Përçahen serbët. Huliganët: Stefanoviçi na ftoi të djegim e të vrasim

8 Gusht 2011, 12:42Rajoni TEMA

Plas sherri midis serbëve. Informatat nga terreni bëjnë të ditur se përçarja midis serbëve është thelluar dukshëm, me zhvillimet  fundit në veri të Kosovës.

Bashkëpunëtorët e portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se në mënyrë të drejtpërdrejtë janë kërcënuar Stefanoviçi, Bogdanoviçi dhe katër kryetarët e të të ashtuquajturave komunat serbe të veriut, nga krerët e krimit, si Zvonko Veseloviç.

Veseloviç ka thënë se nëse do të arrestohej ky dhe udhëheqësit tjerë të  krimit të organizuar në veri, atëherë do t’i bëjë publike faktet që kanë për thirrjen për djegie të pikave kufitare, krijimit të barrikadave, financimit të tyre si dhe mobilizimin në Veri.

Merret vesh se pikërisht nga Borko Stefanoviçi, Goran Bogdanoviçi dhe liderë të tjerë serbë, këta huliganë janë thirrur për të djegur, mobilizuar dhe organizuar krejt trazirat në Veri.

Duket se Beogradi ka dërguar mbrëmë mesazhin e qartë se serbët nuk kanë rrugëdalje tjetër dhe se krerët e krimit, duhet kinse “të sakrifikohen nga Beogradi për ta qetësuar situatën dhe për ta vënë në vend krejt atë që kanë shkatërruar në veri”.

 

1 komente në “Përçahen serbët. Huliganët: Stefanoviçi na ftoi të djegim e të vrasim”

  1. anastasi says:

    hahahahahaha po hajne njeri tjetrin te hajne me mire grekun duke u bere cakej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje