mbrojë interesat e veta, e jo interesat e Serbisë apo të Kosovës. Këtë e ka deklaruar edhe kryesuesi i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Zhejko Komshiq i cili ka theksuar se “Bosnjë-Hercegovina nuk do të propozojë asgjë së bashku me Serbinë në Këshillin e Sigurimit.”
po kur bejne edhe sikur kane gjithe ballkanin ne dore…keshtu eshte po i le te lire ishin mesaur me perpara qe kishin mbeshtje nga te gjithe tani qe si pjerdh kush e po i humbasin te gjitha po cmenden.keta u duhet edhe nje lufte tjeter qe te humbasin me keq edhe mos ta cojne me koken per shekuj me radhe.pse si ben keto filma me kroacine edhe e sllovenine po gjejne bosnjen cope cope edhe kosoven nje shtet te ri.me sa kutpoj duan toka me cdo kusht sepse mendojne qe kane humbur shume.
I’a shqeu by..en Amerika dhe tani u ka ngelur maja e hasellit dhe nuk rrine dot pa e krruajtur.
Keta duheshin zhdukur nga Ballkani dhe duheshin derguar andej nga shpellat qe erdhen.
C’na u bene peshqesh keta plehra sllave.
E po nuk kemi me moral ne BE, me keta politikane te zgjebosur ne shqiperi e ne kosove, ne kemi namin si organizacion mafioz dhe jo si shtet, as amerika nuk mund te na mbroje me keta njerez, ky eshte antiplani evropjan per te penguar USA te reaslizoje planin e Euroazise, pyetja eshte kush eshte i shitur? Sali berisha nuk e sulmoi korrupsionin por e filloi nga e para. kur shprehen ne bruksel diplomatet thone eshte e pamundur ti lesh jashte kontrollit te nje fuqie, dmth te kontrollohen nga shtetet fqinje pjestare te BE, pra nuk mundem ta benim shtet shqiperine e madhe.
boll i qate hallin serbise, ajo do te futet para nesh ne BE se atje nuk komandon as tuqia as amerika po gjermanet edhe francezet. Edhe nje dite do ta marre pjesen e vet ne bosnje ne kosove edhe mbase edhe ne maqedoni
Ti perfundofsh jo ne BE por ne dhe 6m poshte, bashke me ato kermat sllavo-greko-orthodokso-pedofile, qe te pelqejne aq shume!!!