Serbia i prin listës së vendeve të rajonit me rezerva të arit, në kohën kur ky metal i çmueshëm ka arritur çmimin më të lartë në histori me mbi 1817 dollarë për oncë.
Sipas një analize të publikuar të këshillit botëror për ar, sa u përket rezervave me këtë metal të çmueshëm, Serbia ka 13.1 tonelata ar në rezerva shtetërore dhe mban vendin e 59, Sllovenia ka vendin e 79-të me 3.2 tonelata ari, Shqipëria radhitet në vendin e 92-të me 1.6 tonelata ari.
Vendet tjera, si Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia, Kosova fare nuk përmenden në raport.
Kosova aktualisht nuk raportohet se ka rezerva të arit as në Bankën Qendrore.
Në pasqyrat e fundit financiare të vitit të kaluar të BQK-së nuk figuron se vendi ka rezerva të arit, përpos rezervave monetare në euro.
“Në Bankën Qendrore të Kosovës nuk ka rezerva të arit”, konfirmon për gazetën “Zëri” një zyrtar i lartë i Bankës Qendrore, i cili nuk preferon të flasë me emër.
Nga ana tjetër, ekspertët e ekonomisë thonë se rezervat e arit Kosova i ka pasur në kuadër të pronës së përbashkët të ish-Jugosllavisë, të cilat edhe më tutje vazhdon t’i shfrytëzojë Serbia.
Muhamet Sadiku, ekspert i ekonomisë, thotë për “Zërin” se Kosova duhet t’i hyjë procesit të sukcesionit me Serbinë, për ndarjen e pasurisë së përbashkët të ish-Jugosllavisë, si dy shtete të pavarura.
Ai bën të ditur se çelës për ndarjen e pasurisë së përbashkët të ish-Jugosllavisë, ka mbetur në ish-njësitë federale të Bruto Produktit.
Sadiku tregon sa ka qenë pjesëmarrja e Kosovës në Bruto Produktin e ish-Jugosllavisë.
“2.1 për qind ka qenë pjesëmarrja e Kosovës në Bruto Produktin e ish-Jugosllavisë”, pohon Sadiku.
Eksperti Sadiku rekomandon që Qeveria e Kosovës duhet ta organizojë një konferencë ndërkombëtare të suksesionit me Serbinë, në të cilën do të ftoheshin të gjitha njësitë federale të ish-Jugosllavisë.
Sipas Sadikut, Serbia i mban edhe më tutje pa të drejtë dhe i shfrytëzon rezervat e arit të Kosovës. “Serbia edhe më tutje vazhdon ta mbajë dhe ta shfrytëzojë kulaçin e rezervave të arit të Kosovës. Nga rezervat e përgjithshme të arit të Serbisë, Kosovës duhet t’i takojnë së paku 20 për qind të atyre rezervave”, shprehet Sadiku.
Përndryshe, arsye kryesore për mbajtjen e rezervave të arit është se në kohët të zhvillimeve jostabile ekonomike, ai ruan vlerën e pasurisë, madje edhe mund të sjellë fitime shtesë.
Këtë filozofi investuese e aplikojnë të gjitha bankat qendrore të botës, të cilat në vitin 2004 në trezorët e tyre kishin të deponuar 19 për qind të rezervave botërore të arit. Këtë rregull e përcjellin edhe kompanitë investuese, të cilat 10 për qind të parave dhe të pasurisë së klientëve të vet e investojnë në ar.
Situata e trazuar në tregjet e financimit, ku indekset u zhvlerësuan javën e kaluar me 4% rritën vlerën e arit në tregun fizik, në nivelin më të lartë në histori të 1 mijë e 813.79 dollarë për onz, ndërkohë që ari amerikan në tregun e ardhmërive u rrit në nivel rekord të 1 mijë e 817.60 dollarë për onz./zeri/
Rezervat shtetërore të arit
Serbia 13.1 tonelata ar
Sllovenia 3.2 tonelata ar
Shqipëria 1.6 tonelata ar
prandaj behet lufta greqia te kete nen vete ekonomikisht shqiperine e serbia kosoven i llogarisin hijenat.
Po normale, vetem ne kemi ngelur ne shekuj koqe kandari nga kjo ane !
sote ne mengjez ari arriti kulmin1890 .S EDHE ARI ZI ulje
Sa flori pati Shqiperia ne vitin 1990 dhe sa flori ka tani????????????????.Kjo gje duhet te behet publike.Ska mundesi qe Shqiperia te kete trashegu vetem 1600 kilogram ar nga sistemi socialist.Ku eshte ari???????????????se ariun BERISHA e dim ku eshte.
sa ar prodhonte shqiperia ,120 kgne vit ne rrubik por me sistem komunist eshte = mut sepse nuke ka zhvillim te sistemit privat qe do te thote imunitet pra pa antibiotik por hane horrat e punojne qorrat o debila per 45vjet sa ar do kishim ne jeni ne gjindje ta kuptoni joooooooooooooooooooooo ……… por e dinit qe jemi drejte humneres dhe thonit jemi te paret ,porrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr nga fundi dhe sot beni ce komente te pa vleraaaaaaaaaaaaaaaaaaa. ne kemi nje fjale te vjeter e cila eshte e jona .UN JAM TU TETHANE SHE UKU TI SHE GJURMET per deri sa kohe ven ne dyshim identitetin kometar do ngelesh gjithmon i pa zhvilluar te hy ta shpjegoj nuk ja vlen por i thash njerit pse bleve foristade qe te me tregosh qe ke makin te mire po ju jeni tre qe ikni ne pune ,te tjeret me biqiklet nqs dikush te ofron nje makin ske leverdi se do ngelen te tjeret pa pune ATEHERE SKA ZHVILLIM NGELESH FUKARA DHE PASTAJ TA KA MARRE ARIN SALA E RAMA
Po sa pyetje naive beni more te nderuar? Po kaq shpejt harruat qe arin e vodhi ilir floriri? Arin shqiptar mund ta kerkoni te rri midis cicave te monika kryemadhit, bile ka edhe nje zinxhir ne kofshen e djathe, po ate e vendos ku eshte me dashnor, nuk e ka per ilir kokqypin.
Po ari i Shqiperise u vodh kur ishte PS-ja ne pushtet ne kohe te Nanos dhe Ilir Metes
Arin e harruat qe u vodh ne Kerrabe…pastaj bene sikur denuan nja dy roje te mjere atje…Keshtu eshte kjo pune shtet pa zot. Thuhet nen ze qe ne ate kohe dore ne vjedhjen e arit ka pas Ilir Meta. madje iu vu edhe epiteti Ilir Floriri…Deri me sot, kjo gje ka mbetur e patrazuar, asnje hetim nuk eshte bere, asgje publike…madje edhe media ne kete pike ka qene shume e paangazhuar…Sdo ishte keq te dinim ca me shume rreth kesaj ceshtje..