Marrëveshja e KFOR-it me serbët e papranueshme për Qeverinë e Kosovës

4 Gusht 2011, 11:39Rajoni TEMA

Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson të papranueshme draftmarrëveshjen e prezantuar në opinion, të arritur në mes të gjeneralit të KFOR-it, Erhard Buehler dhe zyrtarit serb, Stefanoviq, të përmbledhur në tri pika- thuhet në një komunikatë të Qeverisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, duke respektuar plotësisht ushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur e autonom në vendimmarrje, njofton opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar se kjo draftmarrëveshje është e papranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e parealizueshme në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Më tej bëhet e ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës do të respektojë në përpikëri masat e reciprocitetit me Serbinë.

Qeveria mirëpret përpjekjet e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, detyra këto në përputhje me mandatin që e ka KFOR-i.

“Për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e para 25 korrikut”, përfundon komunikata.

Edhe në takimin ndërmjet kryeministrit , Hashim Thaçi dhe komandantit të KFOR-it, Erhard Buher, kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk ka kthim në gjendjen para 25 korrikut por vetëm respektim të Kushtetutës dhe të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për veriun./kohaditore/

6 komente në “Marrëveshja e KFOR-it me serbët e papranueshme për Qeverinë e Kosovës”

  1. Rani says:

    Perfundimisht pa vrare ndonje serb nuk ka qetesi dhe as keto kforet as eulexet s’bejne pune se ne fund te fundit s’çajne bythen shume ata mjafton te kete qetesi. Mire ka bere qeveria e Kosoves qe ka deklaruar se s’ka kthim prapa se keshtu do ta kuptojne edhe keta eulexet dhe kforet se s’ka perralla me.

    1. homer simpsons says:

      Rani Kosoves ja futi OKB me planin e 6 pikeshit.

      1. raimoondi says:

        Kosova po ja fut vetes –Kosova duhet te armatoset –Vajti 12 vjet shtet dhe qeveritaret e Kosoves nuk kerkojne te blejne armatime dhe te krijojne ushtrine e tyre kombetare

        –Sepse pa ushtri nuk te perfill njeri –dhe nuk do vijne te tjeret te te mbrojne ty gjithmone

        -A jane normale ata qeveritaret e Kosoves qe nuk kerkojne te armatosen , dhe t e kene ushtrine e tyre kombetare si cdo shtet i pavarur———-

        -Thaci ka folur shume bukur , por Thaci nuk ka ushtri …..!!!!!-

        –Atehere KFORI-i nuk ta mer parasysh fjalen dhe e ben ligjin vete , dhe ti nuk ke se cfare te besh —
        ——-Je shtet pa ushtri –Kjo eshte skandal !!!!!!—

        —–Kosova duhet urgjentisht te krijoje ushtrine e saj , dhe ta amratosi me arme moderne
        –Pastaj i ka peshe fjala dhe ata serbet atje ne veri behen pula

        —-Por pa s’pati ushtrine e saj do kete probleme shume …

        1. Cakalli7 says:

          o trim i adhafit po ti akoma ketu je, une te dija sikur vajte te leftoje me serbet, apo u dh.. edhe erdhe prape ketej si “i plagosur”

  2. Arian says:

    Serbet ngriten nje kryq dhe zgjidhen gjithcka,ju pranua kontrabanda,tani shqiptareve ju ngelet te gjejne dhe ata dicka qe tju kundervihen serbeve,zgjidhja eshte shume e thjeshte po varet nese ka vullnet politik populli kosoves e nese nuk ka ta gezojne pushtimin e dyte ate ekonomik e te paguajne serbet e te mbajne celesin e kashtes.flm

  3. Cakalli7 says:

    O si more nuk e hengren kete koqen e ullirit as amerikanet e kforit.
    Merrni nje dore arape te hamasit tani ti keni per lufte.
    Sa here kam thene qe duhet ndare kosova qe te mos kene gozhden e nastradinit serbet aty, po arapet kujtojne se eshte ngjallur baba sulltani.
    Mbajini ato copa serbie me zor se prape do u sjellin sebet ne morine kesaj radhe lakuriq fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje