Buhler: E dashura ime, jugosllave!

12 Gusht 2011, 12:07Rajoni TEMA

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler përgënjeshtron raportimet për lidhjen e tij me një shqiptare të re. Ai i ka rrëfyer tabloidit serb me pronar  gjerman, “Alo”, jetën e tij private, dhe e ka quajtur fushatë të ndyrë atë që po bëhet ndaj tij.

”Krejt ajo çka po shkruhet këto ditë është një fushatë e ndyrë kundër meje! Fillimisht, thanë se jam në lidhje me një shqiptare të re, pastaj se kam fëmijë me të…Asnjë nga këto nuk është e vërtetë. As nuk është e vërtetë se partnerja ime ka lidhje familjare me Hashim Thaçin. Për vite të tëra jam në lidhje me një grua nga Gjermania, me të cilën jetoj. Ajo nuk është shqiptare e re, por një grua 50 vjeçare. Dhe, ta dini se ajo ka lidhje jugosllave, transmeton shkrimin INA. Nëna e saj është malazeze, e ajo ka të afërm në Serbi, Bosnjë, Kroaci, Malin e Zi…Ajo është, nëse mund të them, përfaqësuese tipike e ish-Jugosllavisë”, ka rrëfyer Buhler.

Buhler ka hedhur poshtë raportimet e gazetës Press të Beogradit që thotë se ka biseduar me ish-gruan e tij Helga, duke thënë se ai nuk njeh asnjë Helga, dhe se me gruan e parë është ndara para 20 vjetësh.

Ai nuk akuzon as Prishtinën as Beogradin për propagandën. “Spekulimet se jam në lidhje me një të afërme të Hashimit Thaçit kanë dalur edhe në mediat e Beogradit edhe të Kosovës. Por, e them edhe njëherë – nuk ka asnjë të vërtetë këtu! E di se pozita ime është e palakmueshme, sepse momentalisht ndodhem mes dy zjarresh – Prishtinës dhe Beogradit, prandaj nuk më habit fakti se ka tentime që dikush të më diskreditojë dhe të vë në pikëpyetjen kredibilitetin dhe paanshmërinë time”, ka thënë Buhler

Klan Kosova raportoi fillimisht se Buhler ishte në lidhje me një vajzë shqiptare, e më pas tabloidi Press i Beogradit tha se e dashura e gjeneralit Buhler është e familjes së bashkëshortes së kryeministrit, Lumnie Thaçi.

5 komente në “Buhler: E dashura ime, jugosllave!”

  1. Rozafa says:

    I mjeri ti o qyqar me grua jugosllave, sigurisht edhe mburresh me gruan jugosllave qe ke, ka me ta ngren koken ajo ty, se e gjithe bota e di qe jugosllavet jan njerz kanibal.

  2. bullshit says:

    prandaj nuk e rruan shum ky per ceshtjet dhe terrorin serb ne kufi dhe ne teresi ato kosovare

  3. Cakalli7 says:

    kaq qe edhe ajo barsaleta qe ish martuar me nje turke nga prizreni gjermoni. Pak kurva ruse, polake e serbe bjone ka qe te ndaterrohej me nje jevge ky (te priste edhe zhapen e loqes, te merrte edhe sixhade me vete). Ngushellime selefeve ne vecanti rajmonda arapes ne amerike

  4. Cakalli7 says:

    =kaq qe edhe ajo barsaleta qe ish martuar me nje turke nga prizreni gjermoni. Pak kurva ruse, polake e serbe bjonde ka qe te ngaterrohej me nje jevge ky (te priste edhe zhapen e loqes, te merrte edhe sixhade me vete). Ngushellime selefeve ne vecanti rajmonda arapes ne amerike

  5. Bajram Begi says:

    Prandaj e ndriti situaten ne veri zoti Buhler se e paska gruan serbe.Po ti fol mor shoq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje