Pjesëtarët e Policisë së Serbisë në veriun e Kosovës

5 Gusht 2011, 11:07Rajoni TEMA

Televizioni KTV ka sjellë fotot dhe emrat e pjesëtarëve të MUP (Ministria e Brendshme) të Serbisë, të cilët besohet se janë përfshirë në dhunën e ditëve të fundit në veriun e vendit.

Burime të njohura me zhvillimet i kanë thënë KTV-së se dyshohet që pjesëtarë të MUP-it serb dhe biznesmenë serbë nga po kjo anë, në lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë në Beograd, qëndrojnë prapa shumë ngjarjeve të ndodhura në veri, përfshirë vrasjen e policit Enver Zymberi, djegien e pikës kufitare në Jarinjë dhe bllokimet e rrugëve.

Këto burime shumicën e ngjarjeve i kanë lidhur me biznesmenin e derivateve të naftës në veri, i njohur me nofkën Zvonko. Për këtë të fundit burimet kanë treguar se ka qenë në shoqërim të vazhdueshëm me Borko Stefanoviqin dhe Goran Bogdanoviqin. Madje thuhet se Zvonko është parë të ketë bërë rojë gjatë takimit që është zhvilluar ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Bühler, me Stefanoviqin e Bogdanoviqin.

Po ashtu, sipas këtyre burimeve, një numër tjetër i të dyshuarve për dhunën në veri janë pjesëtarë të MUP-it serb. Gjorgje Dragoviq, Dragan Baboviq, Milan Ivanoviq, Ivan Aksentijeviq, që të gjithë dyshohet të jenë pjesë e MUP-it serb në veri.

Në listën e të dyshuarve besohet të jenë edhe disa nga të ashtuquajturit Rojat e Urës. Megjithëkëtë, organi i cili po punon në zbardhjen e shkaktarëve të dhunës në veri, EULEX-i nuk ka pohuar e as mohuar nëse ndonjëri nga emrat e përmendur më lart janë pjesë e hetimeve ose jo.

 

7 komente në “Pjesëtarët e Policisë së Serbisë në veriun e Kosovës”

  1. zana19 says:

    Serbet, me gjithe perpjekjet per te krijuar nje imazh te permiresuar dhe demokratik ne Europe, e treguan veten se cfare nazistash jane.

    1. albaniafirst says:

      Ujku qimen e nderron, por zakonin se harron

  2. AlbinoBlackSheep says:

    Zvonko eshte pronari i nje prej bordellove serbe ne veri te Mitrovices ku Gerard Galluci ish kreu i UN per Kosoven kalonte pjesen me te madhe te kohes.Per ata qe nuk jane familjare me pozicionin e Gallucit tani.Ai eshte bere pjese e lobit serb kunder pavaresise se Kosoves.

  3. Slayer says:

    Po pse na thoni ne more gazetar, thoni atyre Bacave te U,C,K-se qe jane pa pune, jepuni ate qe ata dine mire ta perdorin (snajper) e t’ja ngrej komet perpjete serbit.. Do thoni ju se do hidherohet Sala, epo c’ti besh ne lufte humbin dhe vllezer or sal

  4. drini says:

    nuk besoj se obama do bej ate qe beri klintoni prandaj duhet pasur shum kujdes me ariun dhe me shum kujdes te ken ata qe votojn ne te dy krahet e kufirit

  5. D_malesia says:

    pjestare te policise serbe ne veri te kosoves ? jane ne token e tyre . kurrgje e re …………

    1. kali kuq e ka nji huq says:

      hahahaha,ike ore grek bytheshqepur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje