Maqedonia në rrezik nga lëvizjet radikale islame

23 Gusht 2011, 10:57Rajoni TEMA

Javorja konservative amerikane “The Weekly Standard” në një shkrim të saj mbi radikalizmin islamik në Maqedoni ka shkruar se ky vend i varfër po rrezikohet nga përhapja e lëvizjes radikale islamike.

Shkrimi i gazetarit Stephen Schwartz ka vënë në shënjestër edhe organizimin e një tribunë më 3 gusht në Tetovë nga Forumi Rinor Islam me Hani Ramadan, një ligjërues fetar i konsideruar me qëndrime radikale që vite më parë kanë tronditur edhe Evropën.

Sipas javores, FRI përmendet lidhur me organizimin e tribunës më 3 gusht, ndërsa gazetari Shwartz e vlerëson si të errët këtë organizatë themeluar në vitin 2000 dhe të regjistruar nga Qeveria.

Shkrimi më tej nënvizon se në këtë konferencë të titulluar “Islami në Evropë (rrezik apo shpëtim” ka ligjëruar Hani Ramadan, vëllai i intelektualit të njohur Ramadan Tariq. Hani dhe Tarik Ramadan janë nipat e Hassan el – Bena, themeluesi i Vëllazërisë Myslimane.

“Hani Ramadan në vitin 2002 ka tronditur opinionin evropian të të gjitha besimeve, kur në të përditshmen “Le Monde” botoi artikullin se të gjithë që shkaktojnë tradhti bashkëshortore duhet të sulmohen me gurë. Hani Ramadan është larguar nga puna si instruktor në shkollën e mesme në Zvicër për shkelje të drejtave të njeriut dhe dhunë. Ai u hoq edhe nga detyra e imamit të Qendrës Islamike, dmth nga xhamia kryesore e Gjenevës”, shkruan “The Weekly Standard”.

Sipas javores, Hani Ramadan nga të ftuarit në Maqedoni ishte propaganduar në media se gjoja ende është Drejtor i Qendrës Islame në Gjenevë.

Para tij në muajin qershor në Maqedoni ka qëndruar Tarik Ramadan, i cili ka vijuar një turne edhe në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci.

“Fundamentalistët islamik të inspiruar nga pikëpamjet arabe të islamit po tentojnë që shqiptarëve t`ua fshijnë nga memoria kolektive traditën fetare myslimane. Po krijohet një hapësirë për hyrjen e parave arabe dhe ideologjisë për të marrë në kontroll Bashkësinë Fetare Islame”, shkruan javorja “The Weekly Standard”.

Në shkrimin reportazh jepen detaje se Maqedonia si një vend i varfër i lënë padore me 2 milion popullsi përbëhet nga 40 për qind të qytetarëve me përkatësi fetare myslimane, ku dominojnë shqiptarët.

“Ky vend është përcaktuar si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (Maqedoni) për shkak të pretendimeve greke për emrin Maqedoni, dhe në vitin 2001 ajo ishte skena e një lufte të shkurtër sllavo-shqiptare”, bën të ditur javorja konservative amerikane. (INA)

http://www.weeklystandard.com/blogs/more-islamist-mischief-aimed-albanian-muslims_590341.html?page=2

13 komente në “Maqedonia në rrezik nga lëvizjet radikale islame”

  1. EDI DETROIT says:

    E kam theksuar edhe me pare, ky eshte nje nga reziqet me te medha qe I kanoset kombit shqiptare, radikalizmi myslyman, dhe kjo e theksuar ne Kosove dhe shqiptaret e Maqedonise. Keta shqiptare duhet ta kerkojne identitetin e tyre ne vlerat si komb dhe jo ne vlerat fetare.Perdite e me shume keta po zhyten ne obskurantizem,duke u larguar nga Shqiperia, duke e bere nje utopi bashkimin e gjithe trojeve shqiptare.

    1. bullshit says:

      pellcit sa te duash

      1. plaku says:

        EDI DETROIT,
        Kujtohu te lutem se artikulli ne fjale eshte shkruar nga nje gazete javore konservative amerikane. Ti e di me mire se une se ne Amerike ka liri shtypi dhe cdo gazete shkruan sipas interesave politike te pronareve te saj. Une di vetem te them se Tarik Ramadan eshte nje njeri me shume kulture dhe nje intelektual i vertete. Ai ka qene edhe ne Tirane dhe mua ma ka ngjallur shume respekt artikulli i tij. Une vete jam ateist dhe kam mendimin se, feja eshte nje ceshteje personale dhe per sa kohe qe nuk perzihet ne politke eshte nje gje e mire.
        Ne se ke kohe lexo te lutem artikulli e Temaonline te Tarik Ramadan :
        http://www.gazetatema.net/web/?p=24565
        Pershendetje.

      2. bazarhesap says:

        hahaahahahahahahahahahaha e madhe kjo

  2. EDI DETROIT says:

    Plaku,me vjen mire qe ju nuk jeni larguar nga ky forum, sepse ka pal si ty ketu. Ashtu si edhe ju edhepothuajse pjesa me e madhe e shqiptareve te Shqiperise une mund ta fuse veten tek ateistet. Nuk kam asgje me besimtaret myslyman, apo me islamin si fe. Nuk eshte problemi tek liria e shtypit. Plaku: nuk e ke vene re rritjen e extremizmit islam shqiptare. Ketu ne USA jane 2-grupe terroristesh ne gjyq,per terrorizem, ne New york dhe karolina e veriut. Perberja shqiptare maqedonie dhe kosove ne bashkepunim me Pakistanez dhe Jordanez.Ne GJermani kosovari I ritur atje me fryme radikale myslymane vret 2- ushtare amerikane. Ne kosove ministri I kultures nje kengetar repi, veprimin e pare ne zyren e shtetit ishte heqja e portreteve te Nene Terezes dhe Skenderbeut. Jane me dhjetra e dhjetra raste te cilat nuk jane te rastesishme.Ne artikullin siper shiko me vemendje se cfare thote per financime nga org te dyshimta arabe. Lexo edhe emrin e xhaxhait, te duket shqiptar ty mua jo.Shiko si dhe e mendojne se si duhet denuar tradhetia bashkeshortore, goditje me gure si ne mesjete, dhe ti I thua kulture dhe dituri kesaj. Edhe njehere plaku ketu sbehet llaf per besim fetar, por abuzim me kete fe ne njerzit e pashkolluar dhe te varfer.

    1. plaku says:

      EDI DETROIT,
      Shume faleminderit per fjalet e mira ne adresen time. Une te jap shume te drejte ne se ti i referohesh ekstremiteteve qe behen ne emer te fese. Pra perfundimisht une jam dakord me ty qe, ekstremitetet fetare, te cdo feje, jane shume te demeshme per popullin tone. Kam mendimin se, feja eshte ceshteje personale dhe nuk duhet te perzihet me politiken dhe nuk duhet te cfrytezohet nga grupa te ndryshme ekstremiste ( te cdo feje qofshin ) per qellime politike. Pershendetje.

  3. Rani says:

    Keta shtazet islamike te Maqedonise keta kalojne ne orgazem kur flitet per turqit dhe arabet se i konsiderojne si vellezer. Une i njoh mire keto kafshe se i kam vizituar nga afer dhe e di se si sillen dhe si mendojne. Keta kane tradita anadollake, duke filluar nga pirja e çajit si pije freskuese deri te veshja e shamive alla arabe dhe turke. Keta jane turpi i popullit shqiptar…………..

    1. tafuti says:

      shto dhe kete qe nderkohe qe gjithkush mban ne makina kaseta me muzike nga zhanre te ndryshem,vetem “shqiptaret” e Maqedonise mbajne ne makine kaseta me kenge te hoxhes se Tetoves qe kendon sure arabisht!

  4. EDI DETROIT says:

    Rani, je pak me shume I ashper se mua por prape jemi ne nje linje . Ne mbeshtetje te ketyre qe the ja cme ndodhi mua ketu. Jo me shume se 3-4 jave para, rastesisht takoi nje maqedonas, inxhinier qe kishte vite ketu. Ky kishte shkuar per pushime ne Maqedoni dhe me njerezit e tij kishte shkuar per 1 jave per plazh ne Sarande dhe Vlore( I bejne bojkot Greqise si duket). Ai thote: ju shqiptaret e Shqiperise ndryshoni nga ata qe jetojne tek ne. Une: Nuk te kuptoj ne jemi njelloj,nje popull. Ai: Ore ke qene ndonjehere ne Tetove apoi Struge, ju jeni si te gjithe Evropianet ata jetojne e mendojne si ne Turqi.U mundova ta kundershtonja por thelle ne veten time e dija qe ai kishte te drejte, ai kish jetuar me ta une per fat te mire jo.

    1. dardan says:

      Sistemi i jugasllavisei ka perdorur shqiptaret ne hapesirat e rr. se maqedonse per eksperiment.Jo pa qellim shteti maqedonas mbeshtet ekstremizmin muhamedan kunder Komunitetit Bektashian atje.Qellimi eshte i ditur qe te hane kakat e njeri tjetrit ….se per katolike as nuk lodhen fare!

  5. raimondi says:

    Duhet qe shteti shqiptar i Shqiperise tu qendroje me prane popullsise shqiptare ne Maqedoni nepermjet aktivteteve kulturore artistike
    ,konferncave letrare dhe shkencore e historike per Shqiperine dhe shqiptaret duke injektuar tek ata gradualisht dashruine
    per patritoiizmin shqiptar dhe ndjenjen se shqiptaret kane si fe Shqiptarizmin…..

  6. Kosovari says:

    Artikulli që më befasoj nga Maqedonia sot është kërkesa që ne kosovarët të mos e ofendojmë Perandorinë Osmane. Lexo mirë, ky gazetar nuk kërkon që të mos ofendohet Turqia apo turqit e sotëm, por Perandoria Osmane: http://lajmpress.com/opinion/10520.html

  7. Hosteni says:

    Shumica e Shqipfoleseve te Maqedonise, nuk jane me prejardhje Shqiptare, por jane Turq te mbetur ne Ballkan.

    Une nuk besoj qe Shqiptareve tu kanoset ndonje rrezik nga keta Turkoshake. Edhe sikur ekstremizmi Islamik te perhapej ne Maqedoni dhe Kosove, Shqiperia per mendimin tim, eshte e parrezikuar nga ky fenomen!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje