Të dhëna kontradiktore pas një operacioni kirurgjikal kanë nxitur sërish spekullimet për gjendjen shëndetësore të Ratko Mladiçit. Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, i akuzuar për krime lufte, sipas të dhënave të avokatit të tij Milos Saljiç është operuar për hernie diskale, burime të tjera nuk e konfirmojnë këtë.
Tribunali i Hagës nuk i konfirmon të dhënat
Sipas agjencisë hollandeze të lajmeve ANP, e cila i referohet avokatit të Mladicit, Branko Lukiç, 69 vjeçari u operua me sukses të mërkurën në “spitalin Bronovo në Hagë” Sipas Lukiçit, ai “mund të dalë të premten nga spitali. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Mladiçi i kishte thënë së shoqes në telefon se gjithçka kishte kaluar mirë, tha Saljiçi në Beograd.
Tribunali i Hagës për krime lufte, para të cilit do të zhvillohet procesi gjyqësor kundër Mladiçit nuk i ka konfirmuar këto të dhëna. Informacione, në bazë të të cilave ish-udhëheqësi i serbëve është dërguar në një klinikë të Hagës u cilësuan “të gabuara” nga Tribunali. Megjithatë, zëdhënësja e Tribunalit, Nerma Jelaciç la të kuptohet se Mladiçi mund të jetë operuar në pavionin mjekësor të burgut hetimor të OKB-së. Në një deklaratë u tha vetëm se i akuzuari nuk ka dalë jashtë kompleksit të burgut në Sheveningen të Hollandës.
Për gjendjen shëndetësore të të burgosurve, Tribunali parimisht nuk jep të dhëna. Por zëdhënësja e Tribunalit pranoi që të gjithë të akuzuarve u “jepet trajtimi më i mirë i mundshëm mjekësor, kur kjo është e nevojshme.” Mladiçi 69 vjeçar vetë deklaroi në çelje të procesit të tij publik gjyqësor në 3 qershor, se është një “njeri i sëmurë rëndë”./DW/
Sa ti cojne edhe vllain nga shqiperia pastaj ka per te qene me mire me shendet.
Sillo,..jam dakort,por ke harru se vllai ka edhe te tjere mbrapa,(dylberin e tije)Ilir lopen dhe Lulzim Gay Bashen…………..