Thaçi po humb kontrollin mbi partinë

2 Gusht 2011, 12:25Rajoni TEMA

Një konflikt i hapur mes figurave kryesore në PDK, të cilin kryeministri Hashim Thaçi mund të mos ketë shkathtësinë e duhur për ta zgjidhur, ia kërcënon atij kontrollin mbi partinë. Disa emra vendimtarë të partisë janë bërë haptazi armiqësorë ndaj kryeministrit, duke u përpjekur që koalicionin e tij qeveritar ta nxjerrin nga binarët dhe duke e turpëruar atë përmes refuzimit të hapur të kërkesave të ndryshme nga mbështetës të rëndësishëm ndërkombëtarë, shkruan Prishtina Insight, transmeton Indeksonline ..

Burime të afërta me Limajn sugjerojnë se Thaçi, përkundër shfaqjes mbështetëse në publik, në fakt donte ta largonte Limajn nga skena, ndoshta për shkak të xhelozisë ndaj popullaritetit të tij.

“Ai (Limaj) nuk ka folur me Thaçin ose Kadri Veselin (ish-udhëheqës i SHIK-ut) me muaj të tërë, tha burimi brenda partisë.

3 komente në “Thaçi po humb kontrollin mbi partinë”

  1. Glauku says:

    Sot, gjèja mè e pa vlerè èshtè ngjallja e njè konflikti apo mos marrèveshje midis shqipètarève. Dhe ajo mè shqetèsuesja kur njè gjè e tillè ndodh nè rradhèt e bashkèpunètorève tè Thaçit. Ato qè nxisin njè veprim tè tillè nè tè tilla situata , janè tè pa pèrgjegjshèm, mendje lehtè, gati gati tè shitun. Atdheu kèrkon tè tjera gjèra nga ju dhe nga ne vèllezèr shqipètarè.

  2. Brazili says:

    Eshte mentalitet shume i keq i yni.Edhe shkrimi i mesiperm behet pale me mendimin se nuk duhet humb kontrolli mbi partine,me menyren si shkruan,se duhet te jesh “shume i zoti” (ne i themi ne bir kurve me simpati) qe te mos e humbesh ate,d.m.th. duhet te jesh nje diktator, si Sala p. sh.,qe te mbash partine,qeverine,shtetin,pushtetin mundesisht ta mbash mire me rrena edhe me Europen dhe Usa-n. Ky eshte profili i ri i politikanit te sotem qe po predikon dhe praktikon evropa dhe usa tek ne,dhe ndoshtane Ballkan.Po ti marresh te gjithe politikanet ne Ballkanin perendimor,te gjithe pa perjashtim jane me probleme,te gjithe jane perlyer ne afera korruptive multi milioneshe ne euro dhe bota pak a shume i toleron.Ky lloj sistemi qe po konsolidohet eshte dhe do te jete me pasoja te tmerrshme per vete keto popuj qe mbajne keto lloj politkanesh..

  3. Kosovari says:

    E kishin pasë pyetur një plak se cili nga kandidatët e meriton të zgjedhet. “Kur po i shoh se qysh janë ,” ishte përgjigjur plaku, ”shyqyr që vetëm njëri prej tyre mund të zgjedhet.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje