Merkeli do të urojë Kroacinë për pavarësinë dhe do të flasë në Serbi për Kosovën

17 Gusht 2011, 18:59Rajoni TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel (CDU) do të vizitojë të hënën dhe të martën Kroacinë dhe Serbinë. Këtë e bëri të ditur sot në Berlin zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

 

Më 22 gusht Merkeli do të takohet në kryeqytetin kroat Zagreb me kryeministren Jadranka Kosor dhe me presidentin e vendit Ivo Josipoviç. Temë diskutimi janë çështjet bilaterale dhe ndërkombëtare si dhe gjendja në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita është shans për një urim të dyfishtë, tha Seiberti: Merkeli do ta urojë Kosorin për 20 vjet pavarësi të vendit dhe në fund edhe për përfundimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Po në mbrëmje kancelarja do të udhëtojë për në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

 

Vizitë e Merkelit edhe në Beograd

Të martën është planifikuar një takim me të vejën e politikanit serb, Zoran Xhinxhiç, të vrarë në mars të vitit 2003, Ruzhica Xhinxhiç dhe me bursistë të Fondacionit Xhinxhiç. Pas kësaj ajo do të flasë me presidentin Boris Tadiç për tema ndërkombëtare, bilaterale dhe ekonomike.

Një rol të veçantë do të luajnë në këtë kuadër zhvillimet në rajon, veçanërisht në Kosovë, si dhe afrimi i Serbisë me BE. Pas bisedës me Tadiçin, para kthimit për në Gjermani, është planifikuar edhe një takim me kryeministrin serb, Mirko Cvetkoviç.

4 komente në “Merkeli do të urojë Kroacinë për pavarësinë dhe do të flasë në Serbi për Kosovën”

  1. iliri says:

    po sala si do ta justifikoj mos ardhjen e kesaj zone per ta takuar

  2. tg usa says:

    Ce do Merkelin. Gju per me lart maloku… do bejn ndonje takim surprize me Putinin a Lukashenkon…
    Tani e la dhe Mubaraku

  3. SKENDERBEU says:

    MERKELI VETE ATJE KU NUK KA ZHVILLIM JO TEK NE QE ME GJERMANINE JEMI TE VETMIT NE EVROPE QE KEMI ZHVILLIM.GJERMANIA NGA VENDET E MEDHENJ SHQIPERIA NGA VENDET E VEGJEL ,POR ME QENE SE NUK KA ME TE VOGEL SE SHQIPERIA KUPTOHET QE ZHVILLIMI YNE ZE VENDIN E FUNDIT.I PARI NGA VENDET E VEGJEL I FUNDIT NGA VENDET NE TERESI.PER SE TE VIJE MERKELI APO TE MESOJE NGA BERISHA.!

  4. shqiptar says:

    te djeg cakall.ca ke me gjermanin.e di une ku e ke ti vdes per sllavo ortodokset edhe ruset.po ua futi gjermania me kroacine si kruani dot ju .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje